[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
→‎Historia: plotesime
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 35:
Gjeografi arab [[Ibn Battuta|Ibn Batuta]] e përmend në qindvjetin e Xtë si një ngulim të rëndësishëm. Gjatë dy luftërave të perandorit [[Aleksi I Komneni]] kundër [[Robert Guiskard|Robert Guiskardit]] dhe Bohemondit, Vlora përmendet shpesh, ndërsa pas një përkatësie thuajse shtatëqindvjeçare bizantine, pushtohet nga [[Normanët në Shqipëri|normanët]] që e qeverisën vetëm katër vjet<ref name=":0">[[Eqrem bej Vlora|Vlora E]]. & [[Marie Amelie von Godin|Godin M]]., ''Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri,'' përkthyer nga [[Afrim Koçi]], Tiranë: 55, 2010, fq. 47. ISBN 978-99943-56-83-6</ref>.
 
=== Sundimati i Vlorës ===
Sundimati i Vlorës dhe i qytetit, krahinës dhe kështjellës së Kaninës ishte pjesë e Perandorisë Bizantine, i nënshtrohej pushtetit të një sebastokratori, që sipas [[Eqrem bej Vlora|Eqrem bej Vlorës]] e kishte selinë në kalanë e [[Ploç]]-[[Sevaster|Sevasterit]] (pranë [[Kudhës|Kudhësit]]), por në vitin 1205 ra nën pushtetin e [[Despotat|Despotatit]] [[Despotati i Janinës|të sapoformuar të]] [[Janina|Janinës]]<ref name=":0" />.
 
Kaloi në [[Shekulli XIV|shek. XIV]] nën sundimin e Balshajve. Ishte e dëgjuar për punimin e hekurit, të shpatave, të mëndafshit, për nxjerrjen e kripës etj.{{Cn}}
 
=== Sanxhaku i Vlorës ===
Osmanët e pushtuan këtë zonë më [[1417]] dhe kjo zonë ofronte portin e parë të pushtuar prej tyre në Adriatik. Në shekujt e mëvonshëm u bë edhe qendër sanxhaku, i cili u trashëgua gati pa ndërprerje nga [[Vlorat]], oxhaku i qytetit. Më [[1531]], kur sanxhakbej ish Kara Sinan Pashë Vlora, Sulltan Sulejmani i Madh vizitonte zonën dhe më gurët e Aulonës u ndërtua një kala afër detit (në vendin e stadiumit të sotëm) me trajtë 8-këndëshe, e përshtatur për artilerinë. Brenda kishte kulla 7-katesh e banesa. Mendohet se është projektuar nga arkitekt Sinani.{{Cn}}Kalaja njihet edhe si Kalaja e Skelës. Historiani turk Evlija Çelebiu e konsideronte Kalanë e Skelës si një nga mrekullitë e arkitekturës osmane dhe në të njëjtin nivel me Kullën e Selanikut. Zona në të cilën ishte e ndërtuar Kalaja e Skelës u deklarua Monument kulture në vitin [[1963]]. Në vitin [[1997]], KKRT e qytetit Vlorë dha leje ndërtimi edhe për këtë zonë të qytetit. Në vitin [[2000]] gjatë punimeve për hedhjen e themeleve të një pallati shumëkatësh u zbuluan pjesë të themeleve të Kalasë së Skelës. Ndërtimi vazhdoi dhe nuk u krye asnjë studim i materialit arkeologjik të zbuluar.<ref>Kalaja e Skelës : Në gropën e zezë të pallateve. Datë 17.04.2006 [http://www.shekulli.com.al www.shekulli.com.al]</ref> Një ndërtesë tjetër që shpreh lulëzimin kulturor është edhe [[Xhamia e Muradies]] [[1542]]. Në [[Shekulli XVII|shek. XVII]]-[[Shekulli XVIII|XVIII]] qyteti u bë përsëri një qendër e rëndësishme ekonomike-tregtare dhe port eksporti e importi. Ali Pasha e mori me [[1812]].{{Cn}}