[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 16:
 
=== Rikthimi në Atdhe ===
MeMë 24 dhjetor t'u kthyerkthye në Shqipëri<ref name=":1" />, u kthyedhjetorItali për të mbaruar kursin pedagogjik në Romë<ref>[[1920Ali Këlcyra|Këlcyra A]]., filloi punën''Shkrime për bashkiminhistorinë e shoqëriveShqipërisë'', ekzistuesepërgatitur nga njëTanush organizatëFrashërit, Tiranë: vetmeOnufri, 2012, fq. Kongresi124. ISBN 978-99956-87-81-6</ref>. Kur u kthye u përpoq të bashkonte shoqëritë e ndryshme, kongresi i mbajtur më 25-28 prill [[1921]] në Vlorë krijoi një shoqëri që mori emrin federata "Atdheu" me 25 shoqëri dhe 15 katundari.
 
Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi, [[Kolë Tromara|Tromara]] sekretar, [[Karl Gurakuqi|Gurakuqi]] sekretar, [[Seit Qemali]] këshilltar e [[Bedri Pejani|Pejani]] inspektor. Deputetët miratuan një ndihmë financiare për këtë federatë, të cilën e hoqën pak kohë më pas. Federata kishte qëllim depërtimin tek nëpunësit e shtetit. Nisur nga kjo, qeveria [[Xhaferr bej Ypi|Ypi]] urdhëroi mbylljen e kësaj federate.
 
Në këto kushte Rustemi më [[13 tetor]] [[1922]] themeloi në Tiranë shoqërinë "Bashkimi". Prej kontakteve me të dërguarit sovjetik në Romë, shoqëria qe vendosur të krijohej që kur ndodhedhinndodheshin në kryeqytetin italian Rustemi, Jonuz Blakçori dhe S. Gàzulli. Synimi i kësaj shoqërie ishte tërheqja e rinisë në radhët e saj dhe shkatërrimi i klasës politike në pushtet<ref name=":0">Dervishi K., ''Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së'', Tiranë: 55, 2016. ISBN 978-9828-106-38-4</ref>.
 
Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 i rreshtuar si armik i [[Mbreti Zogu I|Zogut]] dhe duke pasë bërë aleancë me [[Bajram Curri|Bajram Currin]], kandidoi në dy zona: në prefekturën e Gjirokastrës ku kishte vendlindjen dhe në prefekturën e Kosovës (Kukësit sot). Rustemi humbi në trevën e tij dhe fitoi në atë të Kosovës falë ndërhyrjes së Bajram Currit në këto votime. Por edhe në prefekturën ku doli fitues, në dy qendra mori zero vota. Qendra e vetme që nxorri fitues Rustemin, njohu forcën e çdollojshme të Bajram Currit<ref>Dervishi K., ''Plumba Politikës..''. fq. 94.</ref>.
 
Veprimi i shoqërisë "Bashkimi" dhe simpatizantëve të saj ishte orvatja për vrasjen e Zogut në sallën e Kuvendit Kushtetues nëpërmjet [[Beqir Valteri|Beqir Valterit]] më 23 shkurt 1924. Organizator i ngjarjes ishte Rustemi dhe të tjerë të implikuar ishin Sali Hidri (Hoxha), [[Sejfulla Malëshova]], [[Omer Nishani]], etj<ref name=":0" />. Rrustemi pasi kishte marrë pjesë për herë të fundit në Kuvendin Kushtetues më 12 prill 1924, rikthehet në Tiranë më 20 prill duke u paraqitur në Kuvend për të kërkuar leje tremujore. Kishte nisur prooceduratprocedurat për marrjen e një vize amerikane.
 
Rreth orës 16-17.00 i shoqëruar nga disa miq, po shkonte për të takuar në shtëpi min. e Arsimit, [[Fahri Rashiti|Fahri Rashit Gjilanin]]. Kur personat arritën në Varrezat e Pashës (më pas sheshi "Avni Rrustemi", Pazari i Ri) në çastin që Rrustemi u ndal të përshëndeste dhe shkëmbente dy fjalë me [[Hoxhë Kadriu|Hoxhë Kadrinë]], qëllohet me një plumb nga mullixhiu Jusuf Reçi. [[Ali Këlcyra]] e strehoi në shtëpi, më pas u çua në spital. Pas një qëndrimi dyditor në spital, Rrustemi vdiq më 22 prill 1924 nga hemoragjia<ref name=":1">Dervishi K., ''Plumba Politikës - Historitë e përgjakjes së politikanëve shqiptarë,''Tiranë: "55", 2010. fq. 47-73. ISBN 978-99943-56-43-0</ref>.
 
== Varrimi ==
Rreshti 32:
 
== Trashëgimia politike ==
Vrasja e Esad pashë Toptanit, njërës prej figurave më të stigmatizuara nga historiografia shqiptare, theksoi mundësinë e zhdukjes fizike të personazheve politike me rëndësi dhe bejlerëve në veçanti. Ndër shtresat e mesme dhe të rinjtë e gjysmëshkolluar, përhapi idenë ndër e shkatërrimit të kastës politike të formuar kryesisht nga bejlerët. Ide të cilat u mishëruan në formimi i shoqërisë "Atdheu" dhe shoqërisë "Bashkimi" pas saj, të cilat gjithashtu u bënë ndër provat e hershme të organizimit të një lloj "rinie fashiste shqiptare", e cila më vonë u bë bërthama e parë komuniste<ref name=":0" />.
 
Sipas Ali Këlcyrës, meqë opozita e kohës kishte bindjen se vrasja e Rustemit ishte vetëm një komplot qeveritar, i vendosi kusht qeverisë që brenda 48 orëve të dorëzoheshin komplotistët. Pas mosmarrjes së masave u organizua varrimi, me anë të të cilit opozita dhe partizanët e saj intelektualë u nisën drejt Vlorës ku dhe ndenjtën të tërhequr. Atje u formua një ''Komitet revolucionar'' i drejtuar nga [[Fan Noli]], prej të cilit lindi Lëvizja e qershorit<ref>Këlcyra A., ''Shkrime...,'' fq. 111.</ref>.
Vrasja e tij shërbeu si shkëndijë e Lëvizjes së qershorit pas së cilës hipi në pushtet [[Fan Noli]].
 
Mban titullin "Hero i Popullit".