Diskutim:Enver Hoxha: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 60:
:Hoxha e priti me indiferentizëm [[Pushtimi italian i Shqipërisë|pushtimin fashist të 7 prillit 1939]]. Madje në maj-korrik shkoi me pushime në [[Italia|Itali]]. Në fund të vitit 1939 transferohet në gjimnazin e Gjirokastrës, por nuk qëndron atje sepse shkon në Tiranë në fillim të 1940. Nëpërmjet shokut të vet, Esat Dishnicës, iu afrua pasurisë së [[Ibrahim bej Biçakçiu|Ibrahim Aqif Biçakçiut]]. Ky kish mundur të ndërtonte një fabrikë cigaresh në Tiranë me emrin [[Elbasani (fabrika)|"Flora"]]. Hoxha u vendos fillimisht në këtë fabrikë, ku flinte pa paguar asgjë. Nisi t'i rritej mirëqënies pas shfrytëzimit të pasurisë së Biçakçiut, duke qenë Dishnica kushëri i parë i këtij. Dishnica hapi edhe një dyqan me emrin "Flora" në qendër të Tiranës në të cilin shiteshin cigare, pije, mish, etj. [[Tahir Kadare|Tahir Kadareja]] do ta vinte në dijeni se në Tiranë u bë një takim i rëndësishëm mes [[Grupi Komunist i të Rinjve|Grupit të të Rinjve]], [[Grupi Komunist i Shkodrës|Grupit Komunist të Shkodrës]] dhe një jugosllavi, Dushan Mugoshës. Prej këtij informimi Hoxha do t'i bashkangjitej përfaqësuesve të [[Grupi Komunist i Korçës|Grupit Komunist të Korçës]], [[Koçi Xoxe|Xoxes]] dhe [[Koço Tashko|Tashkos]], në takimet paraprake për rrahjen e ideve mbi bashkimin e grupimeve në një platformë të udhëhequra nga Mugosha dhe [[Miladin Popoviq|Popoviq]]. Gjithashtu bën pjesë në përfaqësinë e grupit në takimet për formimin e [[Partia e Punës e Shqipërisë|Partisë Komuniste Shqiptare]] në datat 8-14 nëntor të 1941.<ref name="Dervishi">Dervishi K., ''Lëvizja Komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së'', Tiranë: 55, 2016. fq. 188-194; fq. 196. ISBN 9789928106384</ref> [...]
:Në mbledhjen e parë të drejtuar nga Popoviq, që fliste frëngjisht, u pranua parimisht që partia për të cilën ishin mbledhur të formonin do të merrte drejtim jugosllav, meqë sipas tyre komunistët shqiptarë ishin të papërvojë dhe të papërgatitur. Hoxha ishte zëri më i fortë pro qëndrimit të jugosllavëve.<ref name="Dervishi" />
 
{{reflist}}
:Shumë i gjatë.
:Pjesët për të cilat flet ky paragraf jan tashmë të dhëna në artikull, nuk bëhet fjalë për heqje pjesësh të artikullit për ti zëvendësuar me këtë esenë këtu (në tërësi). Nuk është e thënë që artikulli duhet të zgjerohet dhe "perfeksionohet" patjetër. Më duket është një nga principet e Wikipedias. Nëse ka ndonjë informatë shumë të rëndësishme që e plotëson artikullin, qethe dhe thuktëzo (si artikullin e Fishtës) nga pjesa tjetër e paragrafit dhe postoje këtu. Do e shtoj unë nëse vërtet ka nevojë artikulli për të. Dhe të lutem jepi faqet e sakta per cdo fjali se kjo "188-194" disi e vështirëson punen. Naten e mire!
Rreshti 68:
:::Ishte vetëm simpatizant i [[Grupi Komunist i Korçës|Grupit Komunist të Korçës]]<ref name=":0">Belishova L., ''E vërteta për Enverin,'' intervistoi Elisabeta Ilnica, Panorama, 13 janar 2015.</ref>. (tek fundi i paragrafit '''Aktiviteti i tij komunist para e gjatë luftës''')
 
===::: '''Krijimi i Partisë Komuniste Shqiptare ==='''
 
:::Prezenca e Hoxhës në mbledhjet paraprake ishte thjesht si figurë, këtë e vërteton [[Todi Lubonja]]<ref>Lubonja T., ''NënëNën peshën e dhunës'', Tiranë: Mësonjëtorja, 1998.</ref>, [[Bedri Spahiu]]<ref name=":1">Spahiu B., ''Si e falsifikoi Enveri historinë e Luftës e të Partisë Komuniste'', përgatiti Afrim Imaj, [[Panorama]]. - Nr. 2717, 7 maj, 2010, f. 20.</ref> dhe [[Liri Belishova]]<ref name=":0" />. U mor nga Koço Tashko për të ballancuar disi numrin e besimtarëve ortodoksë të cilët ishin 4, ndaj duhej edhe një musliman e për këtë arsye Tashko mori me vete Hoxhën. Mbledhjet paraprake kishin për nismëtar dhe kryesues [[Dushan Mugosha|Dushan Mugoshën të njohur si "Sala"]]<ref name="Dervishi" />.
 
:::Në takimet e bëra në datat 8-14 nëntor 1941, përfaqsuesit [[Grupi Komunist i Korçës|i Korçës]], të Shkodrës dhe të të rinjve themeluan [[Partia e Punës e Shqipërisë|Partinë Komuniste Shqiptare]]. Mbledhja themeluese e gjen Hoxhën delegat të Grupit të Korçës. Më pas Popoviq e ngarkon me financën e partisë. Popoviq sipas Belishovës e mbajti afër Enverin sepse nuk kundërshtonte<ref name=":0" />, sipas Spahiut sepse Enveri "ia servirte me bujari" gjërat e shërbimit personal si stilografe e sahate<ref name=":1" />, sipas [[Sadik Premtja|Premtes]] sepse ishte më servili. Mugosha vetë e cilësonte si njeri punëtor, që bënte takime me njerëz e që shkruante shpejt e lehtë<ref name="Dervishi" />.
 
{{reflist}}
Return to "Enver Hoxha" page.