Ndryshimi mes inspektimeve të "Avni Rustemi"

v
ska përmbledhje të redaktimeve
v
 
== Jeta ==
Lindi [[22 shtator]] 1895 në qytetin e [[Libohova|Libohovës]], i biri i një qehajai të Arsllan-Pashalinjve, oxhakut të Libohovës<ref name=":2">[[Eqrem bej Vlora|Vlora E.]], [[Kujtime 1885-1925 (Eqrem bej Vlora)|''Kujtime: 1885-1925'']], Tiranë: IDK, 2008. ISBN 99927-780-6-7</ref>. Mësimet fillore i mori në vendlindje dhe 12 vjeç e dërgojnë në Janinë për studime. Kur ishte 15-16 vjeç shkoi në Stamboll ku vazhdoi një lice turk, më pas më 1912 në Gjenevë ku qëndroi një vit në një kolegj pedagogjik.
 
Dy vjet më vonë, në kohën e [[Princ Vidi|Vidit]], kishte luftuar kundër andartëve grekë e vorio-epirotë në jug të vendit. Më 1915 ishte kthyer në Janinë për të studiuar në një institut të mbajtur prej Lidhjes Botërore Izraelite. Më 1917 mori në Vlorë një diplomë italiane për arsim, u emërua mësues në Tepelenë. Në mosmarrëveshje me drejtorin italian të shkollës, u zhvendos në një shkollë vajzash në Vlorë, prej ku u pushua po për shkak mosmarrëveshjesh me drejtoreshën.
 
== Trashëgimia politike ==
Vrasja e Esad pashë Toptanit, njërës prej figurave më të stigmatizuara nga historiografia shqiptare, theksoi mundësinë e zhdukjes fizike të personazheve politike me rëndësi dhe bejlerëve në veçanti. Ndër shtresat e mesme dhe të rinjtë e gjysmëshkolluar, përhapi idenë e shkatërrimit të kastës politike të formuar kryesisht nga bejlerët. Ide të cilat u mishëruan në formimi i shoqërisë "Atdheu" dhe shoqërisë "Bashkimi" pas saj, të cilat gjithashtu u bënë ndër provat e hershme të organizimit të një lloj "rinie fashiste shqiptare", e cila më vonë u bë bërthama e parë komuniste me [[Grupi i shqiptarëve në Bashkimin Sovjetik|grupin komunist]] që shkoi në Bashkimin Sovjetik<ref name=":0" />.
 
Sipas Ali Këlcyrës, meqë opozita e kohës kishte bindjen se vrasja e Rustemit ishte vetëm një komplot qeveritar, i vendosi kusht qeverisë që brenda 48 orëve të dorëzoheshin komplotistët. Pas mosmarrjes së masave u organizua varrimi, me anë të të cilit opozita dhe partizanët e saj intelektualë u nisën drejt Vlorës ku dhe ndenjtën të tërhequr. Atje u formua një ''Komitet revolucionar'' i drejtuar nga [[Fan Noli]], prej të cilit lindi Lëvizja e qershorit<ref>Këlcyra A., ''Shkrime...,'' fq. 111.</ref>.
 
Eqrem bej Vlora e përshkruajti tek vëllimi memuaristik "Kujtimet" si "''një nga studentët më të pasuksesshëm, të cilët tentojnë të shfryjnë me heroizma politike dëshirën e tyre për hakmarrje… me anë të një vrasjeje të pabesë i dha një fund të beftë jetës aventurore të Esatit. Ky djalosh që me këtë vrasje donte të bënte emër në Shqipëri, nuk ishte veçse një vegël në duart e kundërshtarëve të Esat Pashës''."<ref name=":2" />
 
Mban titullin "Hero i Popullit".
7.597

edits