Sanxhaku i Prishtinës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎Burim i të dhënave: rregullime të tekstit duke përdorur AWB
vNo edit summary
Etiketa: përpunim burimi 2017
Rreshti 4:
 
Sipas shënimeve të viteve 1905-1906 në këtë sanxhak jetonin 364 915 banorë. Shënimet japin të dhëna për përkatësin fetare të 254,605 banorëve mysliman (shqiptar) dhe të 110,310 krishterë (katolik shqiptar dhe ortodoks të racës/kombësisë shqiptare, serbe, bullgare dhe rumune)<ref>[http://www.illyrians.org/serbprojects.html illyrians.org]</ref>
 
== Kazaja e Gjilanit sipas enciklopedisë ''Kâmûs Al – a’Lâm'' ==
Gjilai ''ishte qytet, qendër kazaje në sanxhakun e [[Prishtinë]]s të vilajetit të [[Kosovë]]s pranë një lumit që derdhet në [[Moravë]]. Sipas [[Sami Frashëri]]t, ky qytet ndodhet 35 km në juglindje të Prishtinës, e cila ka 4500 banor. Gjilani ka 2 xhami, 1 kishë, 2 shkolla fillore. Kazaja e Gjilanit kufizohet nga juglindja me kazanë e [[Prishtinë]]s, në veriperëndim me sanxhakun e [[Shkupi]]t dhe në verilindje me [[Serbi]]në. Së bashku kazaja ka rreth 190 fshatra me 30000 banor''. Në territorin e saj shtrihen fushat pjellore dhe e rrethuara me vargmale ''te [[Mali i Zi]] (Karadakut) që përbën kufirin juglindor, në kufirin me Serbinë gjendet mali Goljak ([[Gollaku]]), kurse në anën perëndimore shtrihen malet e Zagovcit ([[Zhegoci]]t) dhe [[Koniça]]. Nga këto male zbresin lumenjtë që formojnë [[Morava e Binçës|Moravën]] dhe nëpër kazanë e Gjilanit zbret në [[Serbi]] ku derdhet në [[Deti i Zi]]. Kjo kaza është e njohur për ujëra minerale dhe për disa kisha e kala e sidomos për kalanë e [[Novobërdë]]s e cila gjendet në pjesën veriore të kazasë''. (Gjilani zuri një vend të rëndësishëm më enciklopedinë e njohur dhe të parën nga një autor shqiptar siç ishte [[Sami Frashëri]])<ref>''Gjilani sipas enciklopedisë Kâmûs Al – a’Lâm të Sami Frashërit''{{Sami Frashëri|Gjilani sipas enciklopedisë Kâmûs Al – a’Lâm = }}
</ref>^.
 
=== Presheva qendër kazaje në sanxhakun e [[Prishtina|Prishtinës]] - vilajetit [[Kosova|Kosovës]] ===
Presheva ishte qendër kazaje në sanxhakun e [[Prishtina|Prishtinës]], të Vilajetit të [[Kosova|Kosovës]], i cili gjendet 50 kilometra në juglindje të saj dhe të Shkupit, pothuajse aq në verilindje të tij afër kufirit të [[Serbia|Serbisë]] dhe mbi vijën hekurudhore. Popullsia e kësaj kazaje ishte rreth 3000 banorë. Kazaja e Preshevës gjendej në skajin juglindor të sanxhakut të [[Prishtina|Prishtinës]]. Kufizohet dhe është e rrethuar nga ana verilindore me kufirin e [[Serbia|Serbisë]], nga ana veriperëndimore me kazanë e [[Gjilani]]t dhe në jug me sanxhakun e Shkupit, respektivisht me kazanë e [[Kumanova|Kumanovës]]. Në këtë kaza toka është pjellore dhe shumë prodhuese. Rrushi që rritet në këtë kaza është shumë i mirë. Kazaja e Preshevës përbëhej prej 134 fshatrave, me 39545 banor, shumica e të cilëve janë mysliman (shqiptarë) dhe të tjerët sllavë. Në këtë kaza gjendën rreth 13 xhami, 2 të tjera më të vogla që quhen mesxhide, 500 dyqane, 33 hane, 13 posta xhandarmërie dhe një spital ushtarak.
 
==Burim i të dhënave==