[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Kontroll gramatikor
v shtim informacioni
Rreshti 24:
}}
'''Bashkia Klos''' është një [[bashkia|bashki]] në [[Rrethi i Matit|Rrethin e Matit]] në [[Shqipëria|Shqipëri]]. Më parë quhej Komuna Klos.
 
Bashkia [[Klos]] e ka qendrën në qytezën e Klosit. Ajo përfshinë në territorin e saj administarativ qytezën e Klosit dhe 30 fshatra, që janë pjesë përbërëse e 4 Nj.A. të Klosit, Suҫit, Gurrës dhe Xibrit.
 
== Pozita gjeografike ==
 
Bashkia Klos gjendet në pjesën qendrore-malore të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe kufizohet: në lindje me Bashkitë Bulqizë dhe Dibër; në veri me Bashkinë Mat; në jug me Bashkinë Tiranë; në perëndim me Bashkitë Mat, Krujesë dhe Tiranë.
Bashkia ka një sipërfaqe prej 258 km2, sipërfaqja e tokës bujqësore është 7,897 ha, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga pyje, kullota, lëndina, kreshta, etj. Territori i bashkisë përshkohet nga lumi Mat.
 
Distanca më e shkurtër në rrugë nacionale me kryeqytetin është 110 km, 50 km larg nga pika e kufirit Bllatë me Maqedoninë, 44 km larg nga Nj.A. Suҫ, 36 km larg nga NJA Gurrë dhe 18 km larg nga NJA e Xibrit.
 
== Popullsia ==
Popullsia e bashkisë sipas regjistrimit të bërë nga censusi ishte rreth 21 mijë banorë, ndërsa nga burimet zyrtare të bashkisë rezulton rreth 15.3 mijë banorë, me një dendësi prej 78 banorë për km2.
 
== Pasuritë kulturore dhe natyrore ==
 
Me vendim të KM janë një sërë pasurish natyrore që janë shpallur monumente natyrore, monumente kulture dhe monumente historike.
Në këtë zonë mund të përmendim disa monumente si: Rruga e vjetër e Arbrit, Ura e Allamanit, Ura e Vashës, Kalaja e Xibrit, Sarajet e Zogut, Varri i turkut, Kulla e Dedollit, etj.
 
== ==
Aktualisht në Bashkinë Klos ushtrojnë aktivitet rreth 200 subjekte private në fusha të tilla si: tregeti, shërbime dhe nxjerrje minerali kromi.
Sektori shëndetësor përfaqësohet me 20 qendra shëndetësore dhe 5 farmaci.
Sektori arsimor përbëhet nga 3 shkolla të mesme dhe disa shkolla 9-vjeҫare të shpërndara në njesitë e bashkisë.
Ndër prioritet kryesore për bashkinë është zhvillimi i qëndrueshëm i bujqësisë dhe blegtorisë, duke mos lënë pas dore promovimin e turizmit.
 
== Vendbanimet ==