Shqipëria Osmane: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 6:
 
 
=== Pushtimet e para osmane në Shqipëri ===
 
Sulmet e ushtrive osmane për pushtimin e viseve shqiptare nisën në mesin e viteve 80 të shek. XIV. Të udhëhequra nga bejlerbeu i Rumelisë, Timurtash Pasha, në vitin 1385 ushtritë osmane, pasi morën Sofjen, u futën në Shqipëri dhe pushtuan qytetet e Shkupit, të Përlepit, të Manastirit dhe të Kosturit. Në dokumente perëndimore dhe osmane të shek. XIV-XV për qytetet e Shkupit, të Manastirit, të Kosturit, të Janinës etj., si dhe për Fushë-Dardaninë shprehimisht është shënuar se ato ishin "në Shqipëri" apo "në tokat shqiptare".
 
Në muajin gusht të vitit 1385 [[Balsha II]] i shkruante [[Republika e Venedikut|Republikës së Venedikut]] se zotërimet e tij ishin nën sulmet e përditshme të ushtrive osmane dhe se ato kishin shkaktuar një pështjellim të madh te nënshtetasit e tij. Kur Balsha II ishte i zënë në konflikt me mbretin e Bosnjës, Tvërtkon (1376-1391), për çështjen e zotërimit të Kotorrit, një ushtri e fuqishme osmane, e komanduar nga Timurtash Pasha, në shtator të vitit 1385 u fut me shpejtësi në thellësi të tokave shqiptare. Balsha II së bashku me një grup fisnikësh të udhëhequr prej tij, mobilizuan me shpejtësi një pjesë të ushtrisë dhe u dolën përpara osmanëve në fushën e Savrës (pranë Lushnjës). Në betejën e Savrës, që u zhvillua më 18 shtator 1385, forcat ushtarake shqiptare u thyen dhe vetë Balsha II gjeti vdekjen. Fitorja e betejës i dha mundësi ushtrisë osmane që të pushtonte Beratin, Krujën etj., të cilat i mbajti përkohësisht, derisa ua lëshoi zotëruesve të mëparshëm. Inkursionet e tyre u shtrinë edhe në Shqipërinë e Epërme deri në Lezhë, si dhe në Shqipërinë e Poshtme. Në vitin 1386 osmanët pushtuan Nishin dhe pas një viti Selanikun, që e mbajtën përkohësisht në duart e tyre, deri më 1403.
 
Për disa familje fisnike të njohura, si Balshajt, Muzakajt etj., beteja e Savrës shënoi rënien e tyre nën vasalitetin osman, i cili në fillim qe i dobët dhe herë-herë formal. Pa kaluar shumë kohë nga disfata që pësuan në fushën e Savrës, Balshajt rifilluan të ndiqnin një politikë të pavarur. Në vitin 1388, Gjergji II Balsha, krahas forcave ushtarake të sundimtarëve të Rashës e të Bosnjës, mori pjesë në betejën që u zhvillua në Beliqë (Bosnjë) dhe forcat e tij luajtën një rol të rëndësishëm në thyerjen e ushtrive osmane, të komanduara nga L`alla Shahini. Kjo fitore nxiti Karl Topinë dhe Muzakajt që të shkëpusnin lidhjet e tyre të vasalitetit ndaj osmanëve.Ballkani ne shekullin XIV ishte nje teritor i coptuar, i ndar ne shume principata e shtete te pavarura sic ishin principata greke,bullgare, serbe,dhe shqiptare. Ndermjet tyre kishte mosmarrveshje e zhvilloheshin luftra per ceshtje fetare si dhe per probleme kufijesh. Keto dy ceshtje kishin krijuar nje anarki ne Ballkan e cila letesonte perparimet e ushtiris osmane.
Rreshti 35:
Pasi e konsoliduan pushtetin osman në viset lindore të Shqipërisë Qendrore, trupat osmane nisën sulmet në drejtim të rajoneve perëndimore e bregdetare, si dhe të Shqipërisë së Epërme dhe asaj të Poshtme, sulme që i vazhduan pa ndërprerë nga viti 1385 deri në vitin 1402 për t`i rifilluar pas një dhjetëvjeçari. Pasi morën Zveçanin, më 1393 osmanët arritën të pushtonin po përkohësisht Shkodrën, Ulqinin, Dejën e Krujën, të cilat i mbajtën deri më 1395. Po në fund të shek. XIV ata morën përkohësisht Janinën dhe pushtuan krahinat e Korçës e të Përmetit. Zgjerimi i pushtimeve osmane në Shqipëri u ndërpre përkohësisht pas betejës së Ankarasë, të zhvilluar më 20 qershor 1402, ku trupat osmane pësuan një disfatë të rëndë dhe sulltan Bajaziti I (1389-1402) ra rob në duart e ushtrive fitimtare mongole të udhëhequra nga Timurlengu. Pas kësaj beteje, për një dhjetëvjeçar, jeta politike e Perandorisë Osmane u përfshi nga konflikte të ashpra ndërmjet tre djemve të Bajazitit I për trashëgimin e fronit, konflikte që përfunduan me ardhjen në pushtet të Mehmetit I (1413-1421). Sulltani i ri riaktivizoi politikën pushtuese edhe në drejtim të Ballkanit dhe të Shqipërisë.
 
Para se sulltan Mehmeti I të vinte në pushtet, në vitin 1412 ushtritë osmane sulmuan Novobërdën dhe e mbajtën të rrethuar për një kohë të gjatë, por nuk e morën dot, sepse mbrojtësit e saj luftuan me guxim. Ushtritë e sulltan Mehmetit I, me vdekjen e Niketë Topisë, në fillim të vitit 1415 pushtuan Krujën, gjatë vitit 1417 i morën Beratin Teodor Muzakës dhe Kaninën bashkë me Vlorën Rugina Balshës, kurse në vjeshtë të vitit 1418 pushtuan Gjirokastrën, kryeqendrën e zotërimeve të [[Zenebishët|Zenebishëve]].
 
Fitorja e trupave osmane në betejën e Fushë-Dardanisë të vitit 1389 dhe konsolidimi i pushtetit të tyre në fund të shek. XIV në qytetin e Shkupit, në rajonet e lumit Vardar si dhe pushtimi i Krujës, i Beratit, i Gjirokastrës etj., lehtësuan pushtimet e mëtejshme osmane në Ballkan e në Shqipëri dhe shtuan panikun në radhët e sundimtarëve ballkanas, shumë prej të cilëve u bënë vasalë të sulltanëve. Në Shkup u vendos selia e bejlerbeut të Rumelisë, që ishte komandanti i përgjithshëm i ushtrive osmane për pjesën evropiane të saj. Me një personalitet të tillë ushtarak e politik shumë të fuqishëm të Perandorisë Osmane duhej të përballeshin vazhdimisht fisnikët shqiptarë. Krahas tij ata duhej të përballeshin edhe me pinjollët e shumtë të familjes së fuqishme të Evrenozëve. Qysh kur nisën pushtimet e para osmane në Shqipërinë Lindore, në fund të shek. XIV, e deri në fund të shek. XV, kur ranë në duart e tyre edhe kështjellat e fundit në tokat shqiptare, ato të viseve perëndimore, në të gjitha betejat e aksionet e rëndësishme ushtarake të ushtrive pushtuese u shquan si komandantë ushtarakë osmanë një varg pinjollësh të familjes Evrenozi që jetonin në Shkup. I pari i tyre ishte Evrenoz-Beu (Pasha Jigit beu), i cili kishte pushtuar Thesalinë; emrin e tij e përdorën gjatë shekujve si mbiemër djemtë, nipërit e pasardhësit e tjerë të tyre..
Rreshti 73:
 
== Kanunamet Shqiptare ==
Gjatë mbretërimit të [[Sulejmani I|Sulejman LigjvënësiLigjvënësit]]t, juriskonsultët osmanë përpunuan, si për të gjithë sanxhakët e tjerë të perandorisë, edhe për ata shqiptarë, nga një kanuname të veçantë. [[Kanunameja]] më e vjetër nga ato që janë ruajtur e që njihet deri më sot, është ajo e sanxhakut të Shkodrës (1529). Kanuname të veçanta patën edhe sanxhakët e [[Vlora|Vlorës]], të [[Elbasani]]t, të [[Prizreni]]t, të [[Ohri]]t, të [[VuçiternaVushtrria|Vuçiternës]]. Burimin e tyre, kanunametë e kishin gjithnjë te [[Sheriati]] ''(E drejta islame sipas shkolles juridike hanefite)'', i bazuar te [[Kurani]], që ishte një kushtetutë e përjetshme e perandorisë së osmanëve. Por në hartimin e tyre janë marrë parasysh edhe kushtet shoqërore-ekonomike të çdo sanxhaku, si dhe traditat rajonale të trashëguara nga shekujt e kaluar. Kanunametë e sanxhakëve shqiptarë ligjëruan gjendjen e pronësisë tokësore, pozitën e spahinjve ndaj shtetit e rajave, detyrimet fiskale dhe detyrimet e tjera të popullsisë shqiptare. Kanunametë përmbanin gjithashtu dispozita të ndryshme mbi rregullimin ushtarako-politik të sanxhakëve, mbi çmimet e prodhimeve bujqësore, mbi regjimin doganor etj.
 
Në fillim këto kanuname kishin mjaft mungesa, por kohë pas kohe ato u plotësuan me dekrete ([[fermane]]) dhe me vendime ([[fatwa|fetva]]), sidomos me fetvatë e kryetarit të fesë islame, [[Ebusudi]]t, i cili ishte figura kryesore në përpilimin e kanunameve. Më vonë u hartuan kanumame të reja më të plota. Kanunameja e dytë e Shkodrës u përpilua afërsisht gjysmë shekulli më vonë nga e para.