Aleksandër Xhuvani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 23:
Mori pjesë në [[Kongresi i Elbasanit|Kongresin e Elbasanit]] (1909) dhe me hapjen e [[Shkolla Normale e Elbasanit|Normales së Elbasanit]] qe mësues dhe më vonë drejtor i kësaj shkolle. Në këtë kohë ai iu fut punës për hartimin e tekstit shkollor të gramatikës shqipe. Më 25 mars 1910 qe bashkëpunëtor i [[Lef Nosi]]t në hapjen e revistës "Tomorri". Shkolla Normale u mbyll pas ekspeditës ndëshkimore të Shefqet Turgut Pashës në verën e vitit 1910. Në këtë kohë, Xhuvani largohet për në [[Kairo]] ku formohet shoqëria bashkimi me dr. [[Mihal Turtulli]]n, inxh. [[Filip Shiroka|F. Shirokën]] dhe av. [[Andon Zako Çajupi|Çajupin]]<ref>Uran Asllani., ''Shqiptarët e Egjiptit dhe veprimtaria atdhetare e tyre'', [[Metropol (gazetë)|Metropol]]. - Nr. 706, 6 qershor, 2006, f. 16.</ref>. Emërohet redaktor i gazetës “Shkreptima”. Gazeta mbyllet në vitin 1911 dhe A.Xhuvani shkon në Aleksandri, ku emërohet si sekretar i shoqërisë “Vëllazëria”.
 
Kthehet në atdhe dhe riemërohet drejtor në Normale, më tej gjendet herëmbashere në Shkodër gjatë punimeve të [[Komisia Letrare Shqipe|KLSH]]. Në vitin 1918 është iniciator i krijimit të shoqërisë kulturore-letrare “Qarku letrar i Elbasanit”. Në verën e vitit 1920 ishte kryetar i Kongresit Arsimor të Lushnjës, që mori një sërë masash për organizimin e arsimit kombëtar dhe vendime për përcaktimin e terminologjisë shkollore. Gjatë viteve 1920-1922 punoi në Këshillin e Epërm Arsimor të Ministrisë së Arsimit. Kthehet drejtor i Normales në vitet 1922-1929. Në vitin 1929-1933 shkon sërish në Ministrinë e Arsimit dhe pas vitit 1933 deri në vitin 1938 ai drejton shkollën Normale të Elbasanit. Nga 1938 deri më 1940 e gjejmë sërish në Ministrinë e Arsimit si anëtar i komisionit teknik<ref>''Annuario del Regno d'Albania,'' Milano: Ravagnati, 1940.</ref>.
 
Më tej kalon në Inspektorinë Qendrore, ku merret me përpilime tekstesh, shqyrtime dhe redaktime.