Hajredin bej Cakrani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Hajredin Cakrani''' (Cakran, 1860 - Petoshaj, ) ka qenë çifligar, ushtarak, nënshkrues i [[Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë|Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë]]. Hajredin Cakrani lindi me 1860 në Cakran të Fierit, në një familje me autoritet në zonë që sipas dokumentave historike rrënjët e kësaj familjeje datojnë në vitin 1352. Në shekullin e 16-të paraardhësi i tij me emrin Murjysuf ka qenë Guvernator i krahines se Mallakastres me titullin Bej.
Hajredini Cakrani pas shkolles fillore qe kreu ne [[Berat]] dërgohet ne gjimnazin "Zosimea" te Janines dhe më pas shkollen ushtarake ne Stamboll. Ndikimi I Rilindjes Kombëtare Shqiptare se shqiptarët, si populli më i lashtë në Ballkan, duhet të kënë gjuhën e kulturën e tyre, njohjen zyrtare të saj si dhe përdorimin e saj në administratë dhe shkolla e veçanërisht këtë shtytje të madhe lëvizjes kulturore e arsimore, ja dha Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Kjo bën që Hajredin Cakrani më 1882 të takohet ne Stamboll me Kryetarin e Shoqërisë se Stambollit [[Sami Frashëri]]n dhe anetarë të tjerë si [[Jani Vreto]], [[Koto Hoxhi]], [[Pandeli Sotiri]] etj. ku bisedon për gjëndjen e Shqipërise, autonominë e saj, etj, por që ky komb të radhitej perkrah vëndeve të tjera, duhej zhvillimi i gjuhës e kulturës. Aty Sami Frashëri i ka dhuruar abetaren e parë shqipe si dhe shumë libra të tjerë shqip. Klubi “Labëria”,ku dhe vëllai i Hajredinit, Bektashi ishte anetar i Komitetit Drejtues vendosi sipas porosisë së Bektashit të ngrinte në të njëjtin vit me aprovimin në Kongresin e Manastirit të alfabetit latin, si gjuhë e shkruar, edhe shkollën shqipe në Cakran. Duke shfrytëzuar këtu dhe shpalljen e Kushtetutës nga Turqit e Rinj, ku në qytete të Shqipërisë si Berat, Gjirokastër, Vlorë etj, nisën të ngrihen shkollat shqipe, Hajredini dhe i vëllai Bektashi kërkuan ndihmën e atdhetarit të shquar në këtë fushë [[Babë Dudë Karbunara]] dhe Shoqërisë “Bashkimi” për çeljen e shkollës së parë shqipe në Cakran. Për të gjitha përgatitjet u kujdes vet Hajradin Cakrani ku mori prej Babë Dudë Karbunarës librat e fletoret . Në Kongresin e Manastirit Hajredini i parashtroi patriotëve të tjerë shqiptarë kërkesën për ngritjen dhe pajisjen me mësues të shkollës së parë shqipe në Cakran te cilen
e çelën në vitin 1908 me drejtor [[Thanas Floqi]].
Ne vitet 1910-1911 Hajredini bashke me te vellain Bektashin pas shume takimesh qe paten ne Stambpll me Nexhip Dragen,Isa Boletinin etj, vendosen te organizoheshin per nje kryengritje në jug ku me pas do të merte përmasa të mëdha dhe ku garnizonet turke do të pësonin humbje të njëpasnjëshme dhe do të demoralizoheshin shumë krerët e ushtrisë turke.
Ne gusht te vitit 1912 ne shtepine e vellezerve Cakrani mberrin [[Ismail Qemali]] dhe [[Luigj Gurakuqi]] dhe diskutuan per te ardhmen e Shqipërise dhe per Pavaresine e saj.
 
== Jeta ==
Mberritja me “Llojdin” austriak e Ismail Qemalit e Luigj Gurakuqit në Durrës dhe vendosja e tyre në hotel “Kostndinopoja” ishte siguruar qysh më parë. Më 21 nëntor 1912, nga Durrësi Luigj Gurakuqi dergon këtë telegram në Vlorë; “Et’hem Beut (I biri I Ismail Qemalit) e Bektash Cakranit (që prej kohësh ndodhej në Vlorë dhe ndiqte ngjarjet që andej) ose Qazim Kokoshit në Vlorë; Me urdhër të Ismail Qemal Beut ju bëhet me dije, se pas dy oresh duhet të ndodheni në zyrën telegrafike! Luigj Gurakuqi”. Sipas dëshmive të bashkohësve në orën tetë të mbremjes, Ismail Qemali bisedoi vetëm me Xhemil bej Vloren, ( i nipi dhe njohës i përkryer i çdo gjëje e situate në qytet) dhe Bektash Cakranin, (ndoshta, njeriu më I besuar), në një bisedë të gjatë, në të cilën ata morën udhëzime e këshilla për situatën në Durrës dhe përgatitjen e Kuvendit të Vlorës. Të gjithë shqiptarët janë njohur me atë udhëtim epik tej mase të vështirë, të devijuar nga rruga kryesore për shkak të sigurise se Ismail Qemalit e të gjithë delegacionit, ku sipas një urdhërit trupat e ushtrisë turke duhet ta arrestonin patjetër atë. Hajredin Cakrani i kalon nëpër territoret e cifligjeve të tij, ku pas disa stacionesh, Ismail Qemali me gjithë delegacionin bujtin në shtëpinë e tij, në Petoshanj, fare pranë Libofshës, nje vend strategjik ky i rrethuar nga veriu lindja dhe perëndimi nga rrjedha e lumit Seman dhe flenë atë natë aty.Të nesërmen ndodhi ajo që nuk pritej. Në kalimin e lumit Seman në vah, njerëzit me Qemal Karaosmanin që i mbulonin mbrojtjen e udhëtimin e Ismail Qemalit e kishin kaluar pothuaj të gjithë si pararojë lumin e më pas do të vinte Ismail Qemali, që tashmë ndodhej së bashku me Hajredin Cakranin e të tjerët në krahun tjetër të tij. Pikërisht në këtë cast në anën e këtyre të fundit, në një shpat të zhveshur, shfaqet një kompani ushtarësh, pjesë e garnizonit që kish marrë urdhër per arrestin me shumicë shqiptarësh, por gjithsesi të panjohur. U duk sikur ky ishte fundi dhe misioni I shenjtë historik,nuk do të mbërrinte kurrë në destinacion. Ata që gjithë ato ditë kishin kërkuar për arrest një deputet rebel, një farë Ismail Qemali, tashmë kur përpara tyre shfaqet Hajredin Cakrani, thonë se “na ka ardhur një telegram i dyte, që anullon të parin dhe se ne jemi këtu per ta nderuar e përshëndetur atë dhë misionin e tij”.
Lindi me 1860 në Cakran të Fierit, në një [[Cakraniotët|familje bejlere]] me ndikim në Mallakastër e Myzeqe, vëllai i Bektash bej Cakranit.
 
Pasi mbaroi shkollën fillore në vendlindje, shkollën e mesme e vazhdoi në Janinë dhe më pas, u diplomua në Universitetin e Stambollit. Pas diplomimit, Hajredini shërbeu si ushtarak në shumë vilajete të perandorisë turke, si në Janinë, Boleu e Stamboll, ku edhe u njoh me Ismail Qemalin, Mehmet pashë Dërrallën, Syrja bej Vlorën, Ferid Pashë Vlorën, Xhelal Koprenckën, Aziz pashë Vrionin, etj.
Shpallja e Pavarsisë dhe ngritja e flamurit në Vlorë bënë realitet ëndrrën e tyre e të gjithë brezave e të gjithë shqipëtarëve dhe lanë mbresa të thella tek vëllezërit Cakrani. Hajredin Cakrani, delegat i vetëm i Fierit dhe firmëtar i Deklaratës të Pavarsisë, u zgjodh anëtar I Pleqësisë së ketij Kuvendi dhe në Qeverinë e Vlorës si njohës i shkëlqyer i artit ushtarak dhe territoreve shqiptare, këshilltar pranë Ministrit të Luftës Mehmet pashë Drralla, pasi ky i fundit ishte nga Kosova.Figura e Hajredin Cakranit si dhe vëllait të tij Bektash Cakrani shfaqen fuqishëm në ngjarjet e mëpasme si Qeveria e Princ Widdit, Kongresit të Lushnjes, Lufta e Vlorës, etj.
 
Në vitin 1882, ai u takua në Stamboll me Sami Frashërin, Jani Vreton, Koto Hoxhin, Seit Toptanin, Pandeli Sotirin, etj. Në vitin 1883, ai solli Abetaren e parë në Cakran dhe një sërë botimesh të tjera në shqip, të botuara në Bukuresht e Stamboll si: “Bagëti e Bujqësi”, “Lulet e Verës”, “Qerbelaja”, etj.
 
Në vjeshtën e vitit 1908, në sarajet e familjes Cakrani, u hap shkolla e parë shqipe, me mësues Viskë Babatasi.
 
Në vitin 1908, i ndodhur në garnizonin e Beratit, ai përkrahu lëvizjen e Turqve të rinj dhe mbështeti kandidaturën e Ismail Qemalit për deputet në parlamentin xhonturk. Në vitin 1911-’12, Hajredini mori pjesë në kryengritjen antiturke në Vlorë dhe Mallakastër. Në fillim të shekullit XX-të, u lidh ngushtë dhe bashkëpunoi me Mihal Gramenon, Thanas Floqin, Idriz Gurin e shumë të tjerë, të cilët ishin vënë në krye të forcave kryengritëse që luftonin për lirinë e Shqipërisë.
 
Si një pjesëmarrës dhe komandant i batalionit ushtarak të Fierit dhe çetës kryengritëse të atdhetarëve cakraniotë, ai shkoi së bashku me ta në Vlorë, në shoqërim të Ismail Qemalit dhe u bë pjesë e shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjes së Flamurit, në 28 Nëntor të vitit 1912. Si delegat i Beratit dhe përfaqësues i Mallakastrës, Hajredin Cakrani firmosi aktin e shpalljes së Pavarësisë dhe në mbledhjen e parë, u zgjodh anëtar i Pleqësisë, në Kuvendin e Vlorës dhe u caktua këshilltar i Ministrit të Luftës për organizimin e ushtrisë.
 
Me urdhër të Qeverisë së Ismail Qemalit, në vitin 1913-1914, ai ishte komandant i forcave që luftonin në zonën e Skraparit, për t’i prerë hovin ushtrisë shoviniste greke, që dogji e shkatërroi viset shqiptare. Shoqëroi Ministrin e Luftës, Mehmet Pashë Dërrallën, në frontin e luftimeve në Sevaster e Mallakastër dhe ishte delegat i Mallakastrës në Kongresin e Durrësit, në 25 dhjetor 1918, për formimin e Qeverisë së Re Shqiptare.
 
Në vitin 1920, ishte një nga organizatorët e çetës së Cakranit, në Luftën e Vlorës kundër ushtrive italiane për çlirimin e saj dhe shoqëroi luftëtarët cakranjot, deri në frontin e luftimeve në Bestovë e Panaja.
 
Ai vdiq në shtëpinë e tij në Petoshaj dhe u varros në teqenë ku kishin varret familjare dhe të parët e tij në Cakran.
 
__FORCETOC__
== Burime ==
<references />
__INDEX__
 
Line 16 ⟶ 27:
[[Kategoria:Lindje 1860]]
[[Kategoria:Njerëz nga Mallakastra]]
[[Kategoria:Nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë]]