Content deleted Content added
Arbër Hitaj gazetar, drejtues i emisionit PASSPORT
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 23 dhjetor 2017 13:20

Arbër Hitaj është gazetar shqiptar dhe drejtues i emisionit që flet për diplomacinë, ekonominë dhe politikën PASSPORT.

Fillimin e karrierës e ka patur në Janar 2007 në Radio Televizionin ORA NEWS, duke punuar si gazetar për lajmet nga rajoni dhe bota.

Nga viti 2008 deri në 2011 ka punuar si gazetar dhe redaktor I lajmeve nga rajoni dhe bota dhe me pas në sektorin e politikës në TV KOHA.

Prej 2011-2014 ka punuar në televizionin e njohur NEWS 24, duke mbuluar sektorin e politikës dhe duke kryer një sërë intervistash dhe lajme të rëndësishme si marrëveshja e 1 Prillit 2013, mes PS-LSI etj.

Nga Shkurt 2014-Shtator 2015 ka punuar si gazetar i politikës në Televizionin A1 REPORT.

Shtatori 2015-Shtator 2017, ka punuar si Këshilltar për Mediat dhe Komunikimin në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës.

Në Tetor 2017, fillon emisionin PASSPORT në RTV SCAN, emisioni I fokusuar në raportet ekonomiko-politike dhe kulturore që Shqipëria ka me vendet e rajonit, të Bashkimit Europian e më gjerë. Të ftuarit e emisionit janë Ambasador të akredituar në Shqipëri, apo edhe ekspertë në diplomaci dhe ekonomi.

Gjithashtu Arbër Hitaj, numëron edhe një numër të madh artikujsh të publikuara në mediat më të njohura në vend, rreth diplomacisë, ekonomisë dhe integrimit në Bashkimin Europian.

Ai është diplomuar në Universitetin e Tiranës, dega “Shkenca Politike” në vitin 2008.

Zotëron shumë mirë gjuhën agleze, italiane dhe greke.