Dushan Mugosha: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 6:
Ai u bë anëtar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë në vitin 1934. Në vitin 1938 zgjidhet anëtar i Komitetit Lokal të Partisë Komuniste të Jugosllavisë në Pejë dhe në vitin 1940, në konferencën rajonale, u zgjodh anëtar i Komitetit të Rajonal të Partisë Komuniste të Jugosllavisë përë Kosovën.
[[Figura:Miladin Popović i Dušan Mugoša sa albanskim rukovodiocima.jpg|thumb|250px|Dushan Mugosha <small>(poshtë majtas)</small>, Enver Hoxha <small>(poshtë djathtas)</small> dhe Miladin Popoviçi <small>(në këmbë majtas)</small>]]
Në gushtin e vitit 1941 pas arrestimit të [[Miladin Popoviq]] dhe kërkesës së [[Fadil Hoxha|Fadil Hoxhës]], me vendim të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë udhëton drejt Shqipërisë. U nis drejt Shqipërisë me F. Hoxhën në Shqipëri duke udhëtuar nga [[Prizreni]] në [[Shkodra|Shkodër]]. Qëndrimi i parë i tyre zgjati 10 ditë. Në Shkodër, Dushani e Fadili qëndruan në shtëpinë e [[Ismet Shaqiri|Ismet Shaqirit]], anëtar i [[Grupi Komunist i Shkodrës|Grupit të Shkodrës]]<ref>[[Kastriot Dervishi|Dervishi K]]., ''Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së'', Tiranë: 55, 2016. fq. 184-187. ISBN 978-9828-106-38-4</ref>.
 
Në tetor të vitit 1941, përfaqësuesit e Komitetit Rajonal të PKJ në Kosovë Boro Bukmiroviç, Dushan Mugosha, Pavle Jovieviç dhe Ali Shukrija u takuan me delegacionin komunist shqiptar të përbërë nga [[Koço Tashko]], [[Xhevdet Doda]] dhe Elhami Nimani në Vitomiricë pranë Pejës.