Dallime mes rishikimeve të "Mehmet bej Konica"

v
Është njëri prej parashtruesve të kërkesave të [[Qeveria e Përkohshme e Shqipërisë|Qeverisë së Vlorës]] në [[Konferenca e Ambasadorëve|Konferencën e Ambasadorëve]] në [[Londra|Londër]] më 1913. Mehmet Konica ishte një ndër të paktët dëshmitarë të tragjedisë shqiptare të kufijve. Ai e ndoqi atë nëpër disa etapa. Që nga viti 1913, deri më 1923, kur më së fundi, një delegacion ndërkombëtar i kryesuar nga gjenerali italian [[Enrico Tellini]], vendosi në Shqipërinë e Jugut gurët që shënonin kufijtë e shqiptaro-greke. Më 1918 është nismëtar dhe kryetar i [[Kongresi i Durrësit|Kongresit të Durrësit]]. Më 1918-1919 delegat i Punëve të Jashtme. Në dhjetor të 1920 u dërgua në Londër si përfaqësues i Shqipërisë, ndonëse jo i njohur zyrtarisht nga Britania e Madhe.
 
Më 1920 emërohet ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë [[Sulejman bej Delvina|Delvina]] të dalë nga [[Kongresi i Lushnjes|Kongresi i Lushnjës]]. Po atë vit ngarkohet nga Këshilli i Ministrave të gjente një organizator të huaj për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në vitet 1922-25 shërbeu si ministër fuqiplotë i Shqipërisë në [[Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut|Britaninë e Madhe]]<ref name=":2" />. Pas [[Lëvizja e qershorit|Lëvizjes së qershorit]] detyrat e tij u vështirësuan duke qenë se po përpiqej t'i mundësonte përligjje diplomatike një qeverie të dalur nga një kryengritje<ref>Austin R., ''Founding a Balkan State: Albania's Experiment with Democracy, 1920-1925'', University of Toronto Press, 2012, fq. 109-110. ISBN 9781442644359</ref>. Në periudhën 1925-1939 ka shërbyer si diplomat në misione të ndryshme të konferencave ballkanike, etj.
 
Pas pushtimit të Shqipërisë, emigroi në [[Mbretëria Jugosllave|Jugosllavi]], ku qëndroi pak kohë. Shkon më pas në Itali. Më 1943 emërohet ministër i Punëve të Jashtme, por nuk e pranoi detyrën.
7.597

edits