Koha e bronzit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
{{për përmirësim}}
[[Skeda:Metallurgical diffusion.png|thumb|250px|PerhapjaPërhapja e metalurgjisë në kohën e Bronzit në [[Evropë]] dhe [[Anadollia]]. Zonat më të errëta janë më të vjetra.]]
 
Karakteristika themelore e kësaj'''koha epokee bronzit''' është lindja e metalurgjisë së bronzit, që i dha emrin dhe vetë epokës. Për zhvillimin e saj ndihmoi shumë dhe pasuria me bakër e vendit tonë, sidomos në zonat metalmbajtëse të Matit, të Kukësit, të Korçës etj.
 
Vendin kryesor në prodhimin e metalurgjisë e zënë veglat e punës dhe sidomos armët, siç janë sëpatat, drapërinjtë, shpatat, kamat, thikat dhe majat e heshtave e të shigjetave. Veglat dhe armët e reja nuk mundën të përjashtonin plotësisht nga përdorimi veglat dhe armët e traditës neolitike. Madje në periudhën e parë të bronzit ato janë ende të pakta e të dobëta, por gradualisht shtohen e përsosen dhe hyjnë gjerësisht në përdorim, duke ushtruar një ndikim të fuqishëm në veprimtarinë ekonomike e shoqërore të njeriut. Përsosuria e derdhjes dhe pastërtia e objekteve të prodhuara në fundin e epokës së bronzit arrin një nivel të tillë teknik, që dëshmon se gjatë kësaj periudhe metalurgjia e bronzit kishte arritur lulëzimin e saj të plotë dhe ishte kthyer në një zejtari të mirëfilltë. Midis këtyre prodhimeve meritojnë të përmenden sëpatat me forma karakteristike vendase siç janë sëpatat me emrin “shqiptaro-dalmate”. Krahas tyre qëndrojnë prodhimet vendase të imitacioneve egjeane ose me origjinë nga Evropa Qendrore, të tilla, si sëpatat dytehëshe të tipit minoik, shpatat e gjata të tipit egjean, sëpatat e tipit kelt, etj.
 
Vendin kryesor në prodhimin e metalurgjisë e zënë veglat e punës dhe sidomos armët, siç janë sëpatat, drapërinjtë, shpatat, kamat, thikat dhe majat e heshtave e të shigjetave. Veglat dhe armët e reja nuk mundën të përjashtonin plotësisht nga përdorimi veglat dhe armët e traditës neolitike. Madje në periudhën e parë të bronzit ato janë ende të pakta e të dobëta, por gradualisht shtohen e përsosen dhe hyjnë gjerësisht në përdorim, duke ushtruar një ndikim të fuqishëm në veprimtarinë ekonomike e shoqërore të njeriut. Përsosuria e derdhjes dhe pastërtia e objekteve të prodhuara në fundin e epokës së bronzit arrin një nivel të tillë teknik, që dëshmon se gjatë kësaj periudhe metalurgjia e bronzit kishte arritur lulëzimin e saj të plotë dhe ishte kthyer në një zejtari të mirëfilltë. Midis këtyre prodhimeve meritojnë të përmenden sëpatat me forma karakteristike vendase siç janë sëpatat me emrin “shqiptaro-dalmate”. Krahas tyre qëndrojnë prodhimet vendase të imitacioneve egjeane ose me origjinë nga Evropa Qendrore, të tilla, si sëpatat dytehëshe të tipit minoik, shpatat e gjata të tipit egjean, sëpatat e tipit kelt, etj
[[Skeda:Collier de Penne.jpg|thumb|250px| Një gjerdan i kohës së bronzit në [[:fr:Muséum de Toulouse|Muséum de Toulouse]]]]
Arritjet në fushën e metalurgjisë së bronzit ndihmuan veprimtarinë prodhuese dhe u bënë mbështetje për zhvillimin e degëve të tjera të ekonomisë, në mënyrë të veçantë të bujqësisë. Karakteri i saj ndryshoi edhe si pasojë e zhvillimit të blegtorisë. Rritja e numrit të kafshëve shtëpiake, si [[kali]], gjedhët dhe bagëtitë e imëta, që i gjejmë të përfaqësuara gjerësisht midis materialit kockor në shtresat kulturore të vendbanimeve të bronzit dhe në varrezat e kësaj kohe, solli me vete ndryshime thelbësore në bujqësi. Nga kopshtet e vogla, që rrëmiheshin me vegla të thjeshta prej briri e druri, kalohet tani në shfrytëzimin e sipërfaqeve më të gjera, që i punonin me parmendë druri, duke shfrytëzuar forcën tërheqëse të kafshëve. Tokat hapeshin me anë të djegies së pyjeve. Të shkriftuara nga zjarri i fortë dhe të pasuruara me plehun e hirit, ato ishin të gatshme për t’u mbjellë. Bujkut primitiv nuk i mbetej veçse të hidhte farën dhe ta mbulonte atë me një lërim të cekët. Kjo tokë nuk mund të shfrytëzohej për shumë vjet, sepse ngjishej dhe nuk mund të punohej më me veglat e thjeshta të kohës, prandaj bujqit hapnin toka të reja, gjë që i dha bujqësisë së bronzit një karakter ekstensiv.
Line 13 ⟶ 15:
Qeramika e bronzit të mesëm lidhet gjenetikisht me atë të bronzit të hershëm dhe riprodhon të njëjtat forma e sistem zbukurimi, por me një teknikë më të përparuar. Shfaqen tani dhe forma të reja, prej të cilave më karakteristike janë enët pseudominoike me dy vegjë të larta mbi buzë, sahanët me dy vegjë horizontale poshtë buzëve ose që ngrihen mbi to, etj.
 
Në bronzin e vonë prodhimi qeramikqeramikë rigjallërohet. Enët paraqiten me forma më të evoluaraevoluuara, më të pasura dhe më të përsosura nga pikëpamja teknologjike. Zakonisht enët me parete të holla janë të pjekura mirë dhe kanë ngjyra kryesisht të çelëta, okër, të kuqe dhe gri në të blertë. Në fillim kjo qeramikë është e thjeshtë, por në fazat e mëpastajme pasurohet me zbukurime të pikturuara me motive të larmishme gjeometrike. Tek qeramika më e hershme e këtij tipi, pikturimi është bërë pas pjekjes së enës dhe ka ngjyrë të kuqe të praruar, kurse më vonë ai bëhet para pjekjes dhe merr pastaj ngjyrën kafe me nuanca të ndryshme.
 
Në literaturën arkeologjike kjo qeramikë është pagëzuar me emrin “devollite”, nga emri i krahinës ku është zbuluar më parë. Por djepi i saj duket se është pellgu i Korçës, ku ajo kronologjikisht paraqitet deri tani si më e hershme. Këndej ajo përhapet pastaj në të gjithë [[Shqipëri]]në e Jugut dhe në krahinat fqinje të Maqedonisë, të Thesalisë dhe të [[Epiri]]t, ku datohet si më e vonë. Nga fundi i bronzit, në sintaksën gjeometrike të sistemit zbukurues të qeramikës “devollite” futen dhe elemente të zbukurimit mikenas, si rezultat i lidhjeve gjithnjë më të ngushta të kësaj treve me botën e Egjeut.
Line 25 ⟶ 27:
Megjithatë duhet thënë se lidhjet midis krahinave të ndryshme, qofshin këto të afërta apo të largëta, nuk ishin të rregullta, prandaj dhe shkëmbimi i produkteve midis bashkësive mbetet gjithnjë një gjë e rastit.
 
== Struktura shoqeroreshoqërore ==
 
Përparimet në degët e ndryshme të ekonomisë çuan në rindarjen e punës midis sekseve dhe për pasojë në ndryshimin e pozitës shoqërore të burrit dhe të gruas. Burri duke u marrë tani si me bujqësi e blegtori, ashtu edhe me prodhimin metalurgjik, zuri vendin drejtues në ekonomi e shoqëri, ndërsa roli i gruas u dobësua. Kjo solli ndryshime dhe në marrëdhëniet shoqërore, të cilat u shprehën në zëvendësimin e rendit gjinor matriarkal me atë patriarkal dhe në kalimin nga familja matriarkale me çifte në familjen patriarkale monogame, e cila u bë dhe bërthamë e shoqërisë fisnore të kësaj kohe. Brenda fisit ajo formonte një njësi të pavarur ekonomike e shoqërore. Pjesëtarët e saj i lidhte prona e përbashkët e familjes, prodhimi dhe konsumi i përbashkët. Të gjithë pjesëtarët e familjes ishin të barabartë midis tyre, kurse kryetari ishte i pari midis të barabartëve.
 
Line 36 ⟶ 37:
 
== Arti ==
 
Niveli i ulët i faktorëve të prodhimit dhe karakteri empirik i njohurive krijuan te njeriu primitiv një botëkuptim magjik-mistik për botën që e rrethonte dhe fenomenet e veçanta të saj. Mbi këtë bazë gjatë epokës së bronzit vazhdojnë të jetojnë rite e besime të trashëguara nga shoqëria neolitike siç është kulti i tokës-mëmë që vazhdon të ushtrohet edhe gjatë periudhës së parë të bronzit dhe që shprehet nëpërmjet figurave prej balte të pjekur, të cilat paraqesin gruan-mëmë, apo riti i flijimit dhe i varrimit të fëmijëve brenda territorit të vendbanimit, që i shërbejnë mbrojtjes nga fuqitë mistike keqbërëse, që vërtetohen me horizontin e bronzit të hershëm në Maliq dhe më vonë në grupin e urnave të shtresës së fundit të bronzit në Tren.
 
Shqetësimi për fatin e njeriut pas vdekjes krijoi tek njerëzit primitivë botëkuptimin e vazhdimit të jetës përtej varrit, që shprehet në këtë epokë me kujdesin e veçantë që tregohet për të vdekurin, për plotësimin e riteve të varrimit dhe për ndërtimin e vetë varreve. Krahas varreve të dysta të trashëguara nga neoliti, shfaqen në fillim të epokës së bronzit varret me tuma. Këto janë varre monumentale në formën e kodrave të vogla gjysmë sferike, të larta 1-4 m e me diametër 15-30 m, të ngritura me dhédhe e me gurë. Disa prej tyre kanë në bazë nga një ose dy unaza kufizuese me gurë, të cilat shërbenin si kufi për masën e dheut që hidhej mbi varret. Në qendër të tumës zakonisht është vendosur varri më i hershëm, për të cilin është ngritur tuma, kurse përreth e mbi të janë vendosur varre të tjera të mëvonshme. Arkitektura e varreve është e thjeshtë në formë gropash të rrumbullakëta ose katërkëndëshe të rrethuara e të mbuluara me gurë, apo arkash katërkëndëshe prej druri apo gurësh.
 
Varrimi bëhej duke e vendosur trupin me këmbë dhe me duar të mbledhura në pozicion fjetjeje. Kjo mënyrë varrimi e njohur që në neolit bëhet më karakteristike gjatë gjithë epokës së bronzit. Varrimi me djegie përkundrazi ndeshet më rrallë. Në këtë rast hiri dhe mbeturinat e djegura të trupit vendoseshin zakonisht në gropa të mbuluara me gurë ose me urna. Të vdekurit shoqëroheshin në varr me takëmin funerar, karakteri i të cilit përcaktohej nga seksi dhe pozita shoqërore e të vdekurit. Që nga bronzi i mesëm fillojnë të shfaqen dallimet midis varreve me inventar të pasur e të thjeshtë. Në disa raste të vdekurin e shoqëronin në varr edhe kafshë që adhuroheshin, siç është rasti i varrit qendror të tumës së madhe të Pazhokut, i cili krahas dy skeleteve përmbante dhe një kokë kau, kafshë kjo e lidhur me kultin e bujqësisë me parmendë, mjaft i përhapur si i tillë në botën e Mesdheut. Dy unazat bashkëqendrore me gurë të kësaj tume janë me sa duket, shprehje e kultit të diellit, që adhurohej nga përfaqësuesit e këtyre tumave si një fuqi jetëdhënëse dhe burim i prodhimtarisë së tokës.
 
Arti i kohës së bronzit është kryesisht një art i zbatuar i stilit gjeometrik, që përdoret në zbukurimin e qeramikës dhe më pak në prodhimet prej bronzi. Arti plastik, që përfaqësohet me figurinat skematike të gruas-mëmë paraqitet tani në rënie. Ai nuk ka veçse pak jetë gjatë periudhës së parë të kësaj epoke derisa më vonë zhduket krejt. Në bronzin e hershëm një rënie ka edhe në zbukurimin e qeramikës, por më pas, e sidomos në bronzin e vonë, ky art njeh një ngritje të re. Në qeramikën e tumave të Pazhokut ai është zbatuar në teknikën e incizimit. Motivet janë trekëndësha e rombe të vargëzuara me fushën e mbushur me vija të pjerrëta paralele. Në qeramikën “devollite” këto motive janë të pikturuara me tone pashkëlqim ngjyrë të kuqe apo kafe. Thurja e harmonishme e kompozicionale e tyre në enë me forma elegante përfaqëson një nga arritjet më të mira të artit dekorativ të epokës së bronzit.
 
Në prodhimet metalike zbukurimet janë të varfra. Vlerat artistike i shohim të shprehura më tepër në format e bukura të disa veglave, sidomos te sëpatat “shkodrane” e “shqiptaro-dalmate” të zbukuruara në mykat e tyre me stolisje plastike brinjësh, që hijeshojnë formën e zhdërvjellët të vetë objekteve.