[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 11:
Është themelues dhe kryetar i parë i grupit komunist të Korçës dhe pjesëtar i mbledhjes themeluese të [[Partia Komuniste e Shqipërisë|Partisë Komuniste Shqiptare]], anëtar i Byrosë Politike dhe K.Q. të saj që nga krijimi. Duke qenë një ndër elementët kryesorë PKSH-së, zgjidhet në mungesë sekretar organizativ i PKSH-së në mars 1943 dhe më 10 korrik anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Në kongresin komunist të Përmetit ai u gradua gjeneral-leitnant dhe u caktua zëvendëspresident i KANÇ-it.
 
Pas lufte, filloi të dukej figura e dytë pas [[Enver Hoxha|Enver Hoxhës]], duke marrë poste të rëndësishme u dëshmua si bashkëpunëtor i ngushtë i tij. U caktua kryetar i [[Gjyqi specialSpecial, (1944-1945)|Gjyqit Special]] në mars-prill 1945. Në dhjetor të 1944 e deri në mars 1946 ishte drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, organizmit që në imitim të OZN-së, mori përsipër shtypjen e egër të kundërshtarëve të regjimit. Pasohet nga zëvendësi i tij dhe i besuari i tij, [[Nesti Karenxhi|Nesti Kerenxhi]].
 
Në vitet 1946-1948 ishte deputet i Korçës. Më 1946-'48 zv/kryeministër, ministër i Punëve të Brendshme, kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit dhe zëvendëspresident i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Në tetor të 1948, pasi u shkarkua nga posti i Ministrit të Brendshëm, u emërua Ministër i Industrisë. Më 28 nëntor 1948, ai arrestohet me akuzën si agjent i jugosllavëve dhe zhvishet nga të gjitha ofiqet e funksionet që kishte. Gjykata e dënoi me vdekje, vendim që u ekzekutua më [[11 Qershor|11 qershor]] [[1949]].