Diskutim:Enver Hoxha: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute)
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 64:
:Pjesët për të cilat flet ky paragraf jan tashmë të dhëna në artikull, nuk bëhet fjalë për heqje pjesësh të artikullit për ti zëvendësuar me këtë esenë këtu (në tërësi). Nuk është e thënë që artikulli duhet të zgjerohet dhe "perfeksionohet" patjetër. Më duket është një nga principet e Wikipedias. Nëse ka ndonjë informatë shumë të rëndësishme që e plotëson artikullin, qethe dhe thuktëzo (si artikullin e Fishtës) nga pjesa tjetër e paragrafit dhe postoje këtu. Do e shtoj unë nëse vërtet ka nevojë artikulli për të. Dhe të lutem jepi faqet e sakta per cdo fjali se kjo "188-194" disi e vështirëson punen. Naten e mire!
:P.S. Më la mbresa të thella fakti që posa ndërhyra në këtë artikull për ta pastruar dhe përmirësuar (nëpërmjet përkthimit), në shpejtësi rekorde i le ti artikujt e tu dhe më erdhe nga pas. Unë dhe përdoruesit tjerë nuk kemi bërë një gjë të tillë me artikujt ku redakton ti. Unë nga ana ime mundohem që sa më tepër t'i shmangem një konfrontimi të pafrytshëm me ty, por ti siç e tregove në këtë rast nuk nuk më lë të redaktoj një artikull të gjorë pa më shkaktuar telashe.--[[Përdoruesi:Udha|Udha]] ([[Përdoruesi diskutim:Udha|diskutimet]]) 22 janar 2018 02:21 (CET)
::Çka është e dhënë në artikull është e përciptë krahasuar me lëndën e kësaj që ti quan ''ese'', që në fakt përbën '''hulumtim në arkiv'''. Krahaso studimin dhe punën si mësues. Meqë po hiqje pjesë me referenca link-esh te vdekura, atëherë e mendova të frytshme të lija këtu sipas vendimeve të kuvendit një lëndë me burimin përkatës. Se çka mund ta vështirësojë punë një gjashtëfaqesh nuk e kuptoj, patjetër që kuptoj të bërit mizën buall. Thjesht ngjesha çka është e shpërndarë, trungu më i madh i lëndës gjendet në dy faqet e para (fq. 188-189). Nuk pretendoj të futet ''en bloc'', porse të përhapet ndër paragrafët përkatës (studimi, puna si mësues, dyqani "Flora") para se të referencohet me Jacques kudo, nderkohë që ky vëllim është specifik.
::E paske të lehtë mbresëlënien dhe po të lehtë mveshjen e pronorëve, artikujt '''e mi''' janë me fusha të gjera interesi, dhe përderisa zbatova vendimin e kuvendit dhe e lashë tek Diskutimet, nuk po e shoh as telashin e as moslënien e redaktimit që po të bëj për këtë artikullin '''tënd'''. --[[Përdoruesi:Hatake|Mondvalsen]] ([[Përdoruesi diskutim:Hatake|diskutimet]]) 22 janar 2018 03:04 (CET)
Return to "Enver Hoxha" page.