[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
v Rregullime Markup-i duke përdorur AWB
Rreshti 3:
'''Herakliu''' ({{lang-el|Ἡρακλῆς}}, {{lang-la|Hercules}}) - i biri i [[Zeusi]]t, zotit suprem dhe Alkmenës, gruas së [[Amfitrioni]]t trimi më i madh i miteve greke. Me emrin e tij (më shpesh në versionin latin) ndeshemi si me atributin e njeriut me shtat vigani dhe me fuqi gjiganti. Mirëpo, Herakliu nuk ka qenë vetëm njeri me fuqi vigane. Ai i ka pasur poashtu të gjitha dobësitë dhe virtytet njerëzore. Me fuqi të vetën është shërbyer jo vetëm që ta fitojë famën, por edhe njerëzimit t'i sjellë mirëqenie. Ka bërë më tepër se njerëzit e tjerë, por edhe ka vuajtur më tepër. Pikërisht për këtë edhe është bërë hero. E ka fituar shpërblimin për të cilin më kotë është munduar paraardhësi i tij babilonas, Gilgameshi ose Melkari fenikas. I është plotësuar dëshira e paarritshme e njeriut - që të bëhet i pavdekshëm.
 
=== Miti i Herkulit ===
Ka lindur në Tebë ne vitin 1264 p.k,ku ishte strehuar e ëma e tij, Alkmena, me burrin e vet Amfitrionin, kur Amfitrioni e vrau vjehrrin e tij, Elektrionin dhe u frikësua nga hakmarrja e vëllait të tij, Stenelit. Zeusi ka qene ne dijeni për lindjen e shenjtë të Herakliut dhe jo vetëm si zot i gjithëdijshëm, por pikërisht për shkak se edhe vetë ka marrë pjesë në këtë. Me të vërtetë Alkmenes i kishte pëlqyer shumë prandaj edhe merr pamjen e Amfitrionit dhe i është afruar pa vështirësi. Kur arriti dita e lindjes së Herakliut, Zeusi nuk e lëshoi rastin që në këshillin e zotave, ta profetizojë se atë ditë do të lindë kreshniku më i madh në botë. Herës menjëherë i shkoi ndërmend se prapa kësaj është fjala për pasojat e ndonjë aventure të dashurisë së tij dhe vendosi që t'i hakmerret. Bëhej se nuk beson në profetizimin e Zeusit dhe kërkoi që të përbëhet, se ai që do të lindë atë ditë vërtet do të sundojë të gjithë njerëzit, qofshin ata edhe të fisit të Zeusit. Zeusi e pranoi dhe u përbe se ashtu do të ndodhë, kurse Hera menjëherë u kujdes që gruaja e Stehelit, Nikipa, në të njëjtën ditë ta lindë djalin, ndonëse ishte në muajin e shtatë të shtatëzanisë, ndërsa lindjen e Alkmenës e ndali. Këtu asgjë nuk mundi të ndryshohet: Herakliu i fuqishëm, i biri i zotit suprem, qe i detyruar që t'i shërbejë Euristeut, birit të Stenelit vdekatarë - fatin e dhembshëm të cilin mund ta përballojë vetëm trimi i vërtetë.
 
Kur lindi Herakliu, emri iu dha sipas gjoja stërgjyshit të tij, Alkidit. Me emrin Herakli e quajtën më vonë për arsye se përmes Herës e fitoi famën (kjo është tradicionale, ndonëse nuk është hulumtuar plotësisht origjina e emrit të tij). Hera ka qenë shkak i kësaj fame, kuptohet, krejtësisht kundër vullnetit të vet - madje me pengesa që ia kurdiste, duke iu hakmarrë për shkak të tradhtisë së burrit të vet dhe të cilat Herakliu i ka mposhtur njërën pas tjetrës me ngulm. Posa lindi, Hera ia çoi në djep dy gjarpërinj për ta mbytur. Herakliu i mbyti ata. Amfitrioni u tmerrua nga fuqia dhe shkathtësia e fëmijës. E kuptoi se ai i cili si fëmijë mund të bëjë gjëra të tilla vërtet do të arrijë larg. Andaj u kujdes që Herakliu të edukohet në mënyrë shembullore, madje edhe më mirë se i biri i tij, Ifikliu. Mësuesi i cili e ushtronte në përdorimin e armëve në luftë ka qenë Kastori, i biri i Zeusit, ndërsa në gjuajtje me hark Euriti, mbret i Ehalesë. Në dituri e ka mësuar Radamanti, djali i ndershëm i Zeusit, ndërsa orët nga muzika dhe kënga ia ka mbajtur Lini, vëllau i vetë Orfeut. Herakliu ka qenë nxënës i mirë. Atij nuk i shkonte për dore deri diku vetëm luajtja në lirë. Kur njëherë gjatë orës Lini e qortoi, Herakliu i ra aq fort me lirën sa që në vend e la të vdekur. Amfitrioni atëherë vendosi që ta largojë diku larg njerëzve. E dërgon në malin Kiteron, që atje ta kullosë bagëtinë. Herakliu e konsideroi këtë profesion të mirë dhe e ndëgjoi.
 
=== 12 Bëmat e Heroit ===
[[File:Pieter paul rubens, ercole e i leone nemeo, 02.JPG|thumb|Pieter paul rubens, ercole e i leone nemeo, 02|Herkuli dhe Luani i Nemeut nga Rubens]]
Në Kiteron Herakliut i pëlqente shumë, e pengonte vetëm luani i tërbuar, i cili i hante njerëzit dhe kafshët. U lëshua kundër tij, e mposhti dhe në shenjë të kujtimit e merr lëkurën e tij. Tani jetonte i qetë deri në moshën e tij tetëmbëdhjetëvjeçare, kur iu kujtua mendimi se do të ishte më mirë që të shikojë pak nëpër botë dhe t'ia gjejë vetes gruan. Prej drurit të frashërit e gdhendi shkopin, e hudhi krihëve lëkurën e luanit të Kiteronit dhe u nis për në Tebë, në vendlindjen e vet.