Lufta e Dytë Botërore: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 91:
Embargo që iu vendos Gjermanisë ishte me të vërtetë e rëndë. Gjermania u limitua në një ushtri defensive me 100.000 ushtarë si edhe nuk i'u lejua të prodhonte tanke, aeroplan, anije dhe nëndetëse. Kjo gjendje e rënduar dhe varfëria do të bënte më vonë të mundur hipjen në pushtet të forcave naziste në krye me Hitlerin.
 
Megjithatë kjo konferencë nuk pati suksesin e pritur. Presidenti i SHBA-së Wilson, u dërgua mbrapsht me të gjithë revoltimin e tij. Loyd George doli në pah me idenë se ShBA[[SHBA]] nuk kishte më vend aty dhe se [[Evropa]] i përkiste evropianëve, një mendim ky që ishte shprehur më parë nga vetë amerikanët në Doktrinën e Monrosë. Dokumenti i Wilsonit, i përbërë nga 14 pika, u pa si një cenim për Evropën. Pika e 12-të e këtij dokumenti kishte në përmbajtje material me rëndësi edhe për Shqipërinë dhe vendet e vogla të tjera, që sipas tij, duhet të merrnin pavarësinë ose të paktën autonominë (pra ishte një pikë që mbronte të drejtat e shteteve të vogla për të formuar shtetin e tyre). Me rëndësi është të përmendim edhe një tjetër synim të kësaj pike që ka lidhje me Perandorinë Osmane. Nga [[Perandoria Osmane]] kërkohej hapja e gjireve dhe ngushticave (pas Luftës së Dardaneleve) për të gjithë, nën vëzhgimin e Kombeve të Bashkuara (që do të ishte organizata ndërkombëtare që Wilsoni kërkonte formimin). Në pikën e 14, ai kërkonte formimin e një organizate ndërkombëtare që të mund të zgjidhte dhe njëkohësisht të parandalonte luftërat dhe konfliktet midis dy ose më shumë shteteve. Në këtë konferencë ai shprehet se dëshiron vetëm paqen dhe i jep një rëndësi të madhe formimit të kësaj organizate ndërkombëtare edhe pse pa rezultat.
 
Pas Luftës së Parë Botërore, shtetet arabe kishin parë mundësinë për të qenë të pavarur dhe për të formuar më në fund, shtetet arabe të pavarura. Megjithatë kjo gjë nuk do lejohej nga vendet evropiane sepse ato toka ishin të pasura me naftë, që mbas Luftës së Parë Botërore u pa si një lëndë shumë me vlerë. Marrëveshja e San Remos, do të ishte thjeshtë një modifikim i Marrëveshjes së Syces-Picot, e bërë pa dijeninë e SHBA-së duke mohuar marrëveshjen e bërë më parë të King-Crane. Me anë të kësaj marrëveshje, Francës i jepej [[Siria]] dhe [[Lubjana]], problemet e kësaj të fundit vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.