Ndryshimi mes inspektimeve të "Dritan Hoxha (gazetar)"
ska përmbledhje të redaktimeve
Dritan Hoxha, i lindur në [[Kukësi|Kukes]] më 20 shtator 1968, u vendos prej vitesh në [[Tiranë]]. Familja e tij banoi fillimisht në [[Laprakë]], aty ku biznesmeni kaloi edhe fëmijërinë e tij nën kujdesin prindëror të Zyrasë, nënës së tij, ndërsa babai, Fiqiri Hoxha, vdiq në moshë të re. Fëmijëria dhe rinia e Dritan Hoxhës ishte e ngjashme me atë të bashkëkombësve të tij, e mbushur me problemet dhe hallet e zakonshme të çdo shqiptari. Në kohën kur Shqipëria ndodhej ende nën regjimin diktatorial, Dritan Hoxha bie në sy për pasionin e tij ndaj teknologjisë. Biznesmeni ishte bashkëshorti i Vjollcës dhe babai i katër fëmijëve, tri vajza, Lori, Sara e Redia si dhe djalit Itan Hoxha.
I lindur në
Historia e biznesit e Dritan Hoxhës lindi në vitin 1995 me krijimin e markës së kafesë, Lori Caffe, e njohur tashmë në të gjithë vendin. Por suksesi i biznesit të tij të parë, e ndihmoi të vinte në jetë pasionin e tij për median. Më 14 shkurt 1998 ai themelon Top Albania Radio, e cila ishte media që tregoi së pari idetë e tij inovatore. Për këtë arsye, shumë shpejt, kjo radio falë pasionit dhe përkushtimit të Dritan Hoxhës kaloi për nga audienca të gjithë të tjerat dhe u kthye në radion e parë dhe më të ndjekur në Shqipëri. Në fakt, Top Albania Radio ishtë shndërruar në një trend, një modë që kërkohej e ndiqej nga të gjithë shqiptarët, duke barazuar edhe në Shqipërinë e tranzicionit standardet me perëndimin.
|