[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 38:
Përmendet së pari si fshat i Nahijes së Lumës, në vitin 1571 (me 9 shtëpi të krishtera dhe 3 të myslimanizuara). Në vitin 1591 Kukësi kishte 11 shtëpi të krishtera e 6 të myslimanizuara. Në vitin 1610, arqipeshkvi i Tivarit, M. Bici, e shënon '''Coccus, Vila di Cocus''', me rreth 50 shtëpi, prej tyre 5 myslimane e të tjerat të krishtera (katolike) dhe si qendër peshkatare dhe e një garnizoni të avancuar turk. 30 vjet më vonë dëshmohet me 50 shtëpi, një kishë të rrënuar dhe shumicën e banorëve të myslimanizuar. Më 1633, P. Mazreku, edhe ky arqipeshkv i [[Tivar]]it, përmend Vaun e Kukut. Mortaja e vitit 1689, shoi shumë vendbanime dhe kjo bëri që kjo zonë të braktisej për një kohë të gjatë deri s në gjysmën e parë të shek. XVIII u ripopullua me banorë nga fshati Osmanaj me mbiemer Cena dhe Palushi ku permenden Genc Palushi Patriot Palushi bile bile thone edhe per Bari Palushi [[Bicaj]]. Në këtë kohë u shfaq me emrin '''Drinabardh'''. Në vitin 1869 rishfaqet me emrin '''Kukusa'''.
 
Në vitet 1912-1921 u pushtua nga serbët, bullgarët dhe austriakët. Mori pjesë në luftërat kundër forcave serbe në vitet 1912-1913. Shumë banorë të tij u masakruan nga forcat serbe. Në vitin 1921 deputeti i parë i Kukësit zgjidhet '''Mustafë Lita'''. Deri në vitin 1922, kur përfshihet në Prefekturën e Kosovës, ishte një qendër e vogël ku hani ishte institucioni më i madh publik. Në vitin 1923 u bë qendër krahinore me 28 shtëpi e 186 banorë. Në zgjedhjet e vitit 1923, fiton grupi i majtë me përfaqësues '''[[Avni Rustemi]]n'''. Sulmohet më 16 qershor 1924 nga forcat kryengritëse të [[Bajram Curri]]t. Rimerret nga forcat qeveritare të Muharrem Bajraktarit në dhjetor 1924. Në gusht 1925, shpallet qendër e Prefekturës duke zëvendësuar [[Krumë]]n e [[Has]]it. Në këtë periudhë, popullsia e Kukësit shtohet në mënyrë të konsiderueshme me ardhjen e qindra familjeve nga [[Gjakova]] dhe [[Prizren]]i. Ata sjellin me vete tregtinë dhe tradita të reja gatimi e shërbimi, e shumë zeje.<ref>[http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/9310/Pergjithmone-me-endrren-e-Kukesit-te-vjeter Pergjithmone me endrren e Kukesit te vjeter<!-- Roboti gjeneroi titull për referencën -->]</ref> Largimi i qindra familjeve gjakovare nga Gjakova erdhi si pasojë e likuidimit të Zonës Neutrale të Junikut dhe pushtimit të Gjakovës nga forcat serbe, si pasojë e marrëveshjes mes qeverisë së Ahmet Zogut dhe qeverisë së Nikola Pashiqit. Gjatë kësaj kohe vijnë dhe shumë familje nga Gora. Në fillimin e viteve 30 shpallet bashki.
 
Në vitin 1935 shpërthen në Kukës, kryengritja anti-zogiste e drejtuar nga [[Muharrem Bajraktari]]. Shtypet me dhunë nga forcat qeveritare. Qyteti gjallërohet nga institucionet shtetërore, shkolla, shoqëria sportive '''Kosova''', banda muzikore, enti kulturor '''Djelmnia Shqiptare''', një rrjet shërbimesh publike dhe pazari i së dielës. Në mes të qytetit ngrihen ndërtesa e Prefekturës, busti i Mbretit Zog (zëvendësohet me bustin e Skënderbeut në vitin 1939), një lulishte dhe një pus. Fillon e merr pamje urbane. Në vitin 1938 kishte 1800 banorë.