Myfid bej Libohova: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
rishkrim, renditje te dhanash
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 4:
 
== Jeta ==
Ahmet Myfit beu lindi në Libohovë më 1876 i biri i Ali Neki pashës me gruan e tij çerkeze nga Tuapseja, pinjoll i oxhakut të [[Asllan Pashallinjtë|Asllan Pashalive]] të Libohovës.<ref name=":2">[[Eqrem bej Vlora|Vlora E.]], [[Kujtime 1885-1925 (Eqrem bej Vlora)|''Kujtime: 1885-1925'']], Tiranë: IDK, 2008, fq. 601 & fq. 312. ISBN 99927-780-6-7</ref>
 
[[Stambolli|Stamboll]] mbaroi Fakultetin e Drejtësisë, ku dhe u doktorua në shkenca juridike. Gjithashtu doktor në Universitetin e [[Brukseli|Brukselit]]<ref name=":2" />. Më 1898-1904 emërohet sekretar i parë në legatën osmane në Bruksel. Më 1904-1908 shërben si kryekonsull në Larisa të Thesalisë<ref name=":1">[[Kastriot Dervishi|Dervishi K]]., [[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet|''Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet'']], Tiranë: "55", 2012. fq. 171. ISBN 9789994356225</ref>. Në vitin 1908 i fali [[Bashkia Gjirokastër|beledijes së Gjirokastrës]] sheshin kryesor të qytetit që ishte pronë e familjes si dhe një dhuratë financiare prej 5.000 napolona për ngritjen në atë vend të gjimnazit shtetëror<ref name=":0">Lushaku H., ''Të pathënat e jetës së Mufid bej Libohovës'', [[Tirana observer]], 6 dhjetor 2012.</ref>.
 
Më 1908-1912 deputet në parlamentin osman i [[Sanxhaku i Delvinës|Sanxhakut të Delvinës]]. Më 1912 është përfaqësues i vendlindjes së vet në [[Kuvendi i Vlorës|Kuvendin e Vlorës]] ku firmos Shpalljen e Pavarësisë. Është ministri i parë i Punëve të Brendshme i shtetit të pavarur shqiptar. Gjithashtu qe edhe kryeministër i Shqipërisë gjatë një periudhe të shkurtër në viteve [[1913]] - [[1914]], kur [[Ismail Qemali]] përpiqej në udhëtime diplomatike të stabilizonte çështjet e shtetit të porsapavarur. Më 1914 anëtar i palës shqiptare në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit.
 
Në qeverinë e parë të Turhan pashë Përmetit emërohet ministër i Drejtësisë dhe i Kultit. Në qershor 1914 ministër i Shqipërisë në [[Roma|Romë]].
 
Më 1914-1918 qëndron në [[Korfuzi (qyteti)|Korfuz]].
 
Më 1918 tok me [[Mehmet bej Konica|Mehmet bej Konicën]] janë nxitësit e [[Kongresi i Durrësit|Kongresit të Durrësit]]. Më 1919-20 shërben si zv/kryeministër i qeverisë së fundit të [[Turhan pashë Përmeti|Turhan pashës]], pasi vritet zëvendësi i tij [[Preng Bibë Doda]]. Më 1924 në qeverinë e [[Shefqet bej Vërlaci|Shefqet bej Vërlacit]] mban postin e ministrit të Drejtësisë dhe në qeverinë jetëshkurtër [[Iljaz bej Vrioni|Vrioni]] atë të Financave.
 
Me ndodhitë e [[Lëvizja e qershorit|Lëvizjes së qershorit]] ikën nga [[Principata e Shqipërisë|Shqipëria]]. Më 24 dhjetor 1924 ishte njëri nga komanduesitkomanduesve e trupës që rrëzoi qeverinë kryengritëse të [[Fan Noli|Fan Nolit]], duke hyrë nga [[Kakavijë|Kakavija]] në bashkërendim me hyrjen e [[Mbreti Zogu I|Zogut]] nga viset verilindore.
 
Më 1925 emërohet ministër i Financave si vazhdimësi e qeverisë Vrioni dhe merr përsipër edhe kabinetin e Punëve të Jashtme pas mospranimit të Imzot [[Gjergj Koleci|Gjergj Kolecit]].
 
Ndër detyrat më të rëndësishme që kreu ishte ajo e nënshkrimit të një marrëveshjeje ekonomike me palën italiane, e cila përfol se i kishte siguruar të ardhura personale. Gjithsesi e vërteta është që kjo marrëveshje zhbllokoi marrëdhëniet financiare të shtetit shqiptar. Nga ky shkak shëndeti i tij shkoi në përkeqësim dhe në shkurt të 1927 pas një hemoragjie cerebrale, ndërroi jetë në [[Saranda|Sarandë]]<ref name=":1" /> dhe u varros në tyrben e oxhakut në Libohovë<ref name=":1" />.
 
== Vepra ==