Historia e Skënderbeut: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 46.99.78.159 (diskutimet) në versionin e fundit nga Wichren.
ne kete citat ka m kuptuar se fanoli e ka pershkruar skunenderbe
Rreshti 1:
Fan Noli botoi "Historin e Skënderbeut", e cila gëzoi menjeherë një popullaritet të jashtëzakonshëm dhe u mësua gati përmendsh nga nxanësitnxenësit e shkollave në atdheun e lirë. Ati
iAt Martin Sirdani mblodhi dhe botoi gojëdhanat e popullit mbi Skënderbeun. Më 1937 Thanas Gegaj i parashtroi Universitetit të Louvain në Belgjikë nji thezë doktorati në gjuhën frengjishte me titullin "L'Albanie et l'invasion turque au XVëme siëcle". Kjo u botue në formë libri me shpenximet e Universitetit. Mbas luftës së dytë botnore, pikërisht më 1947, Fan Noli botoi nji histori të Skënderbeut në gjuhën anglishte. Kjo asht nji vepër shkencore e nji niveli shum të naltë, sidomos për shënimet kritike mbi veprat e auktorve të shumtë që kanë shkruejtë mbi Skënderbeun, ashtu edhe mbi personalitetet dhe ngjarjet historike që kanë pasë lidhje me epopën tone kombëtare. Dobija ma e çmueshme e kësaj vepre qëndron në orvatjen e auktorit me dallue faktet nga legjendat dhe paragjykimet. Mjerisht, tue dashtë me interpretue ngjarjet historike mbas theoris marksiste, Imzot Noli sikur mundohet me e futë Skënderbeun në kallëpin e nji shefi gueriljesh të kohës sonë. Nga ana tjetër tue dashtë me korrigjue nji tregim të Barletit që i duket i gabuem, ai jep nji versjon të tijën që prish ndoshta nji legjendë, por nuk duket ma i bindëshëm.
Sidoqoftë, unë nuk kam pasë, as mjetet, as kohën me i studjue vet burimet origjinale. Prandaj e them menjiherë se ky kapitull asht bazue në veprat e Imzot Fan Nolit dhe të Thanas Gegajt me farë pak shtesa ose ndryshime nga burime të tjera. Fan Noli e zhvillon në historin anglishte të Skënderbeut që botoi mbas lufte. Po të jet e vërtetë kjo, atëherë del se Skënderbeu nuk u muer peng nga Sulltan Murati. Kurse të gjith auktorët e asaj kohe thonë me siguri se Skënderbeu kaloi disa yjet në oborrin e Sulltanit. Vet Fan Noli nuk e mohon drejtpërsëdrejti kët fakt. Them fakt, sepse përdryshe nuk shpjegohet se si Gjergj Kastrioti muer mbiemnin Isqender dhe titullin bej që ishte atëherë nji gradë në hjerarkin e ushtëris otomane. Nji tjetër pike që mbetet e pashpjegueshme në thezën e Imzot N.olit asht se si Skënderbeu kaloi njizet vjet në Shqipni mbas mundjes së Gjon Kastriotit dhe nuk muer pjesë në luftrat që u zhvilluen në tokën arbnore. 1 vetmi korrigjim me vënd që Fan Noli i ka ba historis së Barletit asht se, kur u muer peng nga Sulltani, Skënderbeu nuk ishte nji çilimi i vogël, por nji djal i rritun në votrën atnore, i cili kishte kuptue tragjedin e atdheut të sulmuen dhe të mposhtun nga nji fuqi e huej.