Dallime mes rishikimeve të "Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë i Universitetit të Tiranës"

ska përmbledhje të redaktimeve
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
No edit summary
== Historiku ==
 
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë i [[Universiteti i Tiranës|Universitetit të Tiranës]] është krijuar në vitin 1951, si pjesë e Institutit të Lartë Pedagogjik, që ka qenë institucioni i parë në Shqipëri për përgatitjen e mësuesve me arsim të lartë për shkencat shoqërore dhe natyrore. Me krijimin e Universitetit të Tiranës në vitin 1957, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë u bë një nga shtatë fakultetet. Fillimisht ai përbëhej nga degët e historisë (më vonë histori – gjeografi), gjuhë – letërsisë dhe të gjuhës ruse. Qysh atëherë ai ka pësuar zgjerime dhe riorganizime të shumta. Kështu, në vitin akademik 1960 – 1961 iu shtua dega e gjuhës angleze dhe më 1966 ajo e gjuhës frënge. Më 1972 degët e gjuhëve të huaja u shkëputën nga ky fakultet për të formuar Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ndërsa dy vjet më vonë të dy fakultetet u bashkuan në një të vetëm, për t’u ndarë sërish në vitin 1992.
 
Në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë kanë dhënë mësim personalitetet dhe shkencëtarët më të njohur shqiptarë në fushën e shkencave albanologjike, si: E. Çabej, A. Buda, M. Domi, Sh. Demiraj, S. Luarasi, N. Bulka, V. Kokona, I. Kadare, Q. Haxhihasani, S. Prifti, A. Kostallari, J. Xoxa etj.