[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
→‎Veprat: thuktezim
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 65:
Një kontribut të veçantë përban veprimtaria e tij shkencore në fushën e folklorit, të folkloristikës dhe të gjuhësisë. Gjatë viteve të burgut përgatiti një vepër me materiale folklorike të mbledhura nga të burgosunit, rreth 420 faqe të daktilografikuara, me një hyrje teorike rreth folklorit tonë dhe folklorit në përgjithësi; vepër që iu dorëzua Institutit të Folklorit, në vitin 1957, dhe sot nuk gjindet.
 
Të botuara në këtë fushë janë veprat “Albanian Folk Verse: Structure and Genre” (1978) dhe “Politics of Language in Socialist Albania” (1989). Analizës së çështjeve të ndryshme të eposit tonë të kreshnikëve, Pipa i është kthyer përsëri në punimin “Serbocroatian and Albanian Frontier Epic Cycles”, botuar më 1984 në vëllimin “Studies on Kosova”. Duke u bashkuar me studiuesit Alois Schmaus, [[Stavro Skëndi]], Pipa e trajton ciklin e këngëve të kreshnikëve, si një version të eposit boshnjak, të modifikuar nga psikologjia jonë etnike dhe traditat tona zakonore.
 
Në veprën “Politika e Gjuhës në Shqipërinë Socialiste”, merret me problemin e standardit të gjuhës sonë letrare, të vendosur në një forum ku liria e fjalës përbënte sakrilegj, si në të gjitha forumet e diktaturës, dhe mbërrin në përfundimin që “''gjuha e njësuar’ nuk është as e njësueme, as e përbashkët, as kombëtare; ajo është një variante toskënishte e arnueme me disa huazime fonetike nga gegënishtja letrare, të cilat i mungojshin strukturës së toskënishte''s”.