Diskutim:Enver Hoxha: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 57:
 
Kërkesë për shtim lënde me material të referencuar nga Arkivi Qendror i Shtetit:
:"U përkrah nga [[Eqrem bej Libohova|Eqrem Libohova]], ish-ministër i Oborrit Mbretëror dhe i Punëve të Jashtme gjatë viteve '30. Pas mbarimit të [[Liceu Kombëtar i Korçës|liceut të Korçës]] në vitin 1930, i jepet bursë shteti për botanikë. Qëndroi 4 vjet në [[Montpellier|Montpelje]], pa dhënë provimet e duhura, në kundërshtim me ligjin e kohës për arsimin, por në përputhje me strategjinë e Zyrës Sekrete të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në kundërshtim me ligjin për arsimin e lartë, ai nuk i ktheu shtetit paratë e marra nga bursa. Qëndroi më tej në [[Parisi|Paris]] ku iu afrua emigrantëve antizogistë me kartën e kunatit të [[Bahri Omari|Bahri Omarit]]. U punësua në vitet 1935-36 sekretar i konsullatës shqiptare në [[Brukseli|Bruksel]], një detyrë e lidhur me shërbimin sekret. Pas kthimit në atdhe në vitin 1936 jep mësim me kontratë në [[Shkolla e mesme Qemal Stafa|gjimnazin e Tiranës]]. Vazhdon të mos kryejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, në kundërshtim me ligjin, por në përputhje me strategjinë e Zyrës Sekrete. Në kohën kur raportet e Zyrës shënojnë me shqetësim përhapjen e propagandës komuniste në [[Korça|Korçë]], Hoxha gjendet në vitet 1937-39 duke dhënë mësim në liceun e Korçës në lëndën e moralit si dhe është kujdestar i bibliotekës. Në një shkresë të datës 9 gusht 1938 të prefektit të Korçës, [[Veli Vasjari]], për 19 arsimtarë të qarkut të Korçës me sjellje të këqija morale dhe politike për Enver Hoxhën thuhet e si beqar "asht i dhanun mbas grave". Ndaj tij nuk shënoheshin sjellje të këqija politike, por vetëm sjellje të këqija morale.
:Hoxha e priti me indiferentizëm [[Pushtimi italian i Shqipërisë|pushtimin fashist të 7 prillit 1939]]. Madje në maj-korrik shkoi me pushime në [[Italia|Itali]]. Në fund të vitit 1939 transferohet në gjimnazin e Gjirokastrës, por nuk qëndron atje sepse shkon në Tiranë në fillim të 1940. Nëpërmjet shokut të vet, Esat Dishnicës, iu afrua pasurisë së [[Ibrahim bej Biçakçiu|Ibrahim Aqif Biçakçiut]]. Ky kish mundur të ndërtonte një fabrikë cigaresh në Tiranë me emrin [[Elbasani (fabrika)|"Flora"]]. Hoxha u vendos fillimisht në këtë fabrikë, ku flinte pa paguar asgjë. Nisi t'i rritej mirëqënies pas shfrytëzimit të pasurisë së Biçakçiut, duke qenë Dishnica kushëri i parë i këtij. Dishnica hapi edhe një dyqan me emrin "Flora" në qendër të Tiranës në të cilin shiteshin cigare, pije, mish, etj. [[Tahir Kadare|Tahir Kadareja]] do ta vinte në dijeni se në Tiranë u bë një takim i rëndësishëm mes [[Grupi Komunist i të Rinjve|Grupit të të Rinjve]], [[Grupi Komunist i Shkodrës|Grupit Komunist të Shkodrës]] dhe një jugosllavi, Dushan Mugoshës. Prej këtij informimi Hoxha do t'i bashkangjitej përfaqësuesve të [[Grupi Komunist i Korçës|Grupit Komunist të Korçës]], [[Koçi Xoxe|Xoxes]] dhe [[Koço Tashko|Tashkos]], në takimet paraprake për rrahjen e ideve mbi bashkimin e grupimeve në një platformë të udhëhequra nga Mugosha dhe [[Miladin Popoviq|Popoviq]]. Gjithashtu bën pjesë në përfaqësinë e grupit në takimet për formimin e [[Partia e Punës e Shqipërisë|Partisë Komuniste Shqiptare]] në datat 8-14 nëntor të 1941.<ref name="">Dervishi K., ''Lëvizja Komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së'', Tiranë: 55, 2016. fq. 188-194. ISBN 9789928106384</ref>
 
{{reflist}}
Return to "Enver Hoxha" page.