Erich Maria Remarque: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
përmirësime teknike, zëvendësova: Janar → janar (21), Shkurt → shkurt (10), Mars → mars (19), Prill → prill (19), Maj → maj (22), Qershor → qershor (20), Korrik → korrik (25), Gusht → gusht (11), duke përdorur AWB
vetem titullin
Rreshti 16:
}}
 
== Jeta e Erih Maria Remark-ut ==
 
Në çdo kohë ka breza të humbur, rini të djegura. Dhe Erich Maria Remark, e dinte fare mirë këtë. Jo sepse ai ishte profet, por sepse përjetoi dy luftëra, pa t’i shuheshin një nga një shokët, prej çmendurive të nazizmit. “Gjithmonë besoja se çdo njeri ishte kundër luftës-derisa e kuptova se kishte edhe disa që ishin në favor të saj; në radhë të parë, ata që nuk kishin nevojë të shkonin në luftë !”, - shkruan në një prej veprave të tij shkrimtari. Në [[25 shtator]] [[1970]], vdiq në një spital të Lokarnos nga një atak në zemër Erich Mara Remark (Kramer). Një shkrimtar, vepra e të cilit nuk njeh moshë. Një vepër humane, prej të parit sukses "Asgjë e re nga fronti i Perëndimit" e që vijoi si një fill lidhës në gjithë krijimtarinë e tij. Një vepër anti luftë, që do të bëhej shkak i përndjekjeve nga nazistët, të cilët pasi i morën vitet më të bukura të rinisë në luftë, e detyruan të largohej nga vendi, i konfiskuan dhe dogjën librat, e dënuan në mungesë, i vranë të motrën, madje i hoqën dhe nënshtetësinë. “Do të kalojnë edhe shumë vjet, ndoshta edhe dhjetëvjeçarë, dhe Remarku do të vazhdojë të lexohet nëpër botë, sepse, fatkeqësisht, breza të humbur, do të ketë në njëfarë mënyre gjithmonë”, - shkruan përkthyesi Robert Shvarc në pasthënien e romanit “Obelisku i Zi”, një ndër 5 veprat e përkthyera prej tij në shqip (“Tre shokët”, “Shkëndija jete”, “[[Harku i Triumfit (Roman)|Harku i Triumfit]]”, “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” dhe “Obelisku i zi”) .