Tanusha (Çuçer): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 25:
<!-- Të dhëna dhe statistika -->
|Vendasit = Tanushas
|Krahina = [[Rajoni i Shkupit]]
|Lartësia =
|Zona Kohore = [[Zona Kohore e Evropës Qendrore|CET]]([[UTC+1]])
|Ora Verore = [[Ora Verore e Evropës Qendrore|CEST]]([[UTC+2]])
|Kodi Postal = 1011
|Prefiksi = (+389) 02
|Targa e automjeteve = SK
|WebFaqja =
|E-Posta =
Rreshti 56:
Tanushë është fshat kodrinoro-malor që shtrihet në pjesën veriore të Malit të Zi të Shkupit dhe në pjesën qendrore të [[Karadaku]]t, për rreth kufirit Kosovë-Maqedoni. Në veri kufizohet me Dobëlldehun në veri-perëndim me [[Mjaku]]n, në perëndim me [[Korbliqi]]n, në jug me fshatin [[Bllaca (Çuçer)|Bllacë]] dhe në lindje me fshatin [[Breza|Brezë]]. Tanusha ka një lartësi mbidetare mbi 1200m ku kodra ma e lartë është Kodra e Furrës me lartësi mbi detare 1490m.
 
==TANUSHA GJATË PERIUDHËS ANTIKE  ==
 
Tanusha është një fshat qe sot shtrihet mbi një lokacion të pasur arkeologjik, ku ndërlidhen shtresime të ndryshme, por që ajo më dominuesja është e periudhës së antikitetit. Ndonëse nuk ka pasur ndonjë studim  të specializuar për këtë problematikë, me të cilën do të dëshmohen me saktësi se cilat mbetje të cilës periudhë do t’i takonte, megjithatë janë mbetjet që e dëshmojnë një vazhdimësi kulturore e etnike të Tanushës që nga antikiteti i hershëm e deri më sot. Tanusha me rrethinë gjatë periudhës antike ka qenë pothuajse zemra e Dardanisë, duke qene në një afërsi, për të mos thënë në lidhje të drejtpërdrejhtë me Shkupin. Dëshmi për këtë pohim janë gjetjet e shumë lokacioneve te mbetura arkeologjike, si p.sh. “Tuma ilire” Kodra Varreve te Kodra e Selishtës, po aq sa edhe të dhënat toponomastike e gjuhësore të shpërndara nëpër gjithë këtë territor. Këto mbetje arkeologjike,  pjesë të së cilave janë gjetur në mënyrë fragmentare dhe nga kërkuesit amatorë, dëshmojnë se popullata vendore ka jetuar që nga lashtësia në këto troje e deri në ditët e sotme. I mbetet shkencës e në veçanti arkeologjisë që të merret me hulumtimin dhe zbulimin e monumenteve historike të kësaj treve, veçmas duke u nisur nga fakti se në kodrat e Tanushës dhe në  fshatrat përreth ka pasur qytete shumë të vjetra që janë zhdukur dhe mbuluar nga dheu. Nga vetë banorët e Tanushës, gjatë punimeve bujqësore, ka ndodhur të zbulohet tubacioni i ujësjellësit të përmasave të një qyteti të madh, por që me këtë zbulim, për shkak të rrethanave të atëhershme, nuk është marrë kush seriozisht në aspektin shkencor.