Hape menynë kryesore

Changes

20 bytes added, 1 vit më parë
v
{{Kryesor|Historia e Kumanovës}}
 
Etimologjia e toponimit Kumanovë ka për bazë një emër mesjetar kalendarik [[Kuman]], ku sipas disa të dhënave, ky emër qyteti rrjedh nga fisi Kuman, që nga fundi i shek. XI (1094), prej viseve të Azisë të kenë ardhur dhe një kohë të kenë qëndruar në territorin e sotëm të Kumanovës. Të dhënat e para për vendbanimin Kumanovë përmenden në vitin 1519 nga shënimet e udhëpërshkruesve që gjenden në arkivat e Turqisë, edhe atë me 52 familje me rreth 300 banorë.Në shënimet dhe dokumentet historike, Kumanova përmendet në shek. XVII nga udhëpërshkruesi (kronisti) i famshëm turk [[Evlia Çelebiu|Evlia Çelebija]]. Sipas tij Kumanova në vitin 1660 shtrihej në territorin e Sanxhakut të Shkupit që ka pasur më se 600 shtëpi, në mesin e të cilëve kishte xhami, teqe, medrese, hane, hamame dhe disa dyqane.
 
Ballkanologu dhe kronisti frëng [[Ami Boúe]], i cili e vizitoi [[Kumanovë]]n në gjysmën e parë të shek. XIX, gjegjësisht me [[1836]], thekson se Kumanova ka pasur 3000 banorë, kurse në të dhënat e konsullit austriak [[J. G. Han]] të vitit [[1835]], pohon se ky vend ka pasur 650 shtëpi. Prej fiseve më të vjetra turke në Kumanovë supozohet të ketë qenë fisi Oxhak, i cili ka pasur më tepër shtëpi dhe anëtarë se fiset e tjera, por më vonë mbeti me një shtëpi dhe ajo u shpërngul në [[Turqi]].
 
[[Skeda:View of Kumanovo, c. 1913.png|thumb|Pamje Kumanova, c. 1913]]
Janë paraqitur edhe fise tjera familjare si [[Kotlelerët]], [[Tatarët]], që kanë pasur një lagjeje të veçantë në këtë qytet, por gjatë luftërave austro - turke kanë migruar në Turqi. Prej fiseve shqiptare ishin të pranishëm Gono, Malokët dhe si emër familjar përmendeshin Spahilerë, kurse sot janë të pranishëm fiset: [[Berishë]], [[Gashi]], [[Krasniqe]], [[Thaçi]], [[Fisi|Sopi]], [[Shala]] etj., ku përkatësia fisnore është harruar dhe nuk përmendet fare te të gjitha shtresat e popullsisë së kësaj treve. Në të kaluarën e largët historike Kumanova ishte një zonë që i takonte krahinës së Dardanisë dhe e banuar nga fisi ilir-Dardanët, tezë që e vërteton edhe [[Vasileviqi]].
 
Është me rëndësi të përmendim se edhe [[Çerkezë]]t, të cilët vendlindjen e tyre e kanë pasur në rajonin e [[Kaukazi]]t, kishin qenë vendosur pranë stacionit hekurudhor të [[Kumanovë]]s, ku sot gjendet fshati me të njëjtin emër [[Çerkez]]. Deri në vitin 1877-78 në këtë qytet, ka pasur më tepër mysliman, d.m.th. shqiptarë që kishin pranuar fenë myslimane, kurse në mbarim të shek. XIX me ardhjen e kolonistëve serbë, rritet numri i popullsisë sllave.