[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
→‎Prejardhja: lande+burim
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 1:
'''Toptanajt''' ndryshe ''oxhaku i Toptanve'' ose ''bejlerët e Toptanve'' ishin një familje feudale (oxhak) të njohur në historinë e [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]] dhe për kontributin e tyre në pavarësinë e Shqipërisë. Si familja me ndikim më të madh në zonën e [[Kruja|Krujës]], [[Tirana|Tiranës]] dhe në viset përreth në kohën e [[Shqipëria osmane|Shqipërisë Osmane]] dhe shtetit shqiptar (1912-44).
 
==Prejardhja dhe historia==
Sipas [[Eqrem bej Vlora|Eqrem bej Vlorës]] në radhitjen e hulumtimeve të tij përcjell që kjo familje rridhte nga fshati Rahicë e [[Çermenika|Çermenikës]]. Në vitin 1650 pinjolli i parë i njohur i shtëpisë së Ali beut na shfaqet në Stamboll, në korpusin e artilerisë (topçi). Shumë shpejt, falë zotësisë së tij, ai fitoi emër të mirë dhe ca më vonë u emërua si myteselim i një pashai në Rumeli, emri i të cilit nuk dihet. Së fundi e gjejmë kështjellar të Krujës (1688<sup>?</sup>). Falë pozitës së tyre djemtë dhe nipat e tij arritën të krijojnë një farë emri dhe pasurie. Në vitin 1111/1699 ata ndërtuan në Krujë një pallat të shquar për kohën që sot është [[Muzeu Etnografik në Krujë|Muzeu Etnografik]]. Djem të Adem agës ishin Kapllan pasha dhe Mustafa pasha<ref name=":0" />. Më 1812 Kapllan pashë Toptani shpallet në Krujë haptas partizan i Ali pashë Tepelenës e kundra Mustafa pashë Bushatit<ref>Kruja M., ''Shkrime historike,'' Tiranë: Omsca-1, 2011, fq. 378. ISBN 978-9928-132-00-0</ref>.