Ndryshimi mes inspektimeve të "Gjyqësori i Kosovës"

ska përmbledhje të redaktimeve
'''Gjyqësori i Kosovës''' është tërësia qendrore e institucioneve të Republikës së Kosovës që ushtrojnë autoritet gjyqësor në Kosovë. Sipas [[Kushtetuta e Kosovës|Kushtetutës së Kosovës]], të vitit 2008, sistemi gjyqësor është i përbërë prej [[Gjykata Supreme e Kosovës|Gjykatës Supreme]] dhe të gjykatave vartëse, [[Gjykata Kushtetuese e Kosovës|Gjykatës Kushtetuese]] dhe të një institucioni të pavarur prokurorial. Gjykatat administrohen nga [[Këshilli Gjyqësor i Kosovës]].
 
== Gjykatat ==
 
=== Gjykata Supreme ===
Gjykata Supreme e Kosovës është organi (autoriteti) më i lartë gjyqësor në [[Kosovë]] dhe i cili ka juridiksion territorial në tërësinë e [[Republika e Kosovës|Republikës së Kosovës]]<ref>https://web.archive.org/web/20110527131240/http://www.kushtetutakosoves.info/?cid=1,249</ref> Selia e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës ndodhet në [[Prishtinë]]. <ref name="LGJ">LIGJI NR. 03/L-199 PËR GJYKATAT. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 79 / 24 GUSHT 2010 </ref>
 
Gjykata Supreme është kompetente për të gjykuar: kërkesat për të drejta të jashtëzakonshme kundër vendimeve përfundimtare të gjykatave të Republikës së Kosovës, siç parashihet me ligj; rishikimi i vendimeve të shkallës së dytë të gjykatave për çështje të kontestuara, siç parashihet me ligj; përcakton qëndrimet parimore dhe mjetet juridike për çështjet që kanë rëndësi për zbatimin unik të ligjeve nga gjykatat në territorin e Kosovës; Rastet e Agjencisë Kosovare të Pronës të përcaktuara me ligj; në Dhomën e Posaçme të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ose në rastet e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit sipas Ligjit; dhe çështje të tjera të parashikuara nga Ligji. Gjykata Supreme përfshin Kolegjin e Ankesave të Agjencisë Kosovare të Pronës dhe Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. <ref name="LGJ"/>
=== Gjykata e Apelit ===
Gjykata e Apelit është themeluar si gjykatë e shkallës së dytë me juridiksion territorial në gjithë Republikën e Kosovës. Organizimi i kësaj gjykate është si më poshtë:
 
=== Këshilli Gjyqësor i Kosovës ===
[[File:Kosovo Judicial Council Logo.png|thumb|Logo e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (Kosovo Judicial Council Logo)]]
'''Këshilli Gjyqësor i Kosovës''' është organ mbikëqyrës i cili synon të sigurojë pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit gjyqësor dhe administrimin e drejtësisë në [[Republika e Kosovës|Republikën e Kosovës]].
 
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) është organi më i lartë mbikëqyrës i Sistemit Gjyqësor të Kosovës dhe një institucion i pavarur përgjegjësia kryesore e të cilit është administrimi i gjithë sistemit gjyqësor. Qëllimi i përgjithshëm i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i mandatuar nga kuadri ligjor i aplikueshëm, është sigurimi i një sistemi gjyqësor të pavarur, të drejtë, apolitik, të aksesueshëm, profesional dhe të paanshëm, i cili reflekton natyrën multietnike të Kosovës, si dhe parimet e njohura ndërkombëtarisht, të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore.
 
Për të përmbushur këtë qëllim Këshilli Gjyqësor i Kosovës është përgjegjës për përzgjedhjen dhe propozimin e gjyqtarëve për emërim, për përpunimin e politikave për menaxhimin e përgjithshëm si dhe për reformën e sistemit gjyqësor. Këshilli Gjyqësor i Kosovës është institucioni, i cili vlerëson disiplinat dhe promovon gjyqtarët dhe gjyqtarët porotë. Për më tepër, Këshilli Gjyqësor i Kosovës është përgjegjës për menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të të gjitha gjykatave, për përpunimin dhe zbatimin e buxhetit të gjyqësorit dhe për ngritjen e gjykatave të reja dhe degëve të gjykatave. <ref>https://www.rks-gov.net/sq-AL/Republika/gjyqesia/Pages/SistemiGjyqesor.aspx</ref>
=== Këshilli Prokurorial i Kosovës ===
[[Skeda:Kosovo_Prosecutorial_Council_Logo.png|djathtas|parapamje|300px|Logo e Këshillit Prokurorial të Kosovës]]