Gjergj Fishta: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
→‎Mësues: qethje
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 25:
 
=== Student në Bosnie ===
Vitin e parë të provës e kaloi në Guçjagorë afër [[Travniku]]t, me këtë rast bën dhe ndërrimin e emrit më 28 gusht 1886 dhe pranimit të kushteve të përkohshme të datës 23 tetor 1887, sipas ligjeve rregulltare nga Jozef në Gjon (Johannes), si emër i përmotshëm i një rregulltari. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Suditkës, ndërsa ata teologjike në kuvendin e Livnos. Lexonte klasikët grekë e latinë si dhe [[Dante Alighieri|Alighierin]], [[Carlo Goldoni|Goldonin]], [[Vittorio Alfieri|Alfierin]], [[Alessandro Manzoni|Manzonin]], [[Giosuè Carducci|Carduccin]], [[Giovanni Pascoli|Pascolin]], etj. Sikurse dëshmon biografi i parë i jetës së Fishtës, njëkohësisht edhe koleg i tij P. Pashk Bardhi, Fishta dallohej në sprovat e hartimeve në punimet filozofike, teologjike e letrare vjetore në gjuhët latine, italiane dhe kroate. Lexonte poetët kroatë Grga Martiç (1822-1905), nga Bosnja, Andrij Kaçiç (1704-1760), nga Dalmacia, malazezin Petroviç Njegosh Petar (1813-1851) “Gorski vijenac”, Ivandhe Mazuraniç (1805-1888). Në këtë kohë ai zë miqësi të ngushtë me poetin lirik kroat Kranjçeviç Silvije Strahimir (1865-1908).
 
Fishta ideoi krijimin e një shoqërie të vogël letrare-artistike, e cila do të mund zhvillonte e të ruante traditat dhe vlerat më të mira të kulturës shqiptare. Në një letër, e cila mban datën 2 shtator 1892, ndër 10 nënshkruesit ishte edhe emri i fra Gjergjit. Nënshkruhet ''Enea''-''Silvio''-''Giorgio Fishta''. Dy emrat e parë si të tillë u zhdukën, duke i mbetur vetëm i fundit, it. Giorgio, kr. ''Jure e'' shqip, Gjergj. Emrat e tjerë janë personifikues të [[Piu II|Papa Pio II]], me emrat Enea dhe Silvio (Piccolomini). [[Enea]], personazhi tek “[[Iliada]]” e [[Homeri]]t dhe Silvio, emër i rilindasit të shquar kroat Silvie (Strahimir Kranjçeviq), miku i Fishtës. Emri i fundit Gjergj, në aspektin fetar, personifikim i Shën Gjergjit, martir, shek. V, dhe në anën kombëtare, emri i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti.