[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute)
Me duket e parendesishme per artikullin. Perderisa nuk perbenin pjese te konsiderueshme te ushtrise si psh ushtaret e Alfonsit ne Betejen e Beratit, s'me duket e arsyeshme permendja e tyre.Duket mbitheksim,futur nga nac.serbe per ti rritur rendsin vetes
Udha (diskuto | kontribute)
→‎Legjenda: pastrim i artikullit
Rreshti 72:
Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojshme, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës. Ndër autorët shqiptarë janë [[Marin Barleti]], [[Fan Noli]], [[Sabri Godo]], [[Fatos Daci]].
 
== Legjenda ==
*{{pov}}Në një rast Ballaban Pasha i dërgoi Skënderbeut një dhuratë: katër kuaj arab së bashku me një pajisje të shkëlqyer për të nderuar Skënderbeut si një komandant, ndërsa Skënderbeu si përgjigje ia kthen me një dhuratë të e përbërë nga një shkop bariu dhe një gunë, duke i dhënë të kuptoj Ballaban pashës se do të kishte qenë më shumë i nderuar të ishte një bari i thjeshtë në fshatin e tij, sesa të tradhtonte vendin e tij.
 
[[Skeda:Legjenda e Skanderbegut.jpg|parapamje|300px|Legjenda e Skënderbeut]]
* Për popullin shqiptar Skënderbeu bënte mrekulli me shpatën e tij. Ishte menduar se duheshin tre burra të ngrinin shpatën e tij dhe se ai mund të copëtonte shkëmbinj ose shponte male me të. Në një ngjarje tjetër popullore është thënë gjatë negociatave për paqe se Sulltan Mehmedi i II, që kishte dëgjuar për shpatën e Skënderbeut i kërkoi atë si një nder Skënderbeut. Skënderbeu pranoi dhe dërgoi shpatën e tij si një dhuratë për sulltanin. Njerëzit e Skënderbeut pas dëgjimit të lajmeve ishin të shqetësuar. Ata i dolën Skënderbeut në lidhje me frikën e tyre se ai i dorëzoi shpatën e tij legjendare, por Skënderbeu qeshi dhe u përgjigj se ai i dorëzoi shpatën e tij, por jo krahun e tij.
* Gjatë një betejë të furishme kundër turqve që zgjati përtej muzgut, Skënderbeu urdhëroi disa nga ushtarët e tij të gjenin një tufë me dhi, e u lidhën pishtarë të ndezur brirëve të tyre dhe dërgohen në drejtim të rreshtave të ushtarëve turq gjatë natës. Turqit besuan se u sulmuan nga trupa të shumta shqiptare dhe u larguan me mendimin se u mundën që në numër. Për shërbimin e rëndësishëm të marrë nga ana e këtyre kafshëve, heroin ynë vendosi të përvetësojë imazhin e kafshës si emblemë të tijën, në përkrenaren e tij.
* Skënderbeu në shtrat të vdekjes së tij urdhëroi djalin e tij për t'i shpëtuar hakmarrjes turke të largoheshin për në Itali, tha se sa më shpejt të zbarkojë në ranishte të gjente një pemë ku të lidhë kalin e tij dhe shpatën e tij, dhe sa herë që të frynte era turqit të dëgjonin shpatën e tij në ajër dhe hingëllimën e kalit të tij dhe nga frika se nuk do t'a ndiqnin.
* Me të përhapur lajmin e vdekjes së Skënderbeut, Turqit vendosën të sulmonin forcat shqiptare sa më shpejt që të përfitonin nga morali i ulët që ngjarja kishte prodhuar. Komandantët shqiptar vendosën të përdornin një dredhi të pazakontë: morën nga shtrati i vdekjes trupin e pajetë të kreut të tyre dhe e hypën mbi kalin e tij, nxitur në luftë me të gjithë ushtrinë e tij prapa. Turqit, u ndien të mashtruar me lajmin e rremë rreth vdekjes së tij dhe u tërhoqën.
 
== Vepra për Skënderbeun pikturë, letërsi, muzikë ==