[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 4:
Leu në familjen e Zefit të Nikollë Gerës dhe Luçie Vasës. Më 1917 përfundoi [[Ish-kolegji saverian, Gjimnazi "At Pjetër Meshkalla"|Kolegjin Ksaverian të Jezuitëve]] dhe po atë vit merr bursë nga administrata austro-hungareze për në akademinë tregtare të Linz-it në Austri.
 
Më 1924 me nxitjen e [[Stefë Curani|Stefë Curanit]], kur [[Luigj Gurakuqi]] ishte ministër i Financave, Rrokut i akordohet një bursë për të vazhduar studimet e larta pranë Fakultetit të Marrëdhënieve Ekonomike Ndërkombëtare në Universitetin e Vienës. Ku dhe mbrojti doktoraturën më 1928. Pasi kryen praktikën në Vienë, kthehet në atdhe dhe më 19 maj 1929 emërohet Shef i Seksionit Financiar në Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare dhe Zëvendëskomisar për Shoqëritë Anonime (me ministër [[Milto Tutulani|Milto Tutulanin]] dhe kryeministër [[Kostaq Kotta|K. Kottën]])<ref name=":0">[[Vladimir Misja|Misja V]]., ''Rrok Gera (1901-1969) jeta dhe vepra'', Tiranë: Ilar, 2008.</ref>. Më pas punoi në Bankën Kombëtare të Shqipërisë të sapo krijuar<ref name=":2">''AlbumMinistrat Historike Kushtuarfinancave 1912- 2005: album historik kushtuar Ministrave Te Financave Ne Vitevite''. Tiranë : Ministria e Financave, 2005. [[International Standard Book Number|ISBN]] [[Speciale:BurimeteLibrave/999-27-857-2-1|999-27-857-2-1]].</ref>.
 
U caktua për të shoqëruar shkrimtarin austriak Friedrich Wallisch në udhëtimin e tij më 1930-31. Emërohet zëvendëskomisar në Bankën Kombëtare të Shqipërisë dhe më 18 qershor 1930 emërohet sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Financave, kur ministër ishte [[Kolë Thaçi]] der më 1935. Përgatiti mbi 70 projektligje të rëndësishme për çështje të sistemit tatimor dhe për të themeluar të parën revistë shkencore, me titull “Ekonomisti Shqiptar”<ref name=":0" />. Lidhja e Kombëve në Gjenevë zgjedh Gerën si anëtar korrespodent të komisionit financiar të saj<ref name=":02" />.
 
Emërohet ministër i Financave në kabinetin e [[Mehdi bej Frashëri|Mehdi Frashërit]] më 25 tetor 1935. Në qeverisjen e shkurtër të quajtur "e të rinjve" kishte liri të kufizuar për të bërë reformat e dëshiruara<ref name=":0" />. Më 1937 emërohet kryetar i Këshillit Kontrollues të Financave deri më 1938<ref name=":1">[[Kastriot Dervishi|Dervishi K]]., ''Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet'', Tiranë: "55", 2012. fq. 128. ISBN 9789994356225</ref>.