Ymer Dishnica: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
{{Kutia Politikan|Emri=Ymer Dishnica|Figura=Ymer Dishnica.jpg|Madhësia e Figurës=250px|Detyra=Kryetar i Kuvendit Popullor|Fillimi i afatit=1946|Mbarimi i afatit=1947|Paraardhësi=[[Tuk Jakova]]|Pasardhësi=[[Manush Myftiu]]|Datëlindja=21 shkurt 1912|Vendlindja=[[Dishnicë]], [[Perandoria Osmane]]|Datëvdekja=22 shtator 1998|Vendvdekja=[[Tiranë]], [[Republika e Shqipërisë]]|Kombësia=Shqiptare|Profesioni=mjek patolog|Shkolla=Universiteti i Lionit dhe i Parisit|Grada shkencore=mjek patolog|Partia=Partia Komuniste Franceze, Partia Komuniste e Shqipërisë|Bashkëshortja=Flora|Fëmijë=|Feja=|Nënshkrimi=|Nënshkrimi_madhësia=|Nënshkrimi_përshkrim=|Emblema=|Emblema_madhësia=|Emblema_përshkrim=|Detyra2=Ministër i Shëndetësisë|Fillimi i afatit2=23 tetor 1944|Mbarimi i afatit2=21 mars 1946|Paraardhësi2=[[Hamdi Sulçebe]] drejtor i përgjithshëm i shëndetësisë|Pasardhësi2=[[Medar Shtylla]]}}
{{Infobox person
| emri = Ymer Dishnica
| foto = Ymer Dishnica.jpg
| datëlindja = [[21 shkurt]] [[1912]]
| vendlindja = [[Dishnicë]], [[Korçë]]
| data e vdekjes =
| vendvdekja =
| kombësia = Shqiptar
| feja =
| profesioni = Mjek
| bashkëshortja =
| bashkëshorti =
| fëmijë =
}}
 
 
'''Ymer Dishnica''' ([[Dishnicë]], [[21 shkurt]] [[1912]] - [[Tirana|Tiranë]], [[22 shtator]] [[1998]]) qe anëtar i Partisë Komuniste Franceze, politikan dhe mjek shqiptar.
'''Ymer Dishnica''' u lind në fshatin Dishnicë më [[21 shkurt]] [[1912]], 4km afër qytetit të Korçës. Bir i denjë i një familje me tradita të shquara atdhetare e cila i ka dhënë Shqipërisë pesë dëshmorë, përfshi edhe një vëlla të doktor Y. Dishnicës. Ai është një nga veprimtarët më të shquar antifashistë të Shqipërisë. Ministri i Shëndetësisë i qeverisë të parë demokratike shqiptare. Antar i KQ i PKSh, antar i Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacional Çlirimtar. Arsimin fillor e nisi në vendlindje dhe përfundoi në Korçë, ndërsa arsimin e mesëm me rezultate të shkëlqyera e përfundoi në Liceun kombëtar francez të këtij qyteti (1932). Pas kësaj Ymer Dishnica u nis për në Francë ku do të studionte pë tetë vjet në Universitetin e Lionit dhe më pas atë të Parisit për mjekësi (1932-1941), duke u lauruar e specializuar për patologji. Më 2 gusht 1943 Ymer Dishnica në krye të delegacionit të Partisë Komuniste të Shqipërisë nënshkroi [[Marrëveshja e Mukjes|Marrëveshjen e Mukjes]] me [[Balli Kombëtar|Ballin Kombëtar]] në fshatin shqiptar të Mukjes për të bashkërenduar rezistencën shqiptare në Luftën e Dytë Botërore dhe për tu përgatitur për të ardhmen e Shqipërisë Etnike. Në vitin 1947, Ymer Dishnica, shkarkohet nga detyra e ministrit të Shëndetësisë dhe përjashtohet nga Partia Komuniste dhe filloi punën si mjek i thjeshtë në spitalin e Tiranës. Më 2 janar 1950, me vendim të posaçëm dëbohet familjarisht nga Tirana për në Berat ku punoi mjek në spital dhe në ambulancën e qytetit.
 
== Jeta ==
Lindi në fshatin e Dishnicës, 4 km afër qytetit të [[Korça|Korçës]], në grahmat e fundme të [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]].
 
Kreu arsimin e mesëm në [[Liceu Kombëtar i Korçës|liceun francez të Korçës]]. Më 1932-1941 studion me bursë të shtetit shqiptar në Fakultetin e Mjekësisë në [[Lion]] dhe në [[Parisi|Paris]], ku u laureua e specializua për patologji. Më 1933 pranohet anëtar i Partisë Komuniste Franceze. Prej vitit 1931 bashkëpunon me grupet antizogiste, ndërsa më 1933-1937 me gazetën "Populli" të Lionit dhe "Sazani".
 
Pas 7 prillit 1939 bën pjesë në Federatën e Shqiptarëve në Francë. Në nëntor 1940 u organizua në një celulë të PK-së po në Francë<ref name=":0">[[Kastriot Dervishi|Dervishi K]]., [[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet|''Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet'']], Tiranë: 55, 2012, fq. 118, ISBN 978-9943-56-22-5</ref>. Në gusht të 1941 kthehet në Shqipëri, ku nga 1942 e deri më 1944 ishte anëtar i Komitetit Qendror të [[Partia Komuniste e Shqipërisë|Partisë Komuniste të Shqipërisë]]. Mori pjesë në [[Konferenca e Pezës|mbledhjen e Pezës]], ku u zgjodh anëtar i kryesisë së Këshillit të Frontit Nacional Çlirimtar.
 
Më 2 gusht 1943 Ymer Dishnica në krye të delegacionit të PK-së nënshkroi [[Marrëveshja e Mukjes|Marrëveshjen e Mukjes]] me [[Balli Kombëtar|Ballin Kombëtar]] në fshatin e [[Mukaj (Bërxullë)|Mukjes]] për të bashkërenduar rezistencën shqiptare në [[Lufta e Dytë Botërore|Luftën e Dytë Botërore]] dhe për t'u përgatitur për të ardhmen e Shqipërisë etnike. Gjë që xhindosi Komitetin Qendror, pra vetë [[Miladin Popoviq|Miladin Popoviqin]], i cili kur e lexoi e grisi dhe ia hodhi [[Enver Hoxha|Enver Hoxhës]] në fytyrë<ref>Hoxha Ç., ''Fillimet e diktaturës komuniste në Shqipëri,'' Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, 2013, fq. 19. ISBN 978-9928-168-11-5</ref>.
 
Më 1943-1944 shërbeu si anëtar i sekretariatit të PKSH-së. Më 1944-1946 anëtar i KANÇ-it. Më 1944 e deri më 1946 kreu funksionin e ministrit të Shëndetësisë, pas këtij funksioni shërbeu si kryetar i Kuvendit Popullor. Nga viti 1946 e deri më 1950 u zgjodh deputet.
 
Përjashtohet nga Partia Komuniste dhe filloi punën si mjek në spitalin e Tiranës. Më 2 janar 1950, me vendim të posaçëm dëbohet familjarisht nga Tirana për në Berat ku punoi mjek patolog në spital dhe në ambulancën e qytetit.
 
Më 13 janar 1956 dënohet me 6 vjet nga Gjykata e Lartë me akuzën e agjitacion-propagandës, se kishte lavdëruar demokracitë borgjeze të llojit të Francës. Burgoset më 27 qershor 1955 deri më 12 qershor 1956. Pas daljes nga burgu jetoi dhe punoi në Berat. Ndërroi jetë në Tiranë më 22 shtator 1998<ref name=":0" />.
 
== Burime ==
<references />
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Ministra të Shqipërisë]]