Dhimitër Tutulani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Shtova emrat e dy vajzave te Dhimiter Tutulanit
Rreshti 18:
 
Vitet kur u lind dhe u rrit Dhimitër Tutulani, ishin vitet kur çështja kombëtare kishte nisur të vlonte me ëndrrat dhe dëshirat patriotike për një Shqipëri të pavarur. Pasi mori mësimet e para në Berat, aj vazhdoi gjimanzin [[Zosimea]] në Janinë, ku mësoi disa gjuhë europiane dhe më tej studioi në Universitetin e Athinës ku u diplomua për Drejtësi. Studimet në jurisprudencë i krijuan avokatit të ri mundësinë të njihej me idetë që ngritën Rilindjen europiane, iluminizmin dhe humanizmin, që u paraprinë lëvizjeve të mëdha për liri në vendet e Ballkanit.
Ai u kthye në vendlindje dhe çeli zyrën e avokatisë, ku punoi si avokat. U martua me Marie Nova nga lagja Kala, e cila solli në jetë tre fëmijët e tij, djalin, Milto, dhe dy vajza, Urania dhe Eftalia.
 
Dhimitër Tutulani u bashkua me qarqet intelektuale më të spikatura në ato vite në Berat, ndër të cilët mësuesi [[Babë Dudë Karbunara|Jorgji (Dudë) Karbunara]], Sulo Resuli, [[Llambi Goxhomani]], Jorgji Manushi, Nyzhet Vrioni. I përfshirë në këtë mjedis patriotësh, Dhimitër Tutulani mori pjesë në lëvizjet patriotike antiosmane, zhvilluar në 10 vjeçarin e parë të shekullit XX, sidomos në vitet 1908-1912.