[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Ndrek Luca.jpg|thumb|150px]]
'''Ndrek Luca''' lindi më [[3 shtator]] [[1927]] në fshatin [[Xhan]] të [[Dukagjini]]t, [[Shkodër]], është [[aktor]] i mirënjohur shqiptar.
 
Pasi punoi disa kohë si ushtarak në aviacion, qysh nga viti 1950 vijoi si aktor në [[Teatri Kombëtar|Teatrin Popullor]] me rolin e Kelv Dhembacit në dramën “[[Halili dhe Hajrija (dramë)|Halili dhe Hajria]]” të Petro[[Kolë MarkosJakova|Kolë Jakovës ]]. Spikati më vonë me rolin e Jagos në tragjedinë e Shekpsitit “Otello”, të semes në dramën “[[Toka jonë]]” e Marko Tope Osoja Në dramën “Arturo Ui” të Brehtit, Ndrek Luca luajti rolin e Xhirit duke sendërtuar me një gjuhë shprehëse, përkitazi parimeve brehtiane të teatrit, planet satirike me ato dramatike. Krijoi një karakter të spikatur e realist me rolin e Brung Trolit (drama “[[Përmbytja e madhe]]” e K. Jakovës), kurse në dramën “[[Baca i Gjetajve]]” të F. Krajës interpretoi rolin e Bacës, një malësor trim, dinjitoz, i përmbajtur, ku është e pranishme po aq edhe një kahje e fortë dramatike.
 
Luca është aktor i thyeshëm, që operon me plane të ndryshme interpretative, sa komike po aq tragjike, sa heroike po aq të rëndomta, duke e “thyer” modelin paraprak. Është nga aktorët e zëshëm të filmit artistik shqiptar, duke realizuar mbi 30 figura, të veçanta në llojin e tyre, si Dom Pali (“[[Komisari i dritës]]”), Ndrio (“[[Udha e shkronjave]]”), Gjini (“[[Plagë të vjetra]]”), Pjetër Mustakuqi (“[[Operacioni zjarri]]”), Rahmiu (“[[Duel i heshtur]]”) etj. Ndrek Luca zotëronte një mimikë tepër ekspresive; përdorte me mençuri gjestin e figurshëm, plastikën dhe mjete të tjera të njëmendësimit pamor të personazhit.