[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rregullova nje reference
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Mark Ndoja''' ([[Durrësi|Durrës]]<ref>Mann S.E., ''Albanian literature: an outline of prose, poetry, and drama'', B. Quaritch, 1955, fq. 114.</ref><ref>Kvik U., Më shumë heroizma sesa grurë, përktheu Frashër Oseku, Treleborg - Suedi: Revista "Drita", 2006. fq. 121. ISBN 91-631-5616-4</ref>, 1912<ref>Shatro B., ''Aesthetical and Political Aspects of the Relationship between Literature and Ideology in Albania in Dictatorship and in Post-Communism'', Mediterranean Journal of Social Sciences Vol. 2, No. 2, May 2011, fq. 34.</ref> - [[Tirana|Tiranë]], 22 qershor 1972<ref name=":0">''Dosja hetimore / Mark Ndoja, me poezi e përkthime kundër Partisë e Pushtetit'', [[Shqiptarja.com]], 24 tetor 2017.</ref>) ka qenë shkrimtar, studiues i letërsisë dhe klasicist, përkthyes i letërsisë klasike në shqip dhe asaj shqipe në italisht, aktivist anti-fashist dhe komunist, dhe politikan shqiptar.
 
Njihet për përkthimin e plotë që i bëri ''Divina Commedia''-s, [[Komedia Hyjnore|Komedisë Hyjnore]] të [[Dante Alighieri|Dantes]], të përfunduar viteve gjashtëdhjetë por të botuar pas viteve 90. Ka qenë autor poezish dhe pjesësh teatrale, përkthimesh të shumta nga autorë klasikë të lashtësisë dhe Mesjetës ([[Homeri]], Horaci, Dante) dhe të Romantizmit (Carducci, [[Heinrich Heine|Heine]]) dhe të letërsisë italiane (deri tek d'Annunzio), si dhe mjaft studimesh letrare. Ka qenë pjesëmarrës në diskutimet ideologjike të Lidhjes së Shkrimtarëve të pas-Luftës së Dytë Botërore, prej të cilave e pësoi gjatë një spastrimi të një grupi shkrimtarësh në vitet 1953-54. Kaloi disa vjet në burg dhe internim.
 
==Jeta==
Ka pasur formim fetar katolik dhe për një kohë shërbeu si dhjak, por më pas gjatë viteve tridhjetë pati një reagim të fortë anti-klerikal<ref>[[Arshi Pipa|Pipa, A]]., ''[http://www.albanianhistory.net/1959_Pipa/index.html Komunizmi dhe shkrimtarët shqiptarë]'', Shqiptari[[New i lirë,York City|New York]]: (1959)Shqiptari http://wwwi lirë 1959.albanianhistory.net/1959_Pipa/index.html</ref>. Ato vite shfaqi ambicjet letrare<ref>https://books.google.ca/books?id=Y8jqAAAAMAAJ&q=%22Mark+Ndoja%22+Koliqi&dq=%22Mark+Ndoja%22+Koliqi&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwjBkcCQ9tXYAhVNMd8KHRI9CAgQ6AEINjAD</ref> dhe pati formim në traditën klasike duke njohur mirë latinishten dhe greqishten e vjetër, italishten, dhe gjermanishten<ref>http://www.zemrashqiptare.net/news/id_3695/Sadik-Bejko:-Fabrikim-i-disident%C3%ABve-t%C3%AB-rrem%C3%AB-(II).html</ref>. Iu bashkua Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në krah të komunistëve, duke u bërë anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare dhe duke marrë pjesë në luftë.<ref>https://books.google.ca/books?id=qUudBQAAQBAJ&pg=PA288&dq=Mark+Ndoja&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwjJguyJ4tXYAhXmUN8KHTJnDnQQ6AEIPDAD#v=onepage&q=Mark%20Ndoja&f=false</ref> Gjatë Luftës dha mësim në Gjimnazin shtetëror të Shkodrës.
 
Zgjidhet deputet i Shkodrës në parlamentin e parë pas lufte,<ref>https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2015/10/LIGJV-N-SIT-1920-20131.pdf</ref><ref>http://www.genchoti.com/artikuj/3-perse-lindi-desidenca-shqiptare/</ref> qytet ku kishte jetuar si konviktor dhe arsimtar<ref>http://www.radiandradi.com/lazer-radi-dede-gjo-luli-permes-kujtimesh-dhe-vepres-se-mark-ndojes/dr-lazer-radi/arkivi-dr-lr-dr-lazer-radi/</ref>, dhe ku kishte qenë më parë shkurtimisht sekretar politik i Partisë Komuniste. Jep mësim letërsinë në Institutin Pedagogjik, në prill 1946 emërohet në Ministrinë e Arsimit dhe më 28 janar 1947, Sekretar i Përgjithshëm i Institutit të Studimeve apo të Shkencavet (Akademisë së sotme të Shkencave)<ref>http://www.akti.gov.al/kerkimishkencor/ish/KMVendim16_28Jan1947_KrijimiISH.pdf</ref>. Më 1950 emërohet Sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve<ref name=":0" /><ref>http://www.arkivalajmeve.com/Ditari-i-Skeder-Luarasit-Si-u-likujduam-Debatet-qe-fshehu-diktatura.1046955146/</ref>. Por nis rënien në vitin 1953 kur goditet grupi i shkrimtarëve dhe në vitin 1954 shkarkohet nga funksionet, përjashtohet nga partia, dhe emërohet mësues në gjimnazin "Qemal Stafa". Arrestohet në vitin 1955 për kritikë ndaj rolit të Partisë Komuniste Shqiptare në letërsi, dhe si pjesë e akuzës iu përmend përkthimi i një satire të poetit romantik gjerman Hajnrih Hajne (Heine) mbi Kaizerin në poemën e vet "Gjermania, një përrallë dimri"<ref name=":0" />. Në 16 janar 1956 dënohet me gjashtë vjet burg "për agjitacion dhe propagandë" prej të cilëve bën katër, dhe nga viti 1960 deri në vitin 1964 bashkëpunoi si përkthyes i jashtëm i Shtëpisë Botuese "Naim Frashëri", duke përkthyer shkrimtarë shqiptarë në italisht.