Partia e Punës e Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 5:
Komunistët shqiptarë ishin kryesisht njerëz me nivel arsimor të ulët, të organizuar në grupe të vogla dhe të izoluar të njohur në historiografinë shqiptare si: [[Grupi Komunist i Shkodrës|Grupi i Shkodrës]], [[Grupi Komunist i Korçës|Grupi i Korçës]], [[Grupi i të Rinjve]] dhe [[Grupi "Zjarri"]]. Mospërputhjet mes tyre ishin të mëdha. Historiani jugosllav, [[Vladimir Dedijer]], thotë se [[Komintern|Kominterni]] kishte dërguar udhëzime për shpërndarjen e grupeve, në vitin 1937 dhe riorganizimin e tyre. Por udhëzimet nga lart nuk u respektuan. Komunistët shqiptarë, po prapë sipas Dedijer, përshkruhen si jo të gatshëm për sakrifica. Ata pretendonin se në Shqipëri nuk kishte proletariat, kështu që nuk e shikonin të mundshme ekzistencën e një partie komuniste.
 
Indiferenca e komunistëve shqiptarë ndaj luftës mori fund në qershor 1941, kur Gjermania naziste prishi marrëveshjen me Bashkimin Sovjetik dhe nisi trupat ushtarake drejt Moskës. Detyra e parë e tyre ishte organizimi politik, por krijimi i partisë nuk ishte i lehtë. Në një letër për Kominternin, [[Koço Tashko]] i përshkruan se çdo grup komunist në Shqipëri kishte modelin e vet të marksizmit. Udhëheqësi i ardhshëm i komunistëve shqiptarë ndodhej i internuar në [[Peqini|Peqin]]<ref name=":002">Hoxha Ç., ''Fillimet e diktaturës komuniste në Shqipëri,'' Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, 2013, fq. 9. ISBN 978-9928-168-11-5</ref>.
 
== Historia ==