Tajar Zavalani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 1:
'''Tajar bej Zavalani''' ([[1903]]-[[1966]]) ishte publicist, përkthyes dhe shkrimtar shqiptar. Ka përkthyer "[[Manifesti Komunist|Manifestin Komunist]]" të [[Karl Marx|Marksit]]<ref name=":0">[[Kastriot Dervishi|Dervishi K]]., ''Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së'', Tiranë: 55, 2016. fq. 88. ISBN 978-9828-106-38-4</ref> dhe shkroi librin "[[Histori e Shqipnis]]".
 
== Jeta ==
Rreshti 8:
Më 1922 ai vjen në [[Tirana|Tiranë]] për të filluar punë në Ministrinë e Jashtme. Në fillim qe emruar sekretar i Komisionit Shqiptar për Çështjet e Kufijve, të cilin e kryesonte Ali Pash Kolonja. Ky Komision merrte pjesë në grupin e përfaqësuesve ndërkombëtar të shteteve të ndryshme, që kishin mbi vete këtë çështje. Në fakt kufijt ishin të caktuar në Konferencën e Paqes, mirëpo ky Komision kishte për detyrë t'i zbatonte përfundimet e bëra që të ishin sa më të natyrshme.
 
U emrua Sekretar i Legatës Shqiptare në Romë. Ashtu si shumë të rinj intelektualë shqiptarë të brezit të tij, ra në kontakt me idetë komuniste të kohës, duke ushqyer endrrën se komunizmi do të ishte rruga e shpëtimit të popullit të shumëvuajtur shqiptar<ref name=":1" />.
 
Në vitin 1925 shkon për të vazhduar studimet e larta për ekonomi politike në [[Rusia|Rusi]], megjithëse donte të studionte elektroteknikën, mori dhe diplomën e shkencave politike. Bënte pjesë në [[Grupi Komunist Shqiptar në Bashkimin Sovjetik|Grupin Komunist Shqiptar në Bashkimin Sovjetik]] me nofkën "Zoniev" ishte dëgjues në akademinë "Tolmaçevski"<ref name=":0" />. 

Në Rusi humbet të vëllanë e tij Hysen Zavalanin i cili pushkatohet nga qeveria ruse për ngjarjet e vitit 1937-38 në Saratov, kundra diktatit të Stalinit. Situata ruse e përgatit Tajarin një antikomunist të vendosur. Më 1930 shkon në [[Zvicra|Zvicër]] ku qëndron tre vjet. Prej Zvicrës, shkoi te i ati në Selanik. Më 1933 kthehet në Shqipëri nga ku punon si gazetar dhe përkthyes. Ka botuar në të përkohshmet shqiptare duke nisur që nga viti 1930 deri në vitin 1939 qoftë me emrin e tij, qoftë me pseudonimet e shumtë të përdorur si T.Z., ZAKS, TANI, TARZANI, TA, tz, T etj. Shkruan n'atë kohë kur shkëlqyen [[Mitrush Kuteli|M. Kuteli]], [[Branko Merxhani]], [[Petro Marko|P. Markon]], [[Ernest Koliqi]], [[Migjeni]], [[Vedat Kokona]], etj. në shtypin e kohës Illyria, Minerva, Bota e re, [[Përpjekja shqiptare]], Koha e Re, Besa, Shtypi, Shkëndija, Leka, Vatra, Rilindja. Kur u botua përkthimi i "Nënës" në revistën "Leka" u botua një kritikë. Nga fundi i recensionit ishin edhe këto fjalë: "''Përsa shihet përkthyesi asht tue e lyp të vërtetën edhe nji ditë do t'a gjejë''". Këto ishin porsi fjalë të një profeti, sepse kështu edhe ndodhi.
 
Më 1935, ai ka qenë editor i revistës "Jeta dhe Kulltura". Pas një kohe të shkurtër merret në Ministrinë e Financave, ku kryen detyrën e Drejtorit të Statistikave. Në këtë detyrë mbeti deri në vitin 1939, kur Shqipëria u pushtua.
Line 30 ⟶ 32:
Në mergim përktheu nga rusishtja në gjuhën frenge librin e kolonelit G.A.Tokaev "Kujtimet e mia mbi parajasën e Stalinit" (Mes memoires - Le Paradis de Stalin), që u botua në Paris më 1957. Si vepër të posaçme publikoi në gjuhën angleze librin "Sa është e fortë Rusia?" (How strong is Russia?), në të cilën dëshironte t'i tregojë botës se lirë se "Ariu i bardhë" nuk është aq i rrezikshëm sa u paraqitet të tjerëve, ku me argumente faktike ve në dukje dobësinë e Rusisë nga brenda, në çdo pikëpamje. Gjithashtu ka lënë në dorëshkrim përkthimin e papërfunduar të "Njeriu-ky i panjohur" të Aleks Karel.
 
Një vend të posaçëm në veprimtarinë e tij si vepra më e mirë origjinale do të mbetet "Historia e Shqipnis" në dy vëllime, të cilën e botoi në Londër në vitin 1965. Pjesa e parë përfshin kohët prej Ilirëve e deri në Kongresin e Berlinit, kurse e dyta vazhdon e mbërrin deri në ditët tona (në vitet gjashtëdhjetë).<ref name=":1">Zavalani K., ''Tajar Zavalani - erudit, demokrat i shquar i përmasave evropiane, figurë e ndritur e nacionalizmit dhe kulturës shqiptare: Me rastin e 95-vjetorit të lindjes'', Demokracia. - Nr. 33, 23 gusht, 1998, f.12</ref>
 
== Burime ==