Amadeo Avogadro: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 14:
 
= Kontributi në shkencë =
<blockquote>“'''Tullumbacet kanë të njëjtin vëllim. Kjo nënkupton që të treja përmbajnë të njëjtin numër molekulash.”'''</blockquote>Avogadro, pavarësisht faktit që shtysa që i dha shkencës u njoh prej kimistëve të tjerë pas vdekjes së tij, ka luajtur një rol masiv në themelimin e kimisë moderne. Për të nderuar kontributet e Avogadros në teorinë molekulare, numri i molekulave në një mol njihet si numri i Avogadros (zbuluar prej tij), ose konstantja e Avogadros. Shënohet nA, e barabartë me 6.0221409×1023 grimca. Në shkencat e kimisë dhe fizikës, numri i Avogadros (i shprehur me simbolet L, NA) nenkupton raportin e grimcave përbërëse (atomeve ose molekulave) në një mostër me sasinë e substancës n (njësia: mol) e shprehur matematikisht si N<sub>A</sub>=N/n. Thënë ndryshe, numri i Avogadros shpreh numrin e grimcave elementare në një mol të substancës dhe ka vlerën 6.02214129(27)×1023 grimca.
 
Numri i Avogadros përdoret për llogaritjen e produkteve të reaksioneve kimike, duke gjetur sasinë e këtyre substancave me një saktësi tepër të madhe. Ai ishte gjithashtu shkencetari i pare qe kuptoi se elementet mund te ekzistojnë në formën e molekulave në vend të atomeve individualë. Për Avogadron ekzistonin tre lloje molekulash, njëra prej të cilave sipas tij, ishte molekula themelore (ose ndryshe ajo që ne quajmë “atom”). Po ashtu, në kohën e Avogadros, termat masë dhe peshë përdoreshin si sinonime të njëra-tjetrës, ndërkohë që Avogadroja i identifikonte si dy madhësi të ndryshme fizike.
Rreshti 21:
 
Hipoteza e Avogadros u bazua mbi studimet e dy shkencëtarëve të tjere, Xhon Daltonit dhe Xhozef Gej-Lysakut. Ai e botoi për herë të parë teorinë e tij në vitin 1811 në ''Journal de Physique'', gazeta franceze për fushën e fizikës. Në 1815 Avogadro botoi një artikull tjetër në ''Journal de Physique,'' duke folur për masat e atomeve, përbërjen e tyre dhe densitetin e tyre të gazit. Në 1821, tani profesor i fizikës matematikore në Universitetin e Torinos, ai botoi përsëri një artikull me në qendër masat e atomeve dhe raportin sipas të cilit ata bashkohen me njëri-tjetrin. Ndërmjet 1837 dhe 1841, Avogadro botoi një libër (''Fisica dei corpi ponderabili, ossia Trattato della costituzione materiale de' corpi)'' i përbërë nga katër vëllime, duke analizuar me detaje fizikën e lëndës.
 
= Përgjigjja kundrejt zbulimeve shkencore =
Zbulimet e Avogadros u injoruan pothuajse tërësisht pas vdekjes së tij. Një shkencëtar tjetër, Andre-Marie Ampere propozoi tre vite më vonë një teori të ngjashme me të Avogadros, së cilës nuk iu kushtua shumë vëmendje po ashtu.
 
Ishin të pakët shkencëtarët që i konsideruan studimet e Avogadros si të qëndrueshme dhe i studiuan ato në mënyrat e tyre. Dallohet Rudolf Klausius, i cili me teorinë e tij kinetike të gazeve propozuar në 1857, ofroi më shumë prova që dëshmonin Ligjin e Avogadros.
 
Vetëm nëpërmjet disa eksperimenteve me substanca organike të realizuara nga Carls Frederik Gerhardt dhe Auguste Laurent u arrit të provohej vërtetësia e ligjit të Avogadros, por këto rezultate u mposhtën nga eksperimente të tjera të bëra me substanca inorganike, të cilat nxirrnin shumë përjashtime nga ligji i Avogadros. Kjo cështje qëndroi e hapur për debat deri kur shkencetari italian Stanislao Cannizzaro i paraqiti kërkimet e Avogadros në Konferencën Karlsruhe në 1860, katër vjetë pas vdekjes se tij. Kjo konferencë ishte thirrur për të korrigjuar konfuzionin e shkencetareve në lidhje me atomet, molekulat dhe masat e tyre. Cannizzaro shpjegoi se përjashtimet nga rregulli vinin për shak të zbërthimit të molekulave të substancave në temperatura të ndryshme, dhe saktësoi që Ligji i Avogadros përcakton jo vetëm masën molekulare të substancave, por dhe masën atomike të elementëve përbërës të tyre.
 
Edhe pasi Cannizzaro paraqiti punën e Avogadros në Konference, jo të gjithë shkencëtarët ranë dakort me të. Një dekadë kaloi – me përkrahjen e vazhdueshme të Cannizzaro – para se hipoteza e Avogadros të pranohej nga të gjithë dhe të shndërrohej në ligjin e Avogadros. Në vitin 1911, në Torino u realizua një mbledhje me rastin e 100-vjetorit të artikullit të pare të botuar të Avogadros në vitin 1811. Mbreti Viktor Emmannuel III mori pjesë në këtë eveniment, duke e bërë kështu kontributin e madh të Avogadros në kimi më të njohur.
 
Sot Avogadro konsiderohet si një nga themeluesit e kimisë atomike-molekulare. Avogadroja njihet për kontributet e tij dhe nderohet për to dhe jashtë fushës së kimisë. Një krater në hënë dhe një mineral gëzojnë të njëjtin emër me këtë shkencëtar.
[[Kategoria:Kimistë italianë]]
[[Kategoria:Lindje 1776]]