Ndryshimi mes inspektimeve të "Jonila Godole"

8.291 bytes added ,  3 vjet më parë
v
ska përmbledhje të redaktimeve
v
{{Pa referenca}}
'''Jonila Godole''' (1974) është studiuese e shkencave të komunikimit, pedagoge pranë Departamentit të Gazetarise dhe Komunikimit, Universiteti i Tiranës prej vitit 2005, shkrimtare, përkthyese e letërsisë gjermane. Prej vitit 2014, Godole është themeluese dhe drejtore ekzekutive e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë ([[www.idmc.al]]). Jeton nga viti 1997 deri më sot mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
'''Jonila Godole''' është pedagoge në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, Universiteti i Tiranës.
 
== '''Përmbajtja''' ==
* ·        Studimet
* ·        Aktiviteti profesional
* ·        Publikime në shqip dhe në gjuhë të huaja
* ·        Përkthime
* ·        Mirënjohje
 
=== '''Studimet''' [redakto | redakto tekstin burimor] ===
Jonila Godole ka studiuar për gjuhë dhe letërsi pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Tiranë (1993-1997) dhe më pas për shkenca politike, sociologji dhe pedagogji në Universitetin “Johann Wolfgang Goethe” në Frankfurt am Main, Gjermani (1999-2005).
 
Fushat e saj të hulumtimit shkencor përfshijnë komunikimin politik, sistemet mediatike dhe rolin e medias në kujtesën kolektive. Është doktore e shkencave që prej vitit 2013, me një punim mbi gazetarinë shqiptare në tranzicion dhe problematikat e saj, botuar më 2014 (Papirus). Dr. Jonila Godole është autore e dhjetra artikujve shkencorë të botuar brenda dhe jashtë vendit kushtuar zhvillimit të mediave dhe gazetarisë në vendet postkomuniste.
 
=== '''Aktiviteti profesional''' ===
Jonila Godole ka qenë një nga gazetaret e para të shtypit të pavarur në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist, e mirënjohur sidomos për intervistat me aktorët më të rëndësishëm politikë të kohës. Godole ka punuar si gazetare dhe editore për gazetat “Populli Po” (1993-1994), “Koha Jonë” (1994-1997), “ABC”(2005-2006), si dhe korrespondente nga Gjermania për disa gazeta shqiptare (1997-2005).
 
Pas mbarimit të studimeve të larta në Frankfurt dhe kthimit në Tiranë në vitin 2005, ajo filloi si pedagoge e brendshme pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Universiteti i Tiranës, ku është titullare e lëndëve “Zhanret Mediatike”, “Hyrje në Komunikimin Politik”, “Analiza e produktit mediatik”, “Media, shoqëria dhe ekonomia”, “Struktura dhe menaxhimi i redaksisë”.
 
Nga viti 2012 e deri më sot Godole është koordinatore për Shqipërinë e dy projekteve ndërkombëtare shkencore: „Worlds of Journalism Studies“ që drejtohet nga Prof. Thomas Hanitzsch, LMU Mynih ([[www.worldsofjournalism.org]]) dhe „Journalism Students Across the Globe“ nën drejtimin e Folker Hanusch (Austri) dhe Claudia Mellado (Kili).
 
Prej vitit 2014 Godole është themeluese dhe drejtore ekzekutive e [[(www.idmc.al)|IDMC]] - Institute for Democracy, Media and Culture ([[www.idmc.al]]), një institucion partner i Fondacionit Konrad-Adenauer në Tiranë. Ky institut ka në fokus të punës së saj angazhimin e të rinjve në politikat publike dhe nxitjen e reflektimit të tyre perms aktiviteteve ndërgjegjësuese mbi regjimin komunist dhe pasojat e tij deri më sot. Përmes angazhimit të saj personal dhe profesional, komenteve në shtyp dhe televizion në lidhje me këtë temë, Godole ia ka dale ta bëjë institutin që drejton, [[(www.idmc.al)|IDMC]], një organizëm thelbësor në çështjet e ballafaqimit me të shkuarën në Shqipëri dhe të motivojë mësues historie dhe të rinj të interesohen për dëshmitarët okularë të kohës, vendet e kujtesës dhe tema të lëna në harresë.
 
=== '''Aktiviteti letrar dhe artistik''' ===
Jonila Godole njihet gjithashtu si shkrimtare, përkthyese dhe aktiviste kulturore. Ka botuar romanin “Puthja e Udhëheqësit” (Aleph: 2002), dhjetra tregime në antologji dhe revista letrare si dhe dramën “Njeriu i rërës”, fituese e konkursit të dramës organizuar nga Ministria e Jashtme Austriake (2010).
 
Godole është përkthyese e letërsisë gjermane, ku mund të veçojmë ndër të tjera autorët: Rainer M. Rilke (Duineser Elegien), Adelbert von Chamisso (Schlemihls wundersame Geschichte), Heinrich von Kleist (Die Marquise von O...), Robert Musil (Törleß), Thomas Bernhard (Die Macht der Gewohnheit; Der Italiener), Friedrich Dürrenmatt (Der Prozess um Esels Schatten), Julia Franck (Die Mittagsfrau), Arthur Schnitzler (Reigen), Werner Schwab (Die Präsidentinnen), Franz Lehar (Die lustige Witwe), si dhe tregime nga W. Köppen, M. Haushofer, apo poezi të autoreve bashkëkohore Daniela Danz dhe Andrea Grill.
 
Prej vitesh, Godole punon në përkthimin e veprës monumentale të autorit austriak Robert Musil „Der Mann ohne Eigenschaften“ (Burri pa cilësi). Për punën e saj si përkthyese ajo është vlerësuar me dy çmime të rëndësishme: Çmimin ''Kult'' 2011 për “Elegjitë Duine” nga R. M. Rilke dhe Çmimin e Përkthimit të Ministrisë së Arsimit, Artit dhe Kulturës në Austri (2013) për “Djaloshi Tërles” nga Robert Musil.
 
Prej vitit 2013 Jonila Godole është drejtore e Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë (TILF, [[www.literaturefest.com]]) që zhvillohet në Tiranë çdo dy vjet me shkrimtarë vendas dhe të huaj, me mbështetjen e Fondacionit Gjerman Allianzkulturstiftung dhe të Ministrisë së Kulturës. Pjesë e këtij projekti letrar është edhe aktiviteti i përvitshëm ndërgjegjësues ''#TiranaLexon''.
 
Për shkak të këtij kontributi letrar dhe artistik, Jonila Godole është anëtare e bordit të Teatrit Kombëtar prej vitit 2014.
 
=== '''Publikime brenda dhe jashtë vendit në 5 vitet e fundit''' [redakto | redakto tekstin burimor] ===
 
==== '''Monografi''' ====
“Gazetaria shqiptare në tranzicion. Aktorët, struktura dhe institucionet“. Papirus. Tiranë, 2014.
 
==== '''Botime si bashkëbotuese''' ====
*  Idrit Idrizi, Jonila Godole, Fatmiroshe Xhemalaj (editorë), “Komunizmi përmes dokumentave arkivore. Represioni në periudhën e vetëizolimit”, Filara, Tiranë 2017.
 
* Jonila Godole & Sonila Danaj (editore), „Transformimi i medias dhe kujtesa kolektive në Shqipëri“'','' IDMC, Tiranë, 2015. https://drive.google.com/file/d/0B8L2HNXvoFmsRHVxZFdmTC1jMFk/view
 
* Fuga et al, Jonila Godole (editorë), “Media në demokratizim“, Papirus, Tiranë 2014
 
==== '''Artikuj (kapituj) studimorë të botuar jashtë vendit''' ====
* Abit Hoxha, Jonila Godole & Kenneth Andresen,“New Roles for Media in the Western Balkans: A study of transitional journalism”. ''Journalism Studies'', Vol. 18, 2017, 614-628.http://www.tandfonline.com/doi/full/10.1080/1461670X.2016.1268928
 
* Jonila Godole, ”Qasja e studentëve të gazetarisë ndaj Marrëdhënieve Publike në Shqipëri”, në Thesis, Vol.1, Prishtinë, 2017.
 
* Jonila Godole & Matilda Karçanaj, „Albania: A need for dialogue with media outlets on internships”. V. Car, M. Radojkovic& M. Zlateva, eds.,''Requirements for Modern Journalism Education'', Konrad-Adenauer-Stiftung Berlin & Sofia, Media Program South East Europe, 2016 (fq. 11-36). http://www.kas.de/wf/doc/kas_47083-1522-2-30.pdf
 
*  Jonila Godole, „Bashkëveprimi gazetar-pronar në kulturën e gazetarisë shqiptare“, në: ''Thesis, nr.2,'' AAB University, Prishtinë 2015 (fq. 391-402)
 
* Jonila Godole & Sonila Danaj, “Gender, Politics, and the New Media. A Women Parliamentarians Account”, M. Raicheva - Stover & E. Ibroscheva eds.,''Women in Politics and Media. Perspectives from Nations in Transition''. Bloomsbury, 2014 (fq. 199-217).
 
* Jonila Godole, „Kush quhet gazetar sot në Shqipëri?“, në: Thesis, nr.1, Universiteti AAB, Prishtinë, 2013.
 
==== '''Artikuj (kapituj) studimorë të botuar brenda vendit''' ====
* Jonila Godole & Sonila Danaj, „Roli i gazetarëve në ridimensionimin e kujtesës kolektive në Shqipëri“ në: ''Transformimi i medias dhe Kujtesa kolektive në Shqipëri“,'' (Godole/ Danaj, editore), IDMC, Tiranë. 2015 (fq. 167-180).
 
* Jonila Godole, „Procesi i dixhitalizimit dhe niveli i njohjes së tij nga stafi i mediave audiovizive“, në:  ''Dixhitalizimi i transmetimeve televizive tokësore: Sfida, paradokse, shpresa,'' Botues AMA dhe DGK, Tiranë 2015.
 
* “Kultura e gazetarisë dhe praktikat e menaxhimit editorial në Shqipëri”, kapitull në librin ''Media në demokratizim'' (Fuga et al. Godole, editorë), DGK dhe KAS, Papirus, Tiranë 2014, (fq 11-35). 
[[Kategoria:Gazetarë shqiptarë]]
40

edits