[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga Medograd) dhe riktheu rishikimin 1681048 nga Aktron
Rreshti 55:
Në kohën e Rilindjes Kombëtare, qyteti Gjakova, sipas<ref>Sami Frashëri në [[b:Hipi Zhdripi i Gjuhës/Kro290/Kamus Al Alam|Kamus Al Alam]]</ref> [[Sami Frashëri]]t ishte qendër kazaje në shanxhakun e Pejës. Numri i popullsis në këtë kohë nuk dihej saktësisht por llogaritej që të kishte mbi 25 000 banorë nga të cilët së paku 17 000 të moshës madhore. Qyteti kishte disa shkolla fillore, biblotekën e qytetit dhe rreth 1.000 dyqane dhe godina, si hane, hamame. Rrethina e qytetit përfshinte 149 fshatra, shumica e të cilëve gjendej në Malësi. Gjatë kësaj kohe në arat e fushave dhe luginave pjellore prodhohej grurë, elb, tërshërë, thekër, misër, fasule, si dhe lloje ndryshme pemësh, perimesh. Në malet e saj gjindeshin shumë kullota, ku mbaheshin dhen, dhi dhe bagëti të tjera.
=== Pushtimi serb dhe luftërat botërore ===
Pushtimi serb i Gjakovës filloi në nëntor 1912 dhe u ndërpre në vitet e Luftës së I Botërore, për të rifilluar në vitet 1920. Pushtimi përfundimtar ndodhi pas likuidimit të Zonës Neutrale të Junikut, si pasojë e marrëveshjes mes qeverisë së Ahmet Zogut dhe Nikola Pashiqit. Kjo solli dhe shpërngulje me dhunë të qindra familjeve gjakovare, të cilat u vendosën aty ku është sot Kukësi i Vjetër, duke formuar qytetin e Kukësit në 1925-ën. Me dhjetëra familje të tjera gjakovare u vendosën dhe në Shkodër, Tiranë e qytete të tjera të Republikës së Shqipërisë. Gjatë periudhës së Luftës së II Botërore kur Gjakova ishte pjesë e Mbretërisë së Shqipërisë nën pushtimin italian, pat kthim të ca familjeve që ikën nga pushtimi serb, për të ikur përsëri në dimër të vitit 1944 e pranverë të vitit 1945 me rikthimin e forcave serbe në Gjakovë.
 
=== Koha nën Jugosllavi dhe lufta çlirimtare ===