Partia Komuniste e Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 2:
 
== Prapavija historike ==
Komunistët shqiptarë ishin kryesisht njerëz me nivel arsimor të ulët, të organizuar në grupe të vogla dhe të izoluar. Mospërputhjet mes tyre ishin të mëdha. Historiani jugosllav, [[Vladimir Dedijer]], thotë se [[Komintern|Kominterni]] kishte dërguar udhëzime për shpërndarjen e grupeve, në vitin 1937 dhe riorganizimin e tyre. Por udhëzimet nga lart nuk u respektuan. Komunistët shqiptarë, po prapë sipas Dedijer, përshkruhen si jo të gatshëm për sakrifica. Ata pretendonin se në Shqipëri nuk kishte proletariat, kështu që nuk e shikonin të mundshme ekzistencën e një partie komuniste. Në një letër për Kominternin, [[Koço Tashko]] i përshkruan se çdo grup komunist në Shqipëri kishte modelin e vet të marksizmit<ref>Hoxha Ç., ''Fillimet e diktaturës komuniste në Shqipëri,'' Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, 2013, fq. 9. ISBN 978-9928-168-11-5</ref>.
 
Indiferenca e komunistëve shqiptarë ndaj luftës mori fund në qershor 1941, kur Gjermania naziste prishi marrëveshjen me Bashkimin Sovjetik dhe nisi trupat ushtarake drejt Moskës. Detyra e parë e tyre ishte organizimi politik, por krijimi i partisë nuk ishte i lehtë. Në një letër për Kominternin, [[Koço Tashko]] i përshkruan se çdo grup komunist në Shqipëri kishte modelin e vet të marksizmit<ref>Hoxha Ç., ''Fillimet e diktaturës komuniste në Shqipëri,'' Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, 2013, fq. 9. ISBN 978-9928-168-11-5</ref>.
 
== Themelimi i Partisë Komuniste ==
Në formimin e PKSH-ës nuk u zgjodh udheheqësi i saj, por koordinator i degëve të partisë u caktua [[Enver Hoxha]] i cili ishte sekretar i partisë në Tiranë, por në mars [[1943]] në Konferecen e Vendit, E.Hoxha zgjidhet kryetar partie. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe çlirimit të Shqipërisë nga Italia dhe Gjermania, PKSH-ja merr pushtetin në dorë dhe E.Hoxha në këtë periudhë luante rolin e kryeministrit, ministrit të punëve të jashtme, ministrit të mbrojtjës dhe udhëheqte ushtrinë e vendit.