Mekami: melodi turke: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
U kthye versioni 1814697 i bërë nga Udha (diskutimet)folja meton faktin e kryem, nderkohe qe asht detaj autobiografik. Riformuloje nese din me ba artikuj perveç t'kenit lustraxhi
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 7:
Etimologjinë e ka nga arabishtja مَقَام, ''maqām'' që ngërthen në domethënie të dy kumtet po ashtu. Në dukje titulli mëton vetëm kumtin e dytë, por me veprën kuptohet se autori ka mpleksur qëllimisht të dy kuptimet që fjala ka si në gjuhën amë, si në gjuhën pritëse.
 
==PërkushtimiPërshkrim ==
Trebeshina ua kushton këtë roman paraardhësve të tij, kalorësve turq Durasit dhe Balit nga Surahani<ref>{{cite book|last1=Trebeshina|first1=Kasëm|title=Mekami|date=2016|publisher=[[Sh.B. Buzuku]]|location=Prishtinë|isbn=978-9951-08-218-1|page=5}}</ref>, të cilët u vendosën në Shqipëri në vitin [[1417]] gjatë kohës së sulltan Mehmetit I.
 
==Përmbajtja ==
Ngjarjet e librit fillojnë me prishjen e një mekami në vitet '60 në një fshat të Shqipërisë. Më tej shfaqet fantazma e një turku "trim dhe fisnik" që rrëfen historinë e Mekamit dhe fitoren e turqve në [[Beteja e Beratit (1455)|Betejën e Beratit]] me të cilën ai është krenar. Turqit glorifikohen për virtytet dhe fitoret e tyre, kurse tokat shqiptare i konsideron të turqve. Turku paraqitet si fisnik dhe paqësor në paqe dhe trim në luftë ndaj shqiptarëve të fëlliqur dhe të pabesë. Libri përshkohet fund e krye nga një ton fyes dhe frymë përçmuese ndaj shqiptarëve dhe historisë së tyre. Shqiptarët madje janë aq të ulët sa ua fusin turqve në shtrat vajzat e tyre. Ata paraqiten si tradhtarë dhe humbës që shërbejnë si gjellë për qentë.<ref name="Bejko">{{cite book|last1=Bejko|first1=Sadik|title=Disidentët e rremë|date=2007|publisher=Botimet 55|location=Tiranë|isbn=987-99943-56-19-5|pages=156-157}}</ref>
 
== Kritika letrare ==
“Mekami” rrëfen duke u pranvënë dy realitete në një distancë të largët kohore, ai i afërti i viteve `60-`70 të shek. XX, dhe një tjetër i shekullit XV. Është një nga ballafaqimet më të ashpra të Kasëm Trebeshinës me vetveten, me njeriun dhe me historinë shqiptare<ref>Maçi E., ''Trebeshina si romancier,'' Tiranë: Global Challenge, Nr. 11, 2014. fq. 70-77.</ref>.
 
Sipas përkthyesit të autorit në italisht, dr. Edmond Çali, Mekami është romani i vetëm i letërsisë bashkëkohore shqiptare që trajton pozitivisht pushtimin osman dhe në mënyrë negative figurën e Skënderbeut. Sipas tij, nëse prej këndvështrimit letrar vepra përbën një mospajtim me letërsinë zyrtare socrealiste, që gjente tek shek. XV shembullin për Shqipërinë Socialiste, prej këndvështrimit historik libri shpreh një ide shumë personale të autorit<ref>{{It}} Çali E., ''Il dissenso in Albania durante il periodo comunista,'' Besa-Fede, mars 2010.</ref>.
 
=== Kritika joletrare ===