[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 128:
|TBA
|}
 
= Cmimet e Fituara =
Gjatë gjithë karrierës së saj, Perry ka fituar 5 çmime të “American Music Awards”, 14 çmime “People's Choice”, 4 “Guinness World Records”.  Në shtator 2012, Billboard e quajti atë "Gruaja e Vitit". Nga maji 2010 deri në shtator 2011, ajo kaloi një rekord total prej 69 javësh rresht në “Top 10” të Billboard Hot 100. Ajo mban rekordin e 18 këngëve qe kane zene vendin e pare  në “Dance Club Billboard”.Billboard gjithashtu e quajti atë artistja e 15-të më të suksesshëm e “Club Dance” e të të gjitha kohërave. Në qershor të vitit 2015, kenga e saj "Dark Horse" u bë videoja e parë e një artisteje femër për të arritur 1 miliardë shikime ne “Vevo”. Muajin e ardhshëm, videoja e saj muzikore për "Roar" arriti në 1 miliard shikime ne “Vevo”, duke e bërë atë artisten e parë ne bote që të ketë me shume se 1 klip me 1 miliard shikime. Perry u shpall “Top Global Female Recording Artist” ne 2013 nga “International Federation of the Phonographic Industry” (IFPI). “Recording Industry Association of America” (RIAA), ajo është artistja e tretë më e shitur në Shtetet e Bashkuara te Amerikes, me shitjet e certifikuara prej 91.5 milionë personash. Ajo gjithashtu u bë artistja e parë që të ketë tre këngë me certifikatat “Diamond” nga “RIAA” me "Dark Horse", "Firework" dhe "Roar". Keto tre kenge, gjithashtu "E.T.", "California Gurls" dhe "Hot n Cold" kanë shitur, secili mbi 5 milionë kopje dixhitale. Gjatë gjithë karrierës së saj, Perry ka shitur me shume se 100 milionë kenge në nivel global, dhe është një nga artistët më të shitur muzikor të të gjitha kohërave. 
 
= Aktivitete te tjera =
 
=== Filantropi ===
[[Skeda:Katy Perry UNICEF 2012.jpg|parapamje|224x224px|Katy Perry ne eventin e organizuar nga UNICEF, ne dhjetor te 2013]]
Perry ka mbështetur organizata të ndryshme bamirëse gjatë karrierës së saj. Ajo ka kontribuar në organizatat që kanë për qëllim përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së fëmijëve në veçanti. Në prill të vitit 2013, ajo iu bashkua UNICEF-it për të ndihmuar fëmijët në Madagaskar me arsim dhe ushqim. Më 3 dhjetor 2013 ajo u emërua zyrtarisht si ambasadore e vullnetit të mirë të UNICEF-it, me një fokus të veçantë në përfshirjen e të rinjve në punën e agjencisë për të përmirësuar jetën e fëmijëve dhe adoleshentëve më të prekshëm në botë. Nje pjese e madhe e fitimeve nga biletat për turneun e saj “Prismatic” kane shkuar tek “UNICEF”. Në shtator të vitit 2010, ajo ndihmoi në ndërtimin dhe projektimin e strehimit të fondacionit Boys Hope / Girls Hope për të rinjtë në Baltimore, Maryland së bashku me Raven-Symoné, Shaquille O'Neal, etj. Katy në qershor 2014, u bashkua me Staples Inc. për një projekt të titulluar "Make Roar Happen", i cili dhuroi 1 milion dollarë, një organizate që mbështet mësuesit dhe burimit te fondeve në shkollat ​​publike. 
 
=== Politike ===
Në prill 2014, ajo mbështeti publikisht Marianne Williamson në fushatën e saj për rrethin e 33-të kongresional të Kalifornisë duke marrë pjesë në një ngjarje të shtypit politik. Ajo pranoi Kamala Harris-n në zgjedhjet e Senatit të Shteteve të Bashkuara në Kaliforni. Perry gjithashtu mbështeti publikisht ish-sekretaren e shtetit Hillary Clinton ne zgjedhjet presidenciale të 2016. Ajo realizoi së bashku me Elton John një koncert për mbledhjen e fondeve për Clinton në Nju Jork në mars te vitit 2016. Katy gjithashtu foli dhe u shfaq në Konventën Kombëtare Demokratike 2016 në mbështetje të Clintonit. 
[[Skeda:Hillary Clinton With Katy Perry At The I'm With Her Concert for Hillary Clinton at Radio City Music Hall (25380664861).jpg|majtas|parapamje|193x193px|Katy Perry dhe Hillary Clinton tek koncerti "I Am With Her"]]
 
=== Katy Perry Live: Witness World Wide ===
“Katy Perry Live: Witness World Wide” ishte një transmetim katër-ditor i YouTube nga këngëtarja Katy Perry që u transmetua mes diteve 8 dhe 12 qershor te vitit 2017. Perry jetoi per 96 ore në një shtëpi të stilit “Big Brother”, e vrojtuar 24 ore nga kamerat per te promovuar albumin e saj të pestë, “Witness”. Transmetimi i ketij formati filloi më 8 qershor dhe përfundoi me një koncert pa pagese më 12 qershor në Los Anxhelos.
 
Transmetimi live tregoi se Perry teksa bënte aktivitete në shtëpi, duke përfshirë ngrënie, duke luajtur me qenin e saj Nugget, duke fjetur, si dhe momente të tjera që morën një sasi të madhe të vëmendjes së medias. Gjatë një sesioni terapeutik një orësh, Katy u bë shumë emocionale ndërsa tregoi jetën e saj, duke përfshirë problemet me alkoolin dhe marrëdhënien e saj me prindërit e saj. Ky transmetim u vezhgua nga mbi 49 milionë individe, te cilet ishin nga 190 vende të ndryshme. Katy Perry Live: Witness World Wide u vleresua me vendin e 9 nga revista “Time” nga klasifikimi i 10 tv show-ve me te mire amerikan per 2017-en.
[[Kategoria:Këngëtarë amerikanë]]
[[Kategoria:Lindje 1984]]