[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
→‎Prejardhja: lande+burim
Rreshti 2:
 
==Prejardhja==
Sipas [[Eqrem bej Vlora|Eqrem bej Vlorës]] në radhitjen e hulumtimeve të tij përcjell që kjo familje rridhte nga fshati Rahicë e [[Çermenika|Çermenikës]]. Në vitin 1650 pinjolli i parë i njohur i shtëpisë së Ali beut na shfaqet në Stamboll, në korpusin e artilerisë (topçi). Shumë shpejt, falë zotësisë së tij, ai fitoi emër të mirë dhe ca më vonë u emërua si myteselim i një pashai në Rumeli, emri i të cilit nuk dihet. Së fundi e gjejmë kështjellar të Krujës (1688<sup>?</sup>). Falë pozitës së tyre djemtë dhe nipat e tij arritën të krijojnë një farë emri dhe pasurie. Në vitin 1111/1699 ata ndërtuan në Krujë një pallat të shquar për kohën që sot është [[Muzeu Etnografik në Krujë|Muzeu Etnografik]]. Djem të Adem agës ishin Kapllan pasha dhe Mustafa pasha<ref name=":0" />. Më 1812 Kapllan pashë Toptani shpallet në Krujë haptas partizan i Ali pashë Tepelenës e kundra Mustafa pashë Bushatit<ref>Kruja M., ''Shkrime historike,'' Tiranë: Omsca-1, 2011, fq. 378. ISBN 978-9928-132-00-0</ref>.

Fuqinë e mëvonshme të Toptanve në Shqipërinë e Mesme e themeloi Kapllan pasha, duke martuar të 5 djemtë e tij me të 5 vajzat e Ahmet bej [[Bargjinollët|Tiranës-Bankës]], i cili nuk la pasardhës meshkuj. Kësodore u mënjanuan pasardhësit e [[Sylejman Pashë Bargjini|Sulejman pashës]] nga [[Mullet (Petrelë)|Mulleti]], që ishin njëherazi edhe aleatë të [[Bushatllinjtë|Bushatllinjve]] në [[Sanxhaku i Shkodrës|sanxhak]].<ref name=":0">Eqrem bej Vlora: Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze, 1956. Përkthyer nga Afrim Koçi për shtëpinë botuese "55" më 2010</ref>
 
== Legjendat ==