[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
No edit summary
 
Rreshti 1:
{{fjala}}
'''Placebo''' ([[gjuha latine|lat]]. “dua të pëlqej”) është një tabletë ose preparat tjetër mjekësor, që nuk ka asnjë substancë ndikuese dhe d.m.th. për nga definicioni nuk mund të ndikoj si [[medikamenti|medikament]]. Janë të njohura edhe operacionet-placebo si dhe gjilpërat-placebo të akupunkturës.
 
Në përgjithësi fjala placebo përdoret thjesht për diçka pa kurrfarë ndikimi, që megjithatë shkakton një efekt.
 
Në mjekësi dallohen disa lloje të placebos :
* Placebo të vërtetë ose të pastër : kështu emërohen medikamentet, të cilat përmbajnë vetëm laktozë ose amidon, si dhe mjete tjera ndihmëse si korrigjues të shijes ose ngjyra.
* Placebo false ose pseudoplacebo : ato përmbajnë substanca që ndikojnë, por të cilat kanë aq doza të vogla ose nuk ndikojnë fare kundër sëmundjes për të cilën përdoren, p.sh. antibiotikët kundër një infeksioni me virus.
* Placebo psikoaktive : për studime të veçanta përdoren placebot si kontroll. Ato nuk e kanë ndikimin e medikamentit por imitojnë ndikimet anësore të tij.
 
Placebot përdoren kryesisht në kërkimet shkencore. Me ane të këtyre studimeve bëhet kontrolli i saktë i ndikimit të medikamenteve. Një pjesë e pacientëve merr medikamentin për të cilin bëhet studimi, përderisa pjesa tjetër e merr placebon si kontroll. Këto studime quhen edhe “studime të verbëta dyfishe” pasi që as mjeku e as pacientët nuk e dinë se cili grup e ka placebon e cili medikamentin, që me të vërtetë ndikon. Kjo mbron nga ndikimet e jashtme të padëshiruara gjatë gjurmimit shkencor.
Rreshti 14:
 
== Shiko edhe këtë ==
* [[Nocebo]]
 
* [[NoceboFeja|Religjioni]]
*[[Feja|Religjioni]]
 
 
{{Kujdes-med}}