Vinçens Prennushi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 29:
U bë një ndër themeluesit e bashkëpunëtorët e grupit më të rëndësishëm të Opozitës Shqiptare, që në vitin 1923–24 formuan edhe fletorën e tyne “Ora e Maleve”, ku, At Vinçenci, ishte ndër penat më me vlerë të demokracisë që posa kishte lindur në [[Shqipëria|Shqipëri]]<ref name="fr" />.
 
Më 1924 botoi broshurën me 16 fletë "[[Ndër lamijet e demokracisë së vërtetë]]". At Vinçenci jepte mendime të sakta për një shtet të ëndërruar demokratik të tipit Përëndimor<ref name="avp">[http://www.arberiaonline.com/viewtopic.php?f=110&t=615 Monsinjor Prennushi]</ref>.
 
Me 19 Mars 1936 Selia e Shenjtë e emëroi peshkop të [[Zadrima|Sapës]], detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 1940, kur u emërua kryepeshkop metropolitan i Dioqezës së Durrësit, duke pasur nën administrim kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën. Mbas vdekjes së Imzot [[Gaspër Thaçi]]t, në Shkodër, më 26 Maji 1946, dhe arestimit të Don [[Mikel Koliqi]]t, famulltar i Shkodres, Imz. Prennushi u ngarkua me detyren e Primatit Katolik të Shqipërisë. Mbas vitit 1940, kur ishte edhe administrator i Tiranës, kishte përkrah Imz. [[Luigj Bumçi]]n, Don [[Shtjefën Kurti]]n, At [[Pjetër Meshkalla|Pjetër Meshkallën]], At [[Anton Harapi]]n, At [[Mati Prennushi]]n, Don [[Lazër Shantoja|Lazër Shantojën]], të cilët kanë lanë mbresa të pashlyeshme në jetën e kryeqytetasve. Gjendja e keqe shëndetësore e Bumçit, në vitin 1945 ndoshta, rëndoi punën e Imzot Prennushit, por fatmirësisht ky jo vetëm e kreu me nder detyrën e klerikut të devotshëm, por edhe nuk i la asgjë mangët Imzot Bumçit edhe në fushën politike dhe, pikërisht, në fazën më delikate të historisë përballë pushtimit fashist italian, atij gjerman dhe së fundit, atij sllavo-komunist jugosllav e rus, të vitit 1944.<ref name="fr" />
Rreshti 47:
 
== Vepra ==
Në vitin 1911 boton me ndihmën e arkeologut dhe historianit [[Carl Patsch]] në [[Sarajeva|Sarajevë]] “''Visaret e Kombit, Kangë gegnishte''", folklor i mbledhur dhe i rreshtuar prej tij<ref>Vozga R., ''"Libri Shqip 1555-1915"'', Biblioteka Kombëtare, Tiranë, 2010 fq. 296 ─ ISBN 978-99927-731-7-8. </ref>. Më 1918 botoi "''Fjala e Zotit''" si dhe ''romanzën në vargje'' "''Grueja shqyptare"'', e para vepër letrare e tij e botuar në shtypshkronjën françeskane. Më 1919, botoi dhe shfaqi në Shkodër dramën “''E tradhtuemja''”, një përshtatje në shqip nga T. A. Rolando. Në 1921, botoi përmbledhjen e njohur poetike: “''Gjeth’ e Lule''”, përmbledhje të cilën kritika e gjeti të bukur e delikate. [[Eqrem Çabej|Çabej]] e quajti "Poet i qytetit të Shkodrës"<ref name=":0">[[Lazër Radi|Radi L]]., ''Prennushi simbol i pastërtisë dhe i virtyteve shqiptare,'' Rilindja e Kosovës, 15 maj 1993.</ref>. Më 1931 boton dramën me pesë akte "Prej robnije në liri"<ref name=":1">Gjinaj M.; Mele M.; Elmazi M., [http://www.bksh.al/LibriShqip1913.pdf%7C ''"Bibliografi e librit shqip në fondet e Bibliotekës Kombëtare''"], Biblioteka Kombëtare, Tiranë, 2010 fq. 488 ─ ISBN 978-99927-731-8-5.</ref>. Më 1939 poezitë "Kuq e Zi" dhe "Ushtari i vogël" i përzgjidhet në një antologji arsimore për shkollën e mesme. Më 1941 i shkruan parathënien përkthimit të veprës së Manzonit, "Të fejuemt", nga At [[Mark Harapi]].
 
Qe pendë letrare dhe shkencore ndër fletoret me zë të klerit, ishte një drejtues i “[[Hylli i Dritës|Hyllit të Dritës]]”, ”Lajmtari i Zemrës së Krishtit”, “Zani i Shna Ndout” dhe ka lënë një kontribut të madh me broshura e letra baritore për moralin e shëndoshë fetar<ref name=":1" />.
 
Botoi përkthimin “''Fabiola''”, apoa “''Kishakisha nën dhe e mbimî'' ''dhe''” të [[Kardinal|Kardinalit]] [[Nicholas VissemanWiseman|Viseman]]. Përktheu gjithashtu [[Dante|Danten]] dhe sociologun [[Max Weber|Weber]]. Në vitin 1933, përktheu e botoi romanin “''Quo Vadis''” (Ku po shkon?) të [[Henryk Sienkiewicz|Sienkievicz]]. Në vitin 1939, përktheu dhe botoi romanin e Silvio Pelico-s “''Burgjet e mia''”<ref name=":0" />.
 
== Burimet ==