Dallime mes rishikimeve të "Komedia Hyjnore"

2.112 bytes added ,  3 vjet më parë
Ndreqa referenca, perditesova
(Ndreqa disa gabime drejtshkrimore. Pastrova/redaktova përmbajtjen paksa. Rindërtova dhe pasurova listën e përkthimeve të Komedisë, duke e shoqëruar me burime.)
(Ndreqa referenca, perditesova)
[[File:Alighieri - Divina Commedia, Nel mille quatro cento septe et due nel quarto mese adi cinque et sei - 2384293 id00022000 Scan00006.jpg|thumb|''Comencia la Comedia'', 1472]]
'''Komedia Hyjnore''' (Divina Commedia) është vepra madhore e poetit, shkrimtarit dhe politikanit italian [[Dante Aligieri]], njërinjë prej teksteve kyç të [[Letersia e Rilindjes Evropiane|letërsisë perëndimore]]. Vetë Dantja e pati quajtur librin thjesht Komedi, Commedia, dhe duket se prapashtesa Divina (hyjnore) iu vu librit prej një botuesi venecian të veprës në shekullin e gjashtëmbëdhjetë<ref>https://it.wikipedia.org/wiki/Ludovico_Dolce</ref>.
 
Vepra paraqet një alegori epike trekëndëshe të shpirtit njerëzor dhe një monument ku Dantja ngriti, me fantazinë e tij të mrekullueshme, mbretërinë e botës së përtejme. Me fjalë të tjera është një përshkrim i udhëtimit fantastik të autorit nëpër tri mbretëritë e përjetshme: [[Ferri|Ferr]], [[Purgatori|Purgator]] dhe [[Parajsa|Parajsë]]. Gjatë këtij udhëtimi imagjinar, që zgjati vetëm 7 ditë--nga 24 marsi deri në 31 mars 1300 (java deri në ditën e Pashkëve)--autori provoi të përshkruajë gjendjen e shpirtit të njeriut pas vdekjes.
Komedia mund të lexohet në rrafshe të ndryshme kuptimore. Dante vetë thotë se vepra e tij ka më shumë se një
 
== Përkthime të Komedisë në shqip dhe në gjuhëttë folmet e familjes së saj ==
Për shkak të vështirësisë të të sjellit të [[Llojet e vargjev|terza rima]]-s (rimës ABA BCB CDC DED EFE), ritmit (''Commedia'' është shkruar në [http://www.oilproject.org/lezione/significato-endecasillabo-accenti-metrica-italiana-7736.html njëmbëdhjetërrokësh] italian (me rregulla strikte të thekseve në vargje--i ashtuquajturi ''a maiore'', me theks në rrokjen e gjashtë dhe të dhjetë, ose ai ''a minore'', me thekse në rrokjen e katërt dhe të dhjetë), dhe përmbajtjes, përpjekjet për të sjellë Komedinë në gjuhë të tjera gjithmonë kanë sjellë pakënaqësi, pasi kanë lëshuar ose në përmbajtje, ose në ritmikë, ose në rimë. Megithatë ato kanë qenë të shumta, gati të panumërta, qoftë si materiale didaktike studiuesishtë përgatitur nga studiues letërsie ashtu edhe si sfida përkthyesish apo poetësh.
 
Në shqip (dhe në të folme të familjes së kësaj gjuhe) ekzistojnë dy përkthime të plota, të dyja të shekullit XX dhe të dyja në gegnisht, si dhe disa sprova të pjesshme që nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë. Pjesa më e madhe e përkthyesve vijnë nga autorë prej trevave katolike të Shkodrës dhe veriut të Shqipërisë, me gjasa për shkak të formimit klasik dhe italian që arrinin të merrnin në shkollat fetare të trevave të tyre deri nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, dhe janë në gegnisht. Një pjesë e mirë e pëkthimeve (përfshirë dhe ato të dyjat e plota) pas Luftës së Dytë Botërore janë bërë nga persona që vuajtën nga regjimi komunist.<ref name=":0">http://www.mapo.al/2018/01/ferri-i-dantes-se-shenepremtes-perkthimi-si-gjest-i-rezistences-kulturore/1</ref> Vetëm dy përkthime të pjesshme ekzistojnë deri tani në shqipen standarte.<ref name=":0" />
Në shqip ekziston vetëm një përkthim i plotë, si dhe disa të pjesshme që nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë.
 
Përkthimi i parë nga Komedia duket se është bërë në arbërishten e Italisë nga Luixhi Lorekio (Luigi Lorecchio), një pasues i [[Jeronim de Rada|Jeronim de Radës]], në vitin 1895.<ref>http://www.gazetaexpress.com/arte/perkthyesit-danteske-te-alighierit-137541/?archive=1</ref>
 
[[:en:Sokol_Baci|Sokol Baci]], udhëheqësi i fisit të Grudëve në Mbishkodër, duket të ketë nxjerrë përkthimin e tij të Këngës V, të Paolos dhe Françeskës, në vitin 1900<ref>http://www.genchoti.com/artikuj/92-dante-alighieri-laicizmi-dhe-kisha-katolike-po-shqiptaret/</ref>, ndërsa françeskani Vinçens Prendushi (Prennushi) botoi këngën XI të Parajsës ku poeti takon Shën Françeskun.<ref>https://books.google.ca/books?id=Y8jqAAAAMAAJ&q=Prennushi+Dante&dq=Prennushi+Dante&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwjUxrP8z9XYAhWomuAKHRDUC5QQ6AEIPTAE</ref><ref>https://books.google.ca/books?id=EgUfAQAAIAAJ&q=%22vincens+prennushi%22+Dante&dq=%22vincens+prennushi%22+Dante&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwjhh43Az9XYAhUFhuAKHS5WApcQ6AEIKzAA</ref>
 
Këngë të veçanta të ''Komedisë Hyjnore'' janë sjellë në shqip viteve tridhjetë nga Ernest Koliqi, botuar në një antologji të përgatitur prej tij, "Poetët e mdhej t'Italis", botuar në vitin 1932; Nikollë Dakaj përktheu pjesë të Ferrit në vitet 30 nën pseudonimin Basho Jona.<ref>http://www.arkivalajmeve.com/Ne-homazh-te-Nikolle-Dakajt-1919---1988.219246/</ref>
 
[[Mark Ndoja]], një veprimtar komunist dhe shkrimtarklasicist, i cili ra pre e një spastrimi ndaj një grupi shkrimtarësh të Lidhjes së Shkrimtarëve në mes të viteve 50, përfundoi përkthimin e ''Ferrit'' viteve gjashtëdhjetë, por për herë të parë ai përkthim u botua pas vdekjes së tij në vitin 1998 nga shtëpia botuese "Dituria" në Tiranë. Gjatë viteve 2000 u botuan dhe përkthimet që Ndoja i pat bërë ''Purgatorit'' dhe ''Parajsës''.
 
Përkthimi i parë dhe i vetëm i plotë ekzistues i ''Komedisë,'' i cili gjithashtu ndjek rimën e Dantes në tërësi të veprës, u bë nga [[Pashko Gjeçi]] dhe u botua në Tiranë nga shtëpia botuese "Naim Frashëri" në vitin 1960<ref>http://bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?DATABASE=books&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&%250=48104&LIMIT=50</ref>. I redaktuar nga poeti [[Ali Podrimja]] ai u botua në Prishtinë më 1981 për bibliotekën ''Orfeu'' të Redaksisë së botimeve "Rilindja".
 
Shkrimtari dhe përkthyesi Çezar Kurti ka sjellë në shqip Ferrin botuar në vitin 2000 dhe të ripunuar në vitin 2013<ref>https://www.worldcat.org/title/ferri-botim-i-rishikuar-shoqeruar-me-tekstin-italisht/oclc/964069905&referer=brief_results</ref>. ndërsa një poet shkodran, Meritan Spahija, ka përfunduar një përkthim tijin të Ferrit në vitin 2016.<ref>http://sq.radiovaticana.va/news/2017/11/18/nj%C3%AB_p%C3%ABrkthim_i_ri_i_komedis%C3%AB_hyjnore%E2%80%9D,_nga_meritan_spahija/1349513</ref> Në vitin 2018 në Tiranë u botua nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK) një përkthim i Ferrit nga Hektor Shënepremte (1921-1997), një poet i persekutuar gjatë komunizmit.<ref>http://www.gsh.al/2018/01/10/poezite-dhe-perkthimi-i-panjohur-i-dantes-nga-poeti-i-persekutuar/</ref><ref>http://www.mapo.al/2018/01/ferri-i-dantes-se-shenepremtes-perkthimi-si-gjest-i-rezistences-kulturore/1</ref>
 
== Burimi i të dhënave ==