Ndryshimi mes inspektimeve të "Koço Tashko"

1.065 bytes removed ,  2 vjet më parë
v
ska përmbledhje të redaktimeve
v
'''Koço Tashko''' (Fajum, 14 korrik 1899 - 1984) ka qenë veprimtar i lëvizjeve komuniste, më pas me [[Grupi Komunist i Korçës|Grupin Komunist të Korçës]] dhe diplomat shqiptar.
'''Koço Tashko''' është një nga personalitetet e historisë së hershme të lëvizjes komuniste në Shqipëri. Emri i tij është i lidhur që me historinë e shoqërisë patriotike “Vatra” në Amerikë. Ka qenë një nga miqtë e vjetër të poliedrikut të kulturës Fan Noli dhe njihej mirë deri në oborrin e Mbretit Zog, nga i cili i janë bërë jo pak oferta për ofiqe shtetërore. Ndërkohë, ai njihet dhe nga opinioni i gjerë shqiptar si njeriu i dërguar midis të tjerëve nga “Kominterni” për krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Gjithsesi, Koço Tashko është njëkohësisht edhe disident i regjimit komunist, për të cilin luftoi jo pak për ta sjellë në Shqipëri, duke përjetuar gjithmonë vuajtjen nga njeriu të cilin e afroi në partinë që po përgatiste të krijonte, pra nga Enver Hoxha.
 
== Jeta ==
Koço Tashko ka lindur në Fajum të Egjiptit më 14 korrik të vitit 1899. I ati, Thanas Tashko, kishte shkuar aty që në vitin 1880 si emigrant ekonomik dhe pas peripecish të panumërta kishte arritur të bëhej i suksesshëm në ekonomi. Megjithatë, ai e vuri pasurinë e tij në interes të lëvizjes patriotike shqiptare.
I ati i tij, Thanasi, ishte zhvendosur në Misir që më 1880, ku kishte gjetur mundësi më të mira për mëkëmbje ekonomike.
 
Koço Tashko dinte në mënyrë të shkëlqyer me shkrim dhe lexim 8 gjuhë të huaja, të cilat ishin anglishtja, frëngjishtja, greqishtja, arabishtja, gjermanishtja, italishtja, rusishtja dhe spanjishtja.
 
Arsimi
 
Pas arsimit fillor në Egjipt, Tashko vazhdoi kolegjin protestant “Hai School” në Bejrut. Më mbrapa përfundon studimet në universitetin e njohur të Harvardit në Boston, pikërisht në degën e ekonomisë politike, ose të marrëdhënieve ndërkombëtare siç quhej ndryshe. Së fundmi, përfundon në Moskë shkollën e lartë të “Kominternit” apo Fakultetin e Filozofisë siç quhej me gjuhën e kohës, në të cilin u emërua dhe pedagog.
7.597

edits