[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 5:
== Gjeografia ==
 
Progonati shtrihet në një rrafshnaltë 900m mbi nivelin e detit. Është rrethuar nga një kurorë malesh si valltarët në dasëm dhe rrihet vazhdimisht nga erërat e perëndimit. Karakteristikë ndryshe nga shumë fshatra të Labërisë, shtëpitë janë pranë njëra tjetrës të rrethuara nga pemë (arrë e gështenja e qershi-kryesisht). Në dimër bie dëborë që u rrin kurorave të maleve si qeleshe, ndërsa vera vjen e freskët. Klima dhe uji i ftohtë të shëndetshëm kanë qenë dhe mveten dy pasuri të pandryshueshme dhe të pazvëndësueshme për vendasit. Sipas shumë historianëve Progonati është vendbanim shumë i hershëm me toponime interesante para kristiane e kristiane të hershme. Fshati interesant është rritur deri 350-400 shtëpi, e pastaj si për çudi, për shkak të migrimit dhe emigrimit, sfumohet në 70-199 shtëpi. Migrimet më masive që mbahen mend kanë qënë në Himarë, Progër-Korçë, Lazarat, Mallakastër, etj. Ka disa vende historike të përmendura ku mblidheshin burrat e krahinës së labërisëLabërisë ne kuvende si Lisat e Kadhe, Përralli i Buxe, Rrapi i Progonatit.
 
Progonati, vlerësohet në histori për qendresën anti osmane dhe ka qenë një me krahinën e Himarës aq sa historia herë epërmend Progonat këtë krahinë dhe herë-herë Himarë. Por historia e Progonatit ndalet në një moment unik. Në momentin më të përmendur në historinë shqipatre por edhe në atë greke. Pra bëhet fjalë për kryengritjen e Bilbilenjve të cilët luftuan disa dhjetëvjecarë kundër turqve dhe u mposhtën vetëm kur ndajtyre u dërguan disa pashallare që zun tërë Labërine e kërcënuan të digjnin krejt fshatrat. Bilbilenjtë në emër të respektit për banorët e kësaj treve që i donin aq shumë u vetëdorëzuan. Këtu ngjarja kthehet në legjendë. Në legjendë që sa më shumë ikën koha aq më shumë kujtesa popullore nëpërmjet këngës na i bie aq pranë ata heronj.
Rreshti 23:
 
== Burime ==
 
<references />{{Komuna Kurvelesh}}
{{SQ-Administrata-Cung}}